Author: [email protected]

  • Egli Tako publikon këngën e re, rrjeti shpërthen në komente!

    Ish finalistja e ‘Big Brother VIP Albania’ Egli Tako pak minuta më parë ka publikuar këngën e saj.

    Ajo në këtë projekt është bazuar mbi situatën e saj në ‘BBVA’ për dashurinë me Gjestin.

    Disa nga vargjët e Eglit ishin se ‘sa fort jamë gjyku vec se kom dashuru me zemër’.

    Andaj rrjeti ka shpëthyer në komënte të shumta se këto vargje ishin një dedikim për Gjestin.https://www.instagram.com/reel/DKH7B4ooc9r/embed/captioned/?cr=1&v=14&wp=675&rd=https%3A%2F%2Fevindepaketle.com&rp=%2Fwp%2Fegli-tako-publikon-kengen-e-re-rrjeti-shperthen-ne-komente%2F#%7B%22ci%22%3A0%2C%22os%22%3A4675.200000047684%2C%22ls%22%3A2430.7000000476837%2C%22le%22%3A3852.899999976158%7D

  • Sara Gjordeni shtatëzënë për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja ‘Një familje e madhe…’

    Sara Gjordeni shtatëzënë për herë të dytë? Ja cfarë thotë moderatorja ‘Një familje e madhe…’

    Sara ka folur në daljen e fundit për planet për të zgjeruar

    familjen përsëri me Bardhin. Sara u shpreh se Bardhi është baba shumë i kujdesshëm.

    Moderatorja zbuloi se i kanë detyrat e ndara dhe ajo merret më shumë me vajzën dhe Bardhi me gjërat e tjera.

    Për sa i përket planeve për ta bërë me motër apo vëlla Nean ajo u shpreh:

    ‘Me shumë dëshirë sa më shpejt. Tani është shumë herët por sa më shpejt është më mirë, ne duam një familje të madhe.’

    Deri më tani dyshja kanë preferuar të mos e zbulojnë portretin e të voglës së tyre në rrjete sociale.

  • “Nuk ta fal çfarë më bëre” – Egli i thotë të gjitha në këngën e fundit

    “Nuk ta fal çfarë më bëre” – Egli i thotë të gjitha në këngën e fundit

    Pas një pritjeje të gjatë dhe një sërë pritshmërish nga ndjekësit, Egli Tako ka publikuar këngën e saj më të re, të titulluar “Jetë”, një projekt që që në minutat e para ka zgjuar shumë reagime në rrjetet sociale.

    Kënga tingëllon si një shpërthim emocional dhe një dedikim i fortë për ndjenjat që ajo përjetoi gjatë qëndrimit në Big Brother VIP Albania, ku u komentua gjatë marrëdhënia e saj me Gjestin.

    Me një tekst të sinqertë dhe plot ndjenjë, Egli duket se i kthehet edhe kritikëve dhe atyre që e paragjykuan për dashurinë që shfaqi hapur:

    “Nuk ta fal, nuk ta fal o jetë. Ç’a mbone, nuk ta fal që m’le vet o jetë, të deshta…
    E ku shkove, pse m’harrove, a s’tu dhimbsa pak? Edhe pse dreqin më merr malli ty me t’pa…
    Sa fort jam gjyku pse fort kam dashuru, n’zemër akullnajë e fortë jam bërë shkaku jot.”

    EGLI TAKO - JETË (Official Video)

    Ky projekt përbën jo vetëm një rikthim muzikor për Eglin, por edhe një mesazh të koduar për gjithçka ka përjetuar gjatë dhe pas eksperiencës së saj televizive.

    Kënga “Jetë” është publikuar në YouTube dhe pritet të ngjitet shpejt në tendencat muzikore shqiptare.

    Një gjë është e qartë: Egli ka zgjedhur të flasë përmes muzikës dhe nuk ka frikë të tregojë shpirtin e saj.

  • Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Vjehrra godet me sende të forta nusen e djalit në Tiranë, tenton të përdorë edhe thikën

    Ndaj një 75-vjeçareje ka nisur hetimi në Tiranë, pasi ka dhunuar bashkëshorten e djalit të saj.

    Policia thotë se ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj.

    Madje 75-vjeçarja ka tentuar ta godasë bashkëshorten e djalit edhe me mjet prerës.

    “Referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. K., 75 vjeçe, sepse pas një konflikti të çastit, ka goditur me një send të fortë bashkëshorten e djalit të saj dhe ka tentuar ta godasë me mjet prerës.“-njofton policia.

  • Çfarë pritet të ndodhë?/ Ushtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkojnë në Shqipëri

    Çfarë pritet të ndodhë?/ Ushtarët e NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës zbarkojnë në Shqipëri

    Ditën e nesërme, Shqipëria do të shndërrohet në qendër të një prej stërvitjeve më të mëdha ushtarake të dekadës në Evropë dhe Afrikë, me nisjen e manovrës shumëkombëshe “Defender Europe 25”.

    E organizuar nën drejtimin e Komandës Evropiane të Shteteve të Bashkuara (USEUCOM) dhe në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe partnerë strategjikë, kjo stërvitje do të shtrihet përtej Shqipërisë në disa vende të Ballkanit dhe të kontinentit.

    Faza e parë e stërvitjes do të fillojë mëngjesin e të martës, më 27 maj, me nisjen e trupave nga garnizoni i Zall-Herrit drejt Qendrës së Stërvitjes në Bizë, ku do të zhvillohen skenaret më intensive, përfshirë:

    Operacione mësymëse dhe mbrojtëse në terrene të vështira

    Dislokime strategjike të trupave dhe pajisjeve

    Testimi i gatishmërisë në kushte të simulimit të luftës

    “Defender Europe 25” do të zgjasë deri më 9 qershor dhe synon të rrisë:

    Gatishmërinë e përbashkët ndërkombëtare

    Ndërveprimin efektiv mes forcave aleate

    Kapacitetin për të reaguar ndaj kërcënimeve reale në një ambient kompleks operacional

    Stërvitja bazohet në Nenin 5 të Traktatit të NATO-s, që garanton mbrojtje kolektive ndaj çdo vendi anëtar në rast sulmi.

    Përveç Shqipërisë, një tjetër pikë kyçe do të jetë Kosova, ku do të trajnohen skenarë të mbrojtjes së infrastrukturës kritike, sigurimit të pikave të imbarkimit dhe menaxhimit të logjistikës së avancuar.

    Kjo stërvitje konfirmon edhe një herë rolin strategjik të Shqipërisë si një nyje thelbësore në arkitekturën e sigurisë euroatlantike, si dhe besueshmërinë e saj si partnere ushtarake në rajon.

  • Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

    Reagon polici ndaj të cilit Serbia ka lëshuar fletarrest: Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me nder

    Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dylot Brahimi, ka reaguar publikisht pas lëshimit të një fletarrestimi nga autoritetet serbe në lidhje me një incident që ndodhi me maturantë në veri të Kosovës një ditë më parë, shkruan Gazeta Sinjali.

    Përmes një postimi në Facebook, Brahimi ka shprehur vendosmërinë e tij për të vazhduar punën me përkushtim dhe integritet.

    “Sot, më shumë se kurrë, ndihem i vendosur të vazhdoj me integritet, me përkushtim dhe me nder. Të punoj me gjithë zemër për një polici të drejtë, transparente dhe gjithmonë pranë qytetarëve”, ka shkruar ai.

    Ai shprehu gjithashtu mirënjohje për përkrahjen që ka marrë nga qytetarët pas kësaj situate.

    “Të nderuar kolegë, miq, dhe të gjithë ata që më kanë përkrahur, Sot qëndroj para jush me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje dhe krenarie… çdo fjalë inkurajuese, çdo dorë që më është zgjatur, çdo besim që më është dhënë — të gjitha kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në përkushtimin tim për këtë detyrë”, ka thënë Brahimi.

    Ai shtoi se puna në Policinë e Kosovës nuk është thjesht profesion, por “një thirrje”, dhe se përkrahja që ka marrë është forca që e shtyn të ecë përpara.

    “Ju më keni dhënë motivimin që të jem më i mirë çdo ditë, më keni rikujtuar pse kjo punë ka kaq shumë rëndësi… Le të ecim përpara së bashku — me besim, unitet dhe përkushtim ndaj të mirës së përbashkët”, përfundoi ai.

  • Reagon Macron pasi gruaja e goditi në fytyrë: Ja pse e bëri

    Reagon Macron pasi gruaja e goditi në fytyrë: Ja pse e bëri

    Një video e shkurtër, por shumë e komentuar, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte shfaqen në një moment të pazakontë gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, ka ndezur rrjetin me spekulime për një konflikt në çift. Por vetë Macron ka vendosur të sqarojë gjithçka.

    Pamjet tregojnë çastin kur çifti presidencial zbriste nga avioni. Brigitte, në një moment që shumë e interpretuan si tension, shihet duke e prekur në fytyrë Macron-in, në një mënyrë që disa përdorues e cilësuan si shuplakë.

    Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Macron hodhi poshtë çdo aludim për krizë martesore apo konflikt:

    Video të pakuptimta. Thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh. Për mua, kanë kaluar tre javë të ngarkuara nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi. Ka njerëz që mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një përballje me presidentin turk apo se po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, edhe pse tre videot janë të vërteta.”

    Ai theksoi se jemi në një epokë ku çdo gjest kapet nga kamera dhe keqinterpretohet në rrjet, duke bërë thirrje për kthim te burimet e besueshme të informacionit.

  • Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

    Ky është i mituri që humbi jetën nga aksidenti me biçikletë në rrugën Mazgit–Bërnic, nuk u mbijetoi plagëve

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot komunitetin në zonën Mazgit–Bërnic, ku një aksident me biçikletë ka rezultuar me fatalitet.

    Shqiperia Sot mëson ekskluzivisht se viktima është Erion Bytyqi, 15 vjeç, i cili ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda trupore të pësuara gjatë aksidentit.

    Burimet tona konfirmojnë se Erioni ishte përfshirë në një incident me biçikletë dhe ishte parë nga dëshmitarë okularë i gjakosur në kokë dhe pa vetëdije, çka shtoi dyshimet për lëndime të rënda që i rrezikonin jetën. Fatkeqësisht, pavarësisht përpjekjeve për ndihmë mjekësore, ai nuk arriti të mbijetojë.

    Detajet mbi mënyrën e saktë se si ndodhi aksidenti ende nuk janë konfirmuar nga autoritetet, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

    Shqiperia Sot i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bytyqi për humbjen e parakohshme dhe tragjike të Erionit.

  • E rëndë/ Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    E rëndë/ Aksident me vdekje në vend, detajet e para

    Një 36-vjeçar në Gjirokastër ka rënë në prangat e Policisë, pasi ka aksidentuar për vdekje një 71-vjeçar që po lëvizte me biçikletë.

    Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”.

    Po ashtu, në njoftimin e Policisë bëhet e ditur se 36-vjeçari në momentin e aksidentit ishte duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur.

    Njoftimi i Policisë:

    Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 36 vjeç, banues në Përmet, pasi mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Këlcyrë-Përmet”, duke drejtuar automjetin tip furgon në gjendje të dehur, ka aksidentuar shtetasin R. N., 71 vjeç, banues në Përmet, i cili po lëvizte me biçikletë. Si pasojë 71-vjeçari ka humbur jetën në spital.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

  • Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Gjatë çmontimit, bolieri shkëputet dhe i bie në kokë, humb jetën 52-vjeçari

    Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në mesditë në kryeqytet, ku një 52-vjeçar me iniciale B.H humbi jetën në mënyrë tragjike.

    Ai ishte duke kryer punime në banesën e një personi tjetër, konkretisht në heqjen dhe çmontimin e bolierit të ujit.

    Gjatë punës, bolieri u shkëput papritur dhe goditi në kokë 52-vjeçarin, duke i shkaktuar dëmtime serioze. Pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, ai nuk mundi t’i mbijetojë plagëve.

    Njoftimi i policisë:

    Më datë 24.05.2025, në rrugën “Myslym Shyri” duke punuar në banesën e shtetasit F. H.,për çmontimin dhe heqjen e bolierit të ujit, gjatë punës bolieri është shkëputur duke i shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit B. H., 52 vjeç, dhe për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Nga specialistët e Komisariatit Nr. 2 janë kryer veprimet e para hetimore dhe materialet i kaluan Prokurorisë, për vlerësimin e mëtejshëm të rastit.