Të shtëna me armë zjarri raportohen në këto momente në qytetin e Kavajës.
Paraprakisht bëhet me dije se një person ka qëlluar disa herë me armë zjarri në drejtim të dy personave që rezultojnë se janë bashkëshortë.
Informacionet nga vendngjarja janë të pakta për shkak se ngjarja sapo ka ndodhur. Shërbimet e Policisë së Shtetit dhe ato mjekësore kanë shkuar në vendin e raportuar për të shtëna, por nuk ka më tepër detaje.
Edhe rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes nuk bëhen me dije. Ndërkohë, newsbomb.al mëson se çifti i bashkëshortëve janë identifikuar si Sami dhe Nadire Disha.
Nga breshëria e plumbave, burrë e grua kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Kavajës për të marrë ndihmën e shpejt. Ata janë nën kujdesin e mjekëve, ndërsa Policia e Shtetit po punon për kapjen e autorit që rezulton se është fqinji i tyre.
Kur një nënë bëhet me fëmijë të dytë, askush nuk të paralajmëron për dhimbjen që nuk lidhet me trupin, por me shpirtin. Këtë ndjesi e ka përshkruar në mënyrën më të ndjerë këngëtarja Aida Doçi, e cila është bërë nënë për herë të dytë dhe ka ndarë me publikun një mesazh që i ka prekur të gjithë.
“Kur lindi fëmija im i dytë, nuk e prisja që të më dhimbte kaq shumë… jo trupi, por zemra.”
Në një rrëfim të rrallë dhe emocional, Aida tregon se si ballafaqohet me ndryshimin e ndjenjave që e kaplojnë papritur. Shikon sytë e vajzës së parë, që tani duken më të mëdhenj, por për të ajo është ende e vogël.
“Ajo është ende ajo që më bëri nënë për herë të parë. Dhe befas, më duhej të ndaja veten mes dy dashurive.”
Aida pranon se nuk është xhelozia e vajzës së saj që e lëndon, por ndjesia se nuk mund të jetë më njësoj vetëm për të. “Më dhemb sa herë më pret. Sa herë më shikon pa folur. Ajo nuk e thotë, por e ndjej. Dhe unë ndihem fajtore.”
Por përmes gjithë kësaj përplasjeje emocionale, vjen edhe një kuptim i ri – një e vërtetë që vetëm një nënë mund ta zbulojë me kaq thellësi: “Zemra ime nuk është ndarë. Zemra ime është zgjeruar.”
Në fund, Aida i drejtohet vajzës së saj të parë me fjalë që do mbeten në kujtesë të çdo nëne që ka kaluar nëpër të njëjtin udhëtim:
“Unë nuk të dua më pak, bijë. Unë thjesht po mësoj si të të dua ndryshe – tani ti je motra e madhe. Por për mua… ti do jesh gjithmonë bebushi im i parë.”
Postimi mbyllet me një dedikim të shkurtër por të thellë: Të dua shumë, Aina.
Me këtë rrëfim, Aida Doçi nuk ndau vetëm një ndjesi të sajën, por preku një plagë të heshtur të çdo nëne – fajin, dashurinë, ndarjen emocionale… dhe fuqinë e zemrës që, në vend që të ndahet, vetëm zgjerohet. /Prive By Liberta Spahiu
Çifti shumë i dashur për publikun shqiptar, Kiara Tito dhe këngëtari Luiz Ejlli, vijojnë të mbeten në qendër të vëmendjes së mediave rozë dhe rrjeteve sociale.
Këtë herë, ka qenë Kiara ajo që ka publikuar një fotografi të veçantë në Instagram, ku shfaqet përkrah Luizit në një moment të qetë dhe të përzemërt.
Në foton e ndarë, Kiara ka zgjedhur të ndajë këtë çast të qetësisë me ndjekësit e saj, duke i uruar një “natë të mirë”.
Imazhi është komentuar si një ndër më të natyrshmit dhe më të sinqertët që çifti ka postuar kohët e fundit, duke reflektuar dashurinë dhe harmoninë që ekziston mes tyre.
Reagimet nuk kanë munguar.
Fansat kanë shpërndarë dhjetëra komente pozitive, duke shprehur mbështetjen dhe dashurinë për çiftin që fitoi zemrat e publikut që nga koha e tyre në “Big Brother VIP”.
Shumë prej ndjekësve i cilësojnë Kiarën dhe Luizin si simbol të një dashurie të vërtetë, që ka kaluar përmes sfidave dhe tashmë po shijojnë qetësinë dhe lumturinë.
Ky postim është një tjetër dëshmi e afërsisë së çiftit me publikun dhe dëshirës së tyre për të ndarë momente të zakonshme, por të mbushura me dashuri, nga përditshmëria.
Në një kohë kur figurat publike shpesh tregohen të rezervuara për jetën private, Kiara dhe Luizi vijojnë të jenë shembull i një lidhjeje të hapur, të ndershme dhe të dashur.
Artistja e njohur shqiptare Filloreta Raçi, e njohur me emrin artistik Fifi, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale pas një vale kritikash dhe komentesh negative që ka marrë për bashkëpunimin e saj me Egli Tako.
Në një postim të fundit, Fifi sqaroi se përfshirja e saj nuk ka lidhje me interes personal apo me “trende të rrjeteve sociale”, por me përkushtimin si producente që synon ta sjellë Eglin në skenë si artiste me vlera.
Ajo theksoi se shumë nga kritikat vijnë nga adresa false që paragjykojnë pa njohur përpjekjen që fshihet pas projektit.
“Po shoh plot komente, plot zhgënjime. Plot adresa false që po paragjykojnë lëvizjet e mia si artiste, më saktësisht si producente,” shkruan Fifi.
Ajo njoftoi gjithashtu se projekti më i ri i Eglit, kënga “Jetë”, do të publikohet sot në orën 18:00.
Fifi u shpreh e bindur se publiku do të kuptojë punën e madhe dhe pasionin që ajo dhe një ekip i tërë kanë investuar në këtë nisje të re për Eglin.
“Egli nuk ka vetëm një njeri mbrapa kuintave që po punon për të, por ka një ekip super gjigant me plot pasion për punë e muzikës.”
Mediat greke u përballën me kritika të ashpra për mënyrën e pashpirt se si e trajtuan ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë. Kush ishte 22 vjeçar Flamur Pisli, si u dhunua seksualisht dhe trauma që pësoi kur e refuzoi një femër
Më 28 maj 1999, Greqia përjetoi një prej episodeve më dramatike dhe të paprecedentë në historinë e saj moderne: pengmarrjen e parë të një autobusi, një ngjarje që transmetohej drejtpërdrejt në ekranet televizive dhe që përfundoi në një masakër tragjike përpara se të frymëzonte edhe kinemanë.
Ishte mëngjesi i asaj dite kur Flamur Pisli, një emigrant shqiptar 25-vjeçar, hipi në një autobus të linjës KTEL të Selanikut, në zonën Kato Sholari. Kur autobusi iu afrua qendrës së fshatit dhe ai pa se në stacion ndodheshin shumë njerëz, u ngrit nga vendi i tij, nxori armën dhe i kërkoi shoferit të ndryshonte drejtimin.
Në mes të panikut, nxori dhe hoqi siguresën e një granate dore. Brenda pak minutash, vendi u kthye në qendër të interesit të gjithë mediave greke, të cilat mbërritën në kohë rekord dhe nisën transmetimet e drejtpërdrejta. https://www.youtube.com/embed/MFbzG-Dwc2U
I armatosur me granata dhe kallashnikov, Pisli kërkoi 50 milionë dhrahmi, tre kallashnikovë dhe një rrugë të sigurt për të kaluar në Shqipëri. Sipas tij, ishte viktimë e një padrejtësie nga punëdhënësi dhe autoritetet greke.
Policia greke, ende nën tronditjen e dështimit në rastin tragjik të Sorin Mateit në Athinë (ku humbi jetën Amalia Gjinaki), veproi pa përvojë dhe pa një negociator profesionist. Dorëzuan paratë dhe tre armë, të cilat Pisli i refuzoi sepse “nuk ishin të markës që kërkonte”.
Autobusi nisi rrugëtimin drejt kufirit me Shqipërinë, i shoqëruar nga forcat speciale EKAM dhe i ndjekur nga kamerat. Në një moment ndaloi edhe në shtëpinë e një ish-punëdhënësi për t’u hakmarrë, por nuk arriti qëllimin. Më pas, tentoi të shkonte në shtëpinë e një gruaje që e kishte strehuar më parë, por ajo e refuzoi ashpër.
Ndërsa koha kalonte, ai lodhej dhe nervozohej. Vazhdonte të mbante granatën pa siguresë në dorë dhe fliste me gazetarët në telefon, por edhe me pengjet, të cilëve u tregonte jetën e tij.
Në zonën e Elbasanit, autobusit iu bë pritë nga forcat speciale shqiptare. Pisli refuzoi të dorëzohej. Kur dera e autobusit u hap, forcat speciale shqiptare qëlluan për vdekje njërin prej pengjeve, 28-vjeçarin grek Jorgo Koulouri, që ngjante në fytyrë me Pislin. Më pas, vranë edhe vetë Pislin.
Reagimet dhe polemikat
Ministria e Rendit Publik në Greqi akuzoi autoritetet shqiptare se nuk lejuan ndërhyrjen e forcave greke. Akuzë pati prej tyre dhe për vdekjen e pengut. Familja e Koulurit paditi autoritetet shqiptare, por hetimi u mbyll pa asnjë përgjegjësi.
Mediat greke u përballën me kritika të ashpra për mënyrën spektakolare dhe të pashpirt se si e trajtuan ngjarjen në transmetim të drejtpërdrejtë.
Kush ishte Flamur Pisli
Flamur Pisli kishte lindur në Shqipëri në vitin 1975 dhe u vendos në Greqi së bashku me vëllain e tij më të vogël, Edin. Ky i fundit krijoi një marrëdhënie dashurie me gruan e punëdhënësit të tij, e cila mbeti shtatzënë dhe të dy u larguan fshehurazi nga fshati.
Në këtë atmosferë tensioni, Flamuri u arrestua pasi në bodrumin ku punonte u gjetën armë. Ai pretendoi se ishin vendosur aty për ta akuzuar padrejtësisht. Në burg u dhunua seksualisht dhe pas lirimit u dëbua për në Shqipëri, ku nuk u prit mirë.
Rikthehet sërish në Greqi por përballet me refuzim të ri, kësaj here nga një grua që e kishte strehuar dikur. Ndaj vendosi të rrëmbejë një autobus dhe të kthehej në Shqipëri si “hero”.
Nga realiteti në ekranin e madh
Kjo ngjarje tragjike u bë frymëzim për filmin “Omiros” të regjisorit Konstantinos Giannaris, që u shfaq në vitin 2005. Filmi rrëfen historinë e një emigranti shqiptar që merr peng një autobus në përpjekje për të dëgjuar zërin e tij, ndërkohë që gjatë rrugëtimit zbulohet se edhe të tjerët në autobus mbartin plagë dhe sekrete.
JA FILMI I PLOTË
https://www.youtube.com/embed/WoJY_wHRdyE Disa nga personazhet e filmit përfshijnë:
Stathis Papadopoulos – Elion
Theodora Tzimou – Iliana
Giannis Stankoglou – Grigoris
Minas Hatzisavvas – Oficer policie
Laertis Vasiliou – Komandant shqiptar
Manolis Afolanio – Jack (emigrant afrikan)
Filmi u nderua me dy çmime shtetërore për cilësi dhe një çmim ndërkombëtar në Vjenë.
—
Në fund, historia e Flamur Pislit mbetet një nga episodet më të dhimbshme dhe më të diskutueshme në marrëdhëniet shqiptaro-greke dhe në mënyrën se si mediat dhe autoritetet përballen me situata të jashtëzakonshme. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Turqia u ndalon pasagjerëve të ngrihen në këmbë përpara se të fiket shenja e rripit të sigurimit në avion, në të kundërt do të gjobiten. Autoriteti Turk i Aviacionit Civil (CAA) ka miratuar rregulloren e re për të përmirësuar sigurinë dhe për të zvogëluar ndërprerjet gjatë procesit të zbarkimit të avionëve.
Kur pasagjerët nxitojnë të ngrihen, ndërsa avioni është ende në lëvizje, ata shpesh shtyjnë pasagjerët e tjerë ose rrezikojnë të shkaktojnë lëndime duke u përpjekur të hapin ndarjet sipër kokës.Vendimi synon të zvogëlojë nevojën që ekuipazhi i kabinës të lëshojë në mënyrë të përsëritur udhëzime sigurie që shpesh injorohen.
Sipas rregullit të ri, pasagjerët duhet të qëndrojnë të ulur me rripat e sigurimit të lidhur derisa avioni të arrijë vendin e caktuar të parkimit dhe shenja “lidh rripin e sigurimit” të çaktivizohet. Ata gjithashtu duhet të presin që të thirret rreshti i tyre për të zbritur nga avioni. Rregullorja, e bazuar në nenin 143 të Ligjit të Aviacionit Civil Turk nr. 2920, prek të gjithë transportuesit që operojnë fluturime në Turqi.
Pasagjerët që shkelin rregullat e reja do të përballen me gjobë prej 70 dollarësh ose 62 euro.
“Sipas rregullores, linjat ajrore janë të detyruara t’u kujtojnë pasagjerëve të vendosin rripat e sigurimit gjatë dhe pas uljes derisa të arrijnë në pozicionin e parkimit dhe të theksojnë shprehimisht se çdo shkelje do t’i raportohet autoritetit të aviacionit dhe do të vendoset një gjobë”, deklaron CAA.
Turkish Airlines e ka përditësuar tashmë njoftimin e uljes, i cili paralajmëron në mënyrë të qartë pasagjerët për penalitete të mundshme për mosrespektimin e vendimit, raporton A2cnn.
Aty thuhet, “pasagjerët që nuk i përmbahen rregullave do të raportohen në Drejtorinë e Përgjithshme të Aviacionit Civil përmes një Raporti për Pasagjerët e Shkelur dhe do t’u vendoset një gjobë administrative në përputhje me rregulloret ligjore në fuqi.”
Reagimet kanë qenë të shumta në lidhje me këtë vendim. Ndërsa disa e kanë lavdëruar, komentet në mediat sociale sugjerojnë se ka edhe skepticizëm sa i përket efektivitetit të masës për të frenuar zakonin bezdisës të përdorimit të fletëpalosjeve.
Ende nuk dihet nëse linjat ajrore të tjera do të paraqesin paralajmërime të ngjashme për Turkish Airlines për fluturimet që mbërrijnë në Turqi.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka ushtruar kontroll në banesën e një deputeti të Partisë Socialiste, pjesë e legjislaturës aktuale.
Operacioni u krye disa ditë më parë dhe, sipas burimeve konfidenciale, gjatë kontrollit janë sekuestruar shuma të konsiderueshme parash mbi 200,000€ si dhe dokumentacion që konsiderohet kompromentues në lidhje me aktivitetet zgjedhore.
Paralelisht me këtë ndërhyrje, ditën e sotme një delegacion i nivelit të lartë nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) zhvilloi një takim pune me drejtuesin e Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi.
Fokusi i këtij takimi ishte analiza e ecurisë së hetimeve aktive, shkëmbimi i informacionit operacional dhe përmirësimi i metodave hetimore për të ndëshkuar ata që tentojnë të manipulojnë procesin zgjedhor.
Burime pranë grupit hetimor konfirmojnë se hetimet po përqendrohen në disa raste të dyshuara për blerje votash, kërcënime ndaj votuesve, abuzim me burimet shtetërore gjatë fushatës dhe përfshirje të personave me precedentë penal në procesin elektoral.
SPAK ka paralajmëruar se do të ndjekë çdo gjurmë të abuzimit dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje të ligjit në emër të pushtetit apo votës së qytetarëve.
Presidenti rus Vladimir Putin raportohet se ka qenë në qendër të një sulmi masiv dronesh nga Ukraina, teksa ndodhej brenda helikopterit të tij, gjatë një vizite në rajonin e Kurskut.
Megjithatë gjendja e tij shëndetësore është mirë dhe nuk ka pësuar dëmtime serioze, sipas deklaratave të komandantit të mbrojtjes ajrore ruse, Yury Dashkin.
Dashkin thekson se mbrojtja ajrore ruse neutralizoi 46 drone gjatë këtij incidenti, duke siguruar shëndetin e presidentit.
Ky incident ndodhi në një periudhë të tensionuar, ku Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer sulme të shumta me drone dhe raketa.
Së fundmi, Rusia kreu një nga sulmet më të mëdha ajrore ndaj Ukrainës, duke përdorur 363 mjete ajrore sulmuese. Ukraina raportoi se kishte interceptuar shumicën e tyre, por disa rajone përjetuan dëme të konsiderueshme.
Në përgjigje të përshkallëzimit të konfliktit, SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania kanë vendosur të heqin kufizimet mbi rrezet e armëve që i furnizojnë Ukrainës, duke i lejuar kështu të godasë objektiva ushtarake brenda territorit rus.
Kjo lëvizje ka shkaktuar reagime të ashpra nga Kremlini, i cili e ka cilësuar si një hap të rrezikshëm që mund të përshkallëzojë më tej konfliktin.
Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump ka kritikuar ashpër veprimet e Putinit, duke e quajtur atë “absolutisht të çmendur” dhe ka paralajmëruar për sanksione të reja nëse agresioni vazhdon.
Situata mbetet e tensionuar, me përshkallëzime të vazhdueshme dhe pa ndonjë shenjë të qartë për përfundimin e konfliktit në të ardhmen e afërt.