Author: Shqiperia Sot

  • Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës:

    Xheraldina Vula flet për ndarjen e Ledrit dhe Sarës:

    Ndarja e Ledri Vulës dhe Sara Hoxhës vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes publike dhe mediatike. Së fundmi, mbi këtë temë ka reaguar edhe nëna e reperit, Xheraldina Vula, në një intervistë për Klan Kosova.

    E njohur për qëndrimet e saj të drejtpërdrejta, Xheraldina ka pranuar se lajmi për ndarjen i ka tronditur të gjithë si familje. “Asnjë prind nuk gëzohet kur fëmija i tij ndahet, sidomos kur bëhet fjalë për një çift që ka qenë aq i mirë së bashku. U ndjemë shumë keq, ishte befasuese për ne,” tha ajo.

    Megjithatë, ajo nënvizon se vendimet për marrëdhëniet e tyre u përkasin të rinjve: “Nuk kemi pasur qejf fare, por të rinjtë nuk na pyesin. Ata bëjnë zgjedhjet e tyre.”

    Pavarësisht ndarjes, Xheraldina theksoi se marrëdhënia e saj me Sarën nuk ka ndryshuar.

    Unë me Sarën vazhdoj të kem të njëjtën lidhje. Nuk ka asnjë antagonizëm mes nesh. Ajo vazhdon të kujdeset për vajzën, e sjell tek gjyshja, vjen e na viziton. Gjërat janë shumë korrekte mes nesh.”

  • Pse u ndanë Jozi e Loredana, zbulohen detajet e para

    Pse u ndanë Jozi e Loredana, zbulohen detajet e para

    Kur jemi tek ndarjet, një e tillë ka ndodhur me të vërtetë.

    Bëhet fjalë për Jozin dhe Loredanën që i kanë dhënë fund raportit të përbashkët.

    Me shumë gjasë, sipas burimeve të afërta pranë tyre, kjo nuk është një hatërmbetje e momentit.

    Arsyet janë të njëjtat me situatat në të cilat e kemi parë çiftin brenda Big Brother-it.

    Bëhet fjalë për mospërputhje në mentalitet që ka shkaktuar mospajtime në çift.

    Thuhet se Jozi ka pasur diskutimet me Loredanën që e kanë sjellë krisjen në lidhje

    Pavarësisht se shumë e lidhën me projektin e fundit muzikor të tij duke e menduar ngjarjen si një sajesë për më shumë zhurmë, e vërteta është se ka një ndarje të tyre.

    A besoni që do pajtohen sërish? Koha dëshmon më së miri gjithçka, përfshirë edhe këtë detaj

  • Ilir Vrenozi pas humbjes katastrofë të PD: S’mban më ujë pilafi! Futuni në…

    Ilir Vrenozi pas humbjes katastrofë të PD: S’mban më ujë pilafi! Futuni në…

    Demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

    “E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi.

    Vrenozi pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

    “Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi Vrenozi.

  • “Lidhje e re në horizont? Ronaldo dhe femra e endrrave te çunave ‘zihen mat’ në pushime romantike!”

    “Lidhje e re në horizont? Ronaldo dhe femra e endrrave te çunave ‘zihen mat’ në pushime romantike!”

    Në rrjetet sociale po qarkullojnë zëra të fortë për një lidhje të mundshme mes gazetarit Ronaldo Sharka dhe ish-banores së “Big Brother VIP Albania”, Rike Roçi.

    Shkak për këto aludime është bërë një foto e publikuar nga vetë Ronaldo, ku shihet në shoqërinë e Rikes gjatë pushimeve në Spanjë. Në imazh, dyshja shfaqet shumë pranë njëri-tjetrit, duke i shtyrë ndjekësit të mendojnë se mes tyre mund të ketë më shumë sesa miqësi.

    Megjithëse as Ronaldo dhe as Rike nuk kanë konfirmuar apo mohuar asgjë, mënyra e afërt se si pozojnë së bashku ka ndezur diskutime të shumta në rrjet, me fansat që tashmë pyesin: “A po lind një romancë e re në showbiz?”

  • “Nga ‘Përputhen’ në prindër dhe bashkëshortë: Roela dhe Vedati sjellin emocionin që prek zemrat e publikut!”

    “Nga ‘Përputhen’ në prindër dhe bashkëshortë: Roela dhe Vedati sjellin emocionin që prek zemrat e publikut!”

    Roela dhe Vedati, një nga çiftet më të dashur të krijuar nga programi “Për’puthen”, kanë ndarë me publikun një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre. Çifti konfirmoi pritjen e ëmbël gjatë një feste emocionuese, e cila u transmetua këtë të diel në emisionin “E Diell”.

    Në një ceremoni të organizuar me shumë kujdes dhe dashuri, Roela dhe Vedati zbuluan edhe gjininë e bebit që presin. Emocionet nuk përfunduan aty, pasi momenti kulmor i mbrëmjes ishte kur Vedati i kërkoi Roelës dorën për martesë.

    Me sytë e mbuluar dhe e rrethuar nga miqtë dhe stafi i Top Channel perreth Roela mbeti pa fjalë kur Vedati u gjunjëzua dhe i propozoi, ndërsa të gjithë shpërthyen në duartrokitje dhe lot gëzimi.

    Dashuria e tyre, e lindur në ekran, duket se po lulëzon përtej kamerave dhe po shndërrohet në një jetë të re – në çdo kuptim të fjalës. Fansat i kanë përgëzuar në rrjetet sociale dhe janë në pritje të detajeve të dasmës së ardhshme.

    Kliko linkun per te parë videon:

    https://www.instagram.com/reel/DKXKOFZMyyT/?igsh=MWR6b2QxNDFjcDAybA==

  • “Nuk i mbajti dot lotët!” – Gjesti ndalet në mes të koncertit për këtë djalë të veçantë 😢❤️

    “Nuk i mbajti dot lotët!” – Gjesti ndalet në mes të koncertit për këtë djalë të veçantë 😢❤️

    Momente që të prekin zemrën në koncertin e Gjesti!

    Një djalë me aftësi ndryshe u afrua në skenë gjatë performancës së artistit. Reagimi i Gjesti ishte i jashtëzakonshëm – ai e përqafoi ngrohtësisht dhe nuk i mbajti dot lotët. Emocioni pushtoi skenën, ndërsa publiku shpërtheu në duartrokitje.

    Ky gjest i sinqertë tregon fuqinë e muzikës dhe shpirtit njerëzor. Një moment që nuk harrohet lehtë.

    Kliko Linkun qe te shofesh videon ⬇️

    Momenti kur gjesti e perqafon dhe e puth djalin me nevoja te veçanta ❤️

  • Upss!! Tuna   gjatë ngjitjes në skenë ( video )

    Upss!! Tuna gjatë ngjitjes në skenë ( video )

    Këngëtarja Tuna, ka përjetuar një incident të vogël gjatë një performance.

    Teksa po ngjitej në skenë, ajo ka humbur ekuilibrin dhe është rrëzuar në gjunjë, duke marrë në thua para publikut.

    Ngjarja është kapur nga kamerat dhe videoja është bërë menjëherë virale në rrjetet sociale, duke u shpërndarë gjerësisht mes fansave dhe mediave online.

  • “E humba mamanë dhe shteti heshti” –  Pse aktorja zgjodhi të ikte përgjithmonë?

    “E humba mamanë dhe shteti heshti” – Pse aktorja zgjodhi të ikte përgjithmonë?

    “E lashë gjithçka pas kur humba nënën time… dhe pashë me sytë e mi se si sistemi dështoi.”

    Ervina Kotolloshi, e njohur nga publiku shqiptar për rolin e Ponjës në spektaklin humoristik “Portokalli”, ka bërë një rrëfim të rrallë dhe prekës që ka tronditur opinionin.

    E ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, aktorja zbuloi për herë të parë arsyen e largimit të saj nga Shqipëria në kulmin e karrierës.

    Një aksident rrugor i mori jetën mamasë së saj. Por ajo që pasoi ishte edhe më e dhimbshme për të: një sistem që nuk funksionoi, një drejtësi që nuk dha drejtësi, dhe një gjyqtar që i tha:

    “Mamaja juaj nuk ka vdekur nga aksidenti.”

    “Personi që e aksidentoi nuk kishte patentë, kishte konsumuar alkool dhe nxitonte për të parë një ndeshje të Botërorit. Mami im vuajti dy muaj në spital para se të ndërronte jetë… dhe fajtori nuk bëri asnjë ditë burg.”

    Sot, Ervina jeton në Paris, jep mësim në universitet, por mban me vete një plagë të thellë dhe një ndjenjë zhgënjimi që nuk shërohet.

    Më vjen keq që nuk e mediatizova atë kohë… duhej të reagoja fort, sepse institucionet nuk funksionuan.”

  • Harta juaj yjore për qershorin: Kujdes nga këto 2 data, mund të jenë vendimtare!

    Harta juaj yjore për qershorin: Kujdes nga këto 2 data, mund të jenë vendimtare!

    ♈ Dashi

    Ky muaj sjell vendime të forta në dashuri dhe një ndryshim të madh në punë! Do t’ju kërkohet të merrni përgjegjësi të reja – a jeni gati të tregoni veten?

    💌 Një mesazh nga ish-i do t’ju tronditë – do e rihapni derën apo jo?

    💸 Shpenzime në rritje në fillim, por qetësi pas mesit të muajit.

    🧠 Stresi akumulohet në shpatulla – bëni shtrirje çdo mëngjes.

    ♉ Demi

    Një muaj i mbushur me surpriza – dikush nga puna do t’ju afrohet më shumë se zakonisht…

    💼 Projektet kërkojnë fleksibilitet – jeni të gatshëm të ndryshoni drejtim?

    💸 Mund të merrni një shumë që s’e prisnit fare – kushdo që ju ka borxh, mos u habitni nëse ju troket.

    💞 Flirt i ri, me bazë të fortë emocionale.

    😴 Gjumë i trazuar – hiqni dorë nga celulari për një orë para gjumit.

    ♊ Binjakët

    Kjo është koha për të dalë nga zona e rehatisë – një udhëtim mund të ndryshojë gjithçka!

    ✈️ Një ofertë bashkëpunimi del papritur – mos thoni “jo” menjëherë.

    💸 Të ardhura shtesë, por shpenzimet mund të shpërthejnë në fund muaji.

    💬 Marrëdhëniet vendosen përballë një të vërtete – guxoni të flisni.

    🌦 Ndikoheni shumë nga moti – bëni kujdes me energjinë tuaj.

    ♋ Gaforrja

    Nën presion! Në punë do t’ju analizojnë deri në detaje. Mos lini asgjë pas dore.

    💸 Shpenzime të papritura familjare do t’ju bëjnë llogaritë rrëmujë.

    ❤️ Dashuria është e ëmbël… por xhelozia mund ta shpërthejë gjithçka.

    ⚠️ Kujdes me tretjen! Shmangni stresin dhe dietat e rënda.

    ♌ Luani

    Një ofertë që nuk vjen shpesh! Një mundësi e madhe po ju afrohet – bëhuni gati ta kapni!

    💰 Financat janë në rregull… derisa të vijë fundi i muajit.

    💞 Një dashuri nga e kaluara troket në derë. Do ia hapni apo jo?

    🏋️‍♀️ Sporti është qetësia juaj – mos e neglizhoni.

    ♍ Virgjëresha

    Do të dalloheni! Një raport ose analizë do të tregojë sa vleni vërtet.

    💸 Kontrolloni dy herë çdo shpenzim – mos u mashtroni nga blerjet e momentit.

    ❤️ Nëse nuk flisni hapur me partnerin, mund të krijoni distancë të padukshme.

    🍽️ Shmangni mëngjeset me nxitim – stomaku juaj kërkon kujdes.

    ♎ Peshorja

    Një test i vërtetë për aftësitë tuaja udhëheqëse! Jepuni të gjithëve një arsye për të besuar te ju.

    💸 Një burim i ri të ardhurash do t’ju ndihmojë… por një shpenzim i papritur do t’ju befasojë.

    💘 Një lidhje e re mund të lindë online ose në distancë – mos e nënvlerësoni.

    😴 Jeni të lodhur – mos i bëni të gjitha vetë!

    ♏ Akrepi

    Ndryshime nga lart – dhe ju në mes të furtunës. Mos u trembni, është koha për të luajtur zgjuar.

    💻 Teknologjia dhe udhëtimet do të kërkojnë shpenzime të mëdha.

    ❤️ Partneri kërkon transparencë – hapini zemrën.

    🧠 Tensioni mendor po ju mbyt – gjeni një mënyrë për të çliruar stresin.

    ♐ Shigjetari

    Rikthim në lojë! Një ndryshim i ambientit të punës ju frymëzon – ky është muaji për të rritur ritmin.

    💸 Shpenzime udhëtimi? Po, por mund të ktheni çdo cent pas.

    💞 Një njohje e re e fuqishme – klikimi është i menjëhershëm!

    🔥 Mos i mbani energjitë brenda – lëvizni, eksploroni, jetoni!

    ♑ Bricjapi

    Negociatat janë në favorin tuaj! Por vetëm nëse flisni qartë dhe pa luhatje.

    💸 Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të pamenduara.

    💍 Partneri/ja sugjeron një hap të madh – bashkëjetesë, martesë apo edhe… fshat?

    🏃 Dhimbjet në shpinë? Duhet më shumë aktivitet fizik, jo më shumë qëndrim ulur!

    ♒ Ujori

    Kreativiteti juaj vihet në provë! Rregullat e reja nuk ju frenojnë, ju sfidojnë.

    💸 Menaxhimi i shpenzimeve është arma juaj për një verë pa stres.

    ❤️ Një ish mund të rikthehet – a është kjo një provë apo një mundësi e dytë?

    🧘‍♀️ Truri juaj ka nevojë për qetësi – gjejeni hapësirën tuaj personale.

    ♓ Peshqit

    Gati për një fillim të ri? Një ofertë pune ose ndryshim ekipi po vjen!

    💰 Të ardhurat shtesë janë në horizont – mundësitë janë aty, kapini!

    💗 Marrëdhënia përforcohet nga mbështetja e ndërsjellë – ndiheni të dashur dhe të vlerësuar.

    🌊 Natyra është ilaçi juaj – shkoni në det, liqen ose mal!

  • Stadiumi i mbyllur? FIFA jep dritën jeshile për sfidën me Serbinë!

    Stadiumi i mbyllur? FIFA jep dritën jeshile për sfidën me Serbinë!

    Një lajm fantastik për tifozët kuqezi!

    Pas vendimit të FIFA-s për të dënuar FSHF-në me mbylljen e 20% të stadiumit për shkak të sjelljeve diskriminuese në sfidën ndaj Andorrës, situata ka marrë një kthesë pozitive.

    Negociatat intensive të FSHF-së kanë dhënë rezultat!

    FIFA ka vendosur të lehtësojë masat dhe t’i japë “dritën jeshile” mbushjes së tribunave pas portave për ndeshjen super të rëndësishme Shqipëri–Serbi, që do të luhet më 7 qershor në “Arenën Kombëtare”, në orën 20:45.

    Tifozët që kishin frikë se do ta humbnin këtë sfidë epike, tashmë mund të marrin frymë lirisht – stadiumi do të jetë plot dhe atmosferik, siç vetëm shqiptarët dinë të krijojnë.

    📢 Sipas marrëveshjes së re, zonat e parashikuara për mbyllje do të mbushen me përfaqësues të komuniteteve dhe organizatave kundër diskriminimit, së bashku me tifozët besnikë të Kombëtares.

    Një mesazh i fuqishëm për të treguar se mbështetja dhe respekti mund të bashkëjetojnë në të njëjtin stadium!

    🇦🇱 Shqipëria ka nevojë për ty – bëhu zëri i Kombëtares, jo urrejtjes!