Author: Shqiperia Sot

  • Konfirmohet rasti i parë i murtajës te dhitë në Shqipëri, ja në cilin qytet

    Konfirmohet rasti i parë i murtajës te dhitë në Shqipëri, ja në cilin qytet

    Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në një fermë të mbarështimit të dhive. Konfirmimi është bërë nga Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtes së Bimëve.

    Analizat e bëra në laboratorin e Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë kanë konfirmuar praninë e virusit PPR.

    Pas konfirmimit të rastit, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha masat për izolimin dhe menaxhimin e situatës në terren.

    “U bëjmë thirrje të gjithë fermerëve dhe mbarështuesve të kafshëve të imta (dele dhe dhi) që të zbatojnë masat parandaluese dhe të kufizojnë lëvizjen e kafshëve brenda dhe jashtë fermave. Në çdo rast të shfaqjes së simptomave të dyshimta, si temperaturë e lartë, rrjedhje nazale, inflamacion i syve, ulje e oreksit, diarre apo ngordhje e papritur, duhet të njoftohet menjëherë Shërbimi Veterinar Rajonal përkatës ose të kontaktohet numri i gjelbër falas: 0800 3366”, thuhet në njoftimin e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve.

    Murtaja e dhive nuk transmetohet tek njerëzit dhe nuk paraqet asnjë rrezik për shëndetin publik.

  • Plas sërish sherri mes ish banorëve të BB VIP Albania. Vrselo shpërthen kundër Gjestit dhe Eglit

    Plas sërish sherri mes ish banorëve të BB VIP Albania. Vrselo shpërthen kundër Gjestit dhe Eglit

    Vserlo duket se ka marrë kohën që të analizojë klikimet e këngëve të reja dhe Gjestit dhe Eglit. Pasi i ka analizuar, ka shpërthyer në Instagram, duke theksuar se do t’u hapë sytë njerëzve në lidhje me klikimet e shumta që kanë artistët nëpër video.

    Ai, fillimisht, merret me këngën “Veshu Ndrequ” të Gjestit, duke e krahasuar me Ava Max dhe Miley Cyrus dhe duke lënë të nënkuptohet se shifrat janë të manipuluara.

    Krahasimi nuk ka vlerë! Por, Ava Max, 6.7M subscribers; Miley Cyrus, 19.7M subscribers. Të dyja artiste me famë botërore, kush më shumë e kush më pak. Ava, për 2 ditë (ka) 500K në këngë, Miley 5M për 2 muaj!”.

    IMG 8111
    IMG 8112

    Më tej, Vserlo komentoi edhe këngën e re të Eglit, “Jetë”, duke u shprehur

    Ja dhe kjo. Besoj nesër shkon 20M pa frikë! Uria i paska kafshatat të mëdha”.

    IMG 8113
  • Pas fitores në BBV, Gjesti kthehet në fshat me këngë për Eglin? Ja çfarë ndodhi!

    Pas fitores në BBV, Gjesti kthehet në fshat me këngë për Eglin? Ja çfarë ndodhi!

    Fituesi i “Big Brother VIP Albania”, Gjesti, është kthyer sot në fshatin e tij të lindjes në Pavlan, duke ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e tij.

    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai shfaqet i buzëqeshur mbi një motoçikletë, teksa këndon tekstin e këngës së tij të fundit:

    “A po don shihemi më vonë në katun…”

    Fjalët janë komentuar gjerësisht nga fansat si një mesazh i koduar – dhe shumë prej tyre besojnë se ato mund t’i jenë drejtuar Eglit, ish-banoren me të cilën ai kishte një lidhje të veçantë gjatë spektaklit.

    Ndërkohë, Egla është parë së fundmi në Kosovë, ku ka xhiruar një klip të ri së bashku me Fifin dhe një reper të ri, duke nxitur edhe më shumë thashetheme rreth marrëdhënieve mes saj dhe Gjestit.

    A është kjo një ftesë për ribashkim? Apo thjesht një tekst i rastësishëm?

    Mbetet për t’u parë… por një gjë është e sigurt: Gjesti e di si të tërheqë vëmendjen.

  • Xheneta ulet në karrigen e opinionistes, ja ku do ta shohim!

    Që nga dalja e saj nga Big Brother VIP Kosova, vetëm të reja kemi dëgjuar nga Xheneta Fetahu.

    Dhe risitë nuk po ndalen nga ajo!

    Ish-konkurrentja që dikur trazoi rrjetin, është zyrtarisht pjesë e panelit të opinionistëve në sezonin e ri të “She’s On Top Club” në Top Channel.

    Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë emisioni “E Diell”, ku theksohet se Xheneta do të sjellë “show” dhe opinione të zjarrta, që padyshim do të ndezin rrjetin.

    Me stilin e saj të drejtpërdrejtë dhe komentet pa filtra, Xheneta premton përballje, pikëpamje të forta dhe shumë zjarre në studio!

  • Banorja e Big Brother VIP Albania trondit: Do iu tregoj si u korruptua gjyqtari, bashkëshorti e pagoi dhe më mori djalin

    Banorja e Big Brother VIP Albania trondit: Do iu tregoj si u korruptua gjyqtari, bashkëshorti e pagoi dhe më mori djalin

    Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Briseida Xhelaj prej disa kohësh po përballet me drejtësinë amerikane me ish-bashkëshortin e saj lidhur me atësinë e djalit të tyre të mitur, Anthony.

    Teksa ka postuar një foto në rrjete sociale në ditën e martesës së saj me partnerin Jori dhe djalin Anthony, Briseida i drejtohet këtij të fundit duke shkruar: “Anthony duro dhe pak. Te ka mami trim te dua shume! Do bashkohemi te tre shume shpejt! Ka nje zot larte qe e di te verteten! Le te blihen gjyqetaret me leke, ti do kthehesh tek nena jote shume shpejt”.

    Gjykata i ka dhënë të drejtën e atësisë ish-bashkëshortit, ndërsa pak javë më parë, Briseida postoi një video në rrjete sociale teksa kishte shkruar në Amerikë për të takuar të birin. Sakaq, Briseida teksa pretendon për mashtrim nga gjyqtarët amerikanë, ka lajmëruar se e gjithë rrjedha gjyqsore më të cilën ajo po përballet gjatë kësaj kohe, do të bëhet publike në televizion.

    Briseida Xhelaj u bë e njohur për publikun fillimisht për historinë e saj të dashurisë me Jorin, i cili është 10 vite më i vogël se ajo e më pas me pjesëmarrjen e tyre çift në edicionin e 4-t të “Big Brother VIP Albania”.

  • Franceska Murati na la pa fjalë – ja ku ndodhet shtëpia e saj e re super luksoze!(Video)

    Franceska Murati na la pa fjalë – ja ku ndodhet shtëpia e saj e re super luksoze!(Video)

    Influencuesja e njohur Franceska Murati ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj në Instagram: blerjen e shtëpisë së saj të re, e cila ndodhet në një nga zonat më të kërkuara dhe më të shtrenjta të Tiranës – pranë Liqenit Artificial.

    Në postimet e saj, Franceska duket e lumtur dhe krenare për këtë arritje, duke ndarë me ndjekësit detaje të brendshme të shtëpisë, dhe pamjen piktoreske që ofron vendndodhja. Ajo ka zgjedhur të ndajë çdo hap të këtij rrugëtimi, nga procesi i blerjes deri te vendosja në ambientin e ri.

    Ajo që bie menjëherë në sy është zona ekskluzive ku ndodhet banesa e saj. Pranë Liqenit të Tiranës, ky rajon është i njohur për ndërtesat moderne, pamjen natyrore dhe çmimet e larta të tregut. Sipas vlerësimeve të agjentëve imobiliarë, shtëpitë në këtë zonë kapin vlera prej 500 mijë eurosh e më shumë, duke e bërë atë një investim serioz dhe të dëshiruar nga shumë figura publike.

    Franceska, e njohur për stilin e saj elegant dhe për praninë aktive në rrjete sociale, e ka ndarë këtë moment jo vetëm si një arritje personale, por edhe si një burim frymëzimi për ndjekësit e saj, sidomos për të rinjtë që ndjekin rrugën e suksesit dhe pavarësisë.

    Kliko linkun më poshtë për të parë videon:

    https://www.instagram.com/reel/DKcmbcDtOGN/?igsh=ZjNpN2oyc3FybGd2

  • Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit

    Atij i pëlqejnë burrat”, merr fund zyrtarisht martesa e Yllit

    Nëna e Yllit, Vlora është futur në fermë mbrëmjen e sotme për t’i sjellë një mesazh të rëndësishëm të birit nga jashtë.

    Ajo i ka sjellë një letër, ku thuhet se tashmë ai është zyrtarisht i divorcuar. Historia e Yllit u bë publike disa javë më parë, ku ish-bashkëshortja tashmë i kishte dërguar një letër ku edhe thoshte se atij i pëlqejnë burrat dhe kërkonte të mos i përmendej emri.

    Pas kësaj erdhi dhe reagimi i Yllit i cili tregoi një tjetër version, ku sipas tij shkak i zënkave ishte se partnerja e tij nuk i donte familjen.

    Pjesë nga biseda:

    Vlora: Kam ardhur t’i trgoj Yllit letrën se është i shkurorëzuar tani e në vazhdim.

    Luana: Ylli si ndihesh për këtë lajm?

    Ylli: Jam shumë i lumtur. Siç e kam përmendur gjatë kohës që më kanë ardhur mesazhe, e kam ndier veten që jam në një peng, mendoja se si do të pritet. Jam shumë i lumtur. Ky lajm është diçka që më ndryshoi jetën, dhe më la të jetoj jetën i lirë me familjen time.

    Luana: Uroj të gjesh njeriun e jetës tënde.

    Ylli: Njeriu njëherë gabon në jetë. Jam shumë i lumtur për momentin. Normalisht që personin e zemrës e kam menduar dhe e mendoj që të më dojë nënën, babën, familjen dhe të mos më largohjë asnjëherë nga familja.

  • Elvis Pupa : “As nuk më keni dhe as ju kam asnjë borxh”

    Elvis Pupa : “As nuk më keni dhe as ju kam asnjë borxh”

    Elvis Pupa, përmes një videoje të gjatë të publikuar në Instagram, ka reaguar në lidhje me zërat që qarkullojnë se aktori i humorit është në kërkim nga autoritetet australiane për kultivimin e kanabisit në ambientet e shtëpisë.

    Të gjithë synojnë të jenë perfektë. Unë kam lindur në fund të viteve ’70 dhe të jetoje fëmijërinë tënde në vitet ’80… obobo… Gjithmonë na thoshin: “Mos fol, ha çfarë të kemi vendosur ne përpara”. Por atëhere, lale, s’kishe shanse të gaboje, të mos guxoje të gaboje, sepse atëherë nuk ishe njeri, ishe turpi i familjes, turpi i fisit, turpi i shoqërisë, turpi i shkollës dhe turpi i lagjes. Si rrjedhojë, prindërit thoshin: ‘Ky nuk është fëmija im. Nuk e kam edukuar kështu unë këtë”, e nis ai videon, duke bërë një krahasim mes prindërve dhe mënyrës se si është rritur:

    Prindërit tanë ishin perfeksionistë. Ata po. Dhe jo të llojit që thjesht ta mbajnë shtëpinë pastër, se ajo dihet që kur vinin fqinjët, vinte prova e dy gishtave, që nuk kishte laborator që ia kalonte testimit të tyre se kur ishte hera e fundit që i kishe marrë pluhurat në shtëpi. Perfeksionizimi ishte i tipit që një fjalë ta thoje gabim, prindërit nuk të flisnin me gojë për një javë, madje nuk të shihnin me sy. Kalonin afër teje… Gjithmonë thoja: “Si ka mundësi që nuk më shkelin. Kalojnë kaq perfekt anash sikur unë nuk ekzistoj”. E kështu ti rritesh me idenë që duhet të rritesh perfekt. Duhet të ecësh siç duhet dhe të sillesh siç duhet. Në fund, nuk përfundon njeri, por një robot me ankth”.

    Ai e vijon “analizën” e tij, duke u shprehur se perfeksionizmi është një helm emocional:

    “Perfeksionizmi nuk është virtyt. Është një helm emocional, por emër trendi. Nuk është ambicie, vëlla. Nuk është sukses, por është një zë brenda kokës që të thotë gjithmonë: “Ti nuk je duke bërë akoma mjaftueshëm”, pavarësisht se ti ke dhënë gjithçka, edhe shpirtin. Ironia është që prindërit tanë nuk na urrenin, e kundërta. Ata donin që ne të ishim perfekt që bota të na vlerësonte, mos të na shkelte me këmbë.
    “Po bota prapë të shkel me këmbë dhe e bën me buzëqeshje, të shkel me klas”, tha Elvisi, ndoshta si një ironi për lajmet dhe thashethemet që qarkullojnë për të.

    “Nuk e them këtë për miratim, as nuk më intereson mendimi juaj, sepse jeta ime personale është personale. Nuk më keni borxh asgjë e as unë ju. Aspak!”, përfundoi ai videon.

    Sa i përket akuzës, mediat australiane bënë me dije se familja Pupa ka kryer aktivitet të paligjshëm në shtëpinë e tyre.

    Elvis Pupa reagon sërish: “Nuk më keni borxh asgjë e as

    Belina, e shoqja e Elvisit, dyshohet nga autoritetet australiane se është përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike dhe në lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Pupa ka dalë para gjykatës në Adelaide, teksa autoritetet pretendojnë se përgjatë 4 muajve të fundit, ajo ka kultivuar dhjetëra bimë narkotike.

  • Kthehet legjenda: Armend Rexhepagiqi zbulon surprizën që na kishte fshehur prej vitesh!

    Kthehet legjenda: Armend Rexhepagiqi zbulon surprizën që na kishte fshehur prej vitesh!

    Pas një pritjeje të gjatë dhe heshtjeje artistike, Armend Rexhepagiqi kthehet fuqishëm në skenë me një projekt që nuk do t’ju lërë indiferentë. Me anë të një fotografie të publikuar përkrah Aidës dhe kompozitorit të famshëm Darko Dimitrov, ai ka zbuluar atë që fansat kanë ëndërruar prej kohësh: një album të ri!

    Projekti mban emrin “Dashni e vjetër” dhe është një përmbledhje emocionale që përmbyll plot 20 vjet bashkëpunim artistik me Dimitrovin. Albumi publikohet nesër, në platformën YouTube, duke filluar nga ora 18:00, dhe pritet të rikthejë nostalgjinë e muzikës së mirëfilltë që ka shënuar breza.

    Por kjo nuk është e gjitha.

    Sonte, Rexhepagiqi do të ngjitet në skenë në një gala koncert madhështor nën patronazhin e Presidentes Vjosa Osmani, për të nderuar jetën dhe veprën e një prej ikonave të muzikës së lehtë shqiptare – kompozitorin Musa Piperku.

    Në këtë natë të veçantë, krah tij do të performojnë disa prej emrave më të dashur të publikut shqiptar:

    Inva Mula Genc Salihu Eneda Tarifa Jehona Sopi MC Kresha Fifi Shpat Deda Zanat si dhe Kori i fëmijëve “Okarina”, nën dirigjimin e Edon Ramadanit, të shoqëruar nga Orkestra “Libertas”.

    Një natë për artin, emocionin dhe rikthimin e madh. Mos e humbisni!

    https://www.instagram.com/p/DKNOhuwobkW/?igsh=N3lnaDFvdm5vMWdn

  • Tr*gjedi! Vde*in të paktën 34 persona pas përmbytjeve të mëdha

    Tr*gjedi! Vde*in të paktën 34 persona pas përmbytjeve të mëdha

    Të paktën 34 persona kanë vdekur në rajonin verilindor të Indisë, pasi përmbytjet e mëdha shkaktuan rrëshqitje dheu gjatë katër ditëve të fundit, thanë autoritetet, ndërsa departamenti i motit parashikoi më shumë shira të rrëmbyeshëm.

    Më shumë se një mijë turistë të bllokuar në shtetin himalajan të Sikkimit po evakuoheshin të hënën, thuhet në një deklaratë qeveritare, dhe ekipet e shpëtimit të ushtrisë u vunë në shërbim në shtetin Meghalaya për të shpëtuar më shumë se 500 njerëz të bllokuar në zonat e përmbytura.
    Në Bangladeshin fqinj, të paktën katër anëtarë të një familjeje u vranë në një rrëshqitje dheu në rrethin verilindor të Sylhet, ndërsa qindra strehimore janë hapur në rrethet kodrinore të Rangamati, Bandarban dhe Khagrachhari të dielën.

    Autoritetet kanë paralajmëruar për rrëshqitje të mëtejshme të dheut dhe përmbytje të menjëhershme, duke u bërë thirrje banorëve në zonat e cenueshme të qëndrojnë vigjilentë.

    Verilindja e Indisë dhe Bangladeshi janë të prirura për t’u prekur nga shira të rrëmbyeshëm që shkaktojnë rrëshqitje dheu vdekjeprurëse dhe përmbytje të menjëhershme, duke prekur miliona njerëz çdo vit.

    Rrugët dhe shtëpitë në qytetin Silchar të Assamit u përmbytën dhe pemët e rrëzuara kishin mbushur rrugët.

    “Po përballemi me shumë sfida. Kam një fëmijë, shtrati i të cilit është i zhytur në ujë. Çfarë do të bëjmë në një situatë të tillë? Ne qëndrojmë zgjuar gjatë gjithë natës”, tha Sonu Devi, një banor i Silchar.