Author: Shqiperia Sot

  • “‘Jam heroi i saj’ – Postimi i ndjerë i Luizit për vajzën që po emocionon rrjetin”(Foto)

    “‘Jam heroi i saj’ – Postimi i ndjerë i Luizit për vajzën që po emocionon rrjetin”(Foto)

    Luiz Ejlli, këngëtari i njohur dhe fituesi i “Big Brother VIP Albania”, ka prekur zemrat e ndjekësve me një postim të veçantë në rrjete sociale. Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij të vogël, shoqëruar me një mesazh të ndjerë që flet për dashurinë e pastër të një babai.

    “Jam heroi i saj… Jo sepse kam fuqi magjike, por sepse jam thjesht… babai i saj,” – shkruan Luizi, duke shprehur ndjesinë e thellë që përjeton në rolin e prindit.

    Ai tregon se, pavarësisht sfidave që jeta i ka sjellë, lindja e vajzës së tij ishte momenti kur ndjeu se kishte fituar gjithçka.

    “Kjo foto nuk është thjesht një kujtim. Është dëshmi që Zoti më besoi një mrekulli. Jam babai i saj, dhe ky është titulli më i madh që do mbaj ndonjëherë,” – përfundon ai në postimin që ka marrë mijëra pëlqime dhe komente mbështetëse.

    Ky moment i ndjerë sjell një anë tjetër të Luizit, atë të një babai të përkushtuar, duke dëshmuar lidhjen e fortë shpirtërore me vajzën dhe emocionin që vetëm prindërimi mund të japë.

  • Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

    Një rrëfim ‘tronditës’, Egli Tako hap zemrën dhe mendjen te Grida Duma

    Grida Duma ka trajtuar çështjen e shëndetit mendor, duke veçuar rrëfimin e Egli Takos për përjetimin e saj me atak paniku gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother VIP Albania”.

    Grida, ndër të tjera, ka theksuar se vendimi i Eglit për të ndarë historinë e saj dhe për të qenë e sinqertë në një reality show është një veprim që meriton vlerësim.

    “Një nga personazhet e këtij ‘Big Brother’ që ka tërhequr vëmendjen deri në nivele të larta të reagimeve, ndërgjegjësimeve, Egli Tako këtë e ka kthyer edhe në një kauz të vetë, që shkon shumë kur personi është i vërtet, vijon të jetë i vërtet, është forcë absolute ajo që në publik ta besh këtë, që shkon në kundërshtim me pamjet e para, sepse t’i shikon një vajzë që është e palestruar dhe është publike edhe me parë” ishin fjalët e Dumës.

    Gjatë qëndrimit të saj, Egli tregoi disa mënyra se si përpiqej të lehtësonte dhe të përballonte problemet me shëndetin mendor.

  • Lajmi që tronditi vendin: Artan Lame nuk ka vdekur, por ndodhet në koma cerebrale – deklarata e dhimbshme e Fevziut

    Lajmi që tronditi vendin: Artan Lame nuk ka vdekur, por ndodhet në koma cerebrale – deklarata e dhimbshme e Fevziut

    Blendi Fevziu ndau mbrëmjen e sotme me publikun një deklaratë tejet të ndjeshme dhe të rëndë, që ai vetë e cilësoi si “ndoshta njoftimin më të vështirë të jetës sime”.

    Duke folur për gjendjen shëndetësore të ish-kreut të Kadastrës, Artan Lame, gazetari i njohur sqaroi se, ndryshe nga lajmet që qarkulluan më herët gjatë ditës, Lame nuk ka ndërruar jetë, por ndodhet në koma cerebrale pas një ndërhyrjeje të rëndë në zemër.

    “Kam një njoftim të shkurtër, që është padyshim një nga njoftimet më të vështira që do të bëj ndoshta edhe në të gjithë jetën time. Një nga miqtë e mi personal… Artan Lame ndodhet në momente shumë të rënda të jetës së tij”, – u shpreh Fevziu me zë të dridhur.

    Sipas tij, operacioni në zemër, i cili u bë pas disa javësh problem shëndetësor, nuk arriti ta zgjojë më Lamen. Ai aktualisht është në koma cerebrale, por ende gjallë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve.

    Fevziu tha se njoftimi erdhi me kërkesë të familjes së Lames, për të ndaluar përhapjen e lajmeve të pavërteta dhe për të respektuar të vërtetën e dhimbshme, por ende të hapur.

    “Mos e bëni fakt të kryer një gjë që nuk ka ndodhur ende,” – përfundoi ai, duke lënë hapësirë për një rreze shprese.

  • Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Rudina e pyet kë ka për bashkëshort: Aktorja e lë pa fjalë: Kam marre atë që ti e ke pasur..

    Aktorja Oriana Cama ka folur rreth zhvendosjes së saj nga Shqipëria drejt Italisë, duke theksuar se shkak i kësaj është bërë njohja me bashkëshortin, i cili jetonte atje.

    Ajo ishte e ftuar në “Tv Klan”, në një intervistë me moderatoren Rudina Magjistari. Teksa po rrëfente zhvendosjen në Itali dhe po fliste për bashkëshortin e saj, aktorja zbuloi se ky i fundit dhe Rudina Magjistari kanë qenë shokë banke.

    Ky detaj e habiti moderatoren Rudina Magjistarin, e cila nuk mundet ta besojë rastësinë, por shprehu se Oriana ka bërë zgjedhjen e duhur.
    Biseda:

    Rudina Magjistari: Partneri është shqiptar?
    Oriana Cama: Shqiptar. Nuk e di pse mendojnë të gjithë që është italian.–Rudina Magjistari: Prej faktit që jeni zhvendosur direkt atje. Ai jetonte në Shqipëri kur u njohët?

    Oriana Cama: Jo, ai ka shumë vite…keni qenë në një klasë, Rudina.–Rudina Magjistari: Vërtet? Duhet ta shoh më mirë në fotografi.

    Oriana Cama: Po, te shkolla “Naim Frashëri”, keni qenë në një bankë sepse kur e mori vesh që jam…–Rudina Magjistari: Në Elbasan?
    Oriana Cama: Po.–Rudina Magjistari: Vërtet?

    Oriana Cama: Kur e mori vesh që jam te emisioni yt, tha “ua Rudina, shoqja ime e klasës”.–Rudina Magjistari: Si e ka emrin?–Oriana Cama: Julian Baxho.

    Rudina Magjistari: Uau! Ka ndryshuar aq shumë sa është e pamundur që unë…por është e pabesueshme, çfarë koincidence. Ka qenë djalë shumë i mirë, ke bërë zgjedhje shumë të mirë.

  • SPAK i sekuestroi një tjetër shtëpi/ Reagon Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa: Ja e vërteta…

    SPAK i sekuestroi një tjetër shtëpi/ Reagon Erion Veliaj dhe Ajola Xoxa: Ja e vërteta…

    Avokatët e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, kanë reaguar pas një vendimi të Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e një pasurie në një pallat në zonën e Selitës.

    Në një deklaratë për mediat, përfaqësuesit ligjorë theksojnë se Veliaj dhe Xoxa nuk janë pronarë të pasurisë së sekuestruar, as nuk kanë ndonjë lidhje pasurore apo ligjore me kompaninë “A.K.” shpk, subjekt ndaj të cilit është vendosur masa e sekuestrimit.

    Sipas tyre, apartamenti i Ajola Xoxës, ku çifti banon, është krijuar para martesës dhe nuk ka qenë asnjëherë objekt hetimi apo sekuestroje nga ndonjë autoritet ligjzbatues.

    Theksojmë se është në të drejtën ligjore të organit të akuzës të kryejë hetime, por dyshimet e ngritura duhet të bazohen në fakte konkrete dhe prova të verifikueshme, në respekt të parimit të prezumimit të pafajësisë dhe të drejtave themelore të individit” thuhet në deklaratë.

    Avokatët shtojnë gjithashtu se pasuritë e deklaruara nga Veliaj dhe Xoxa janë në përputhje me legjislacionin në fuqi, si para ashtu edhe pas martesës, dhe se ata kanë qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet.

  • Fati ironik i Artan Lames: 8 vite më parë rrëfeu si i shpëtoi vdekjes ,Ja çfare tha ai …

    Fati ironik i Artan Lames: 8 vite më parë rrëfeu si i shpëtoi vdekjes ,Ja çfare tha ai …

    Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër.

    Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas një operacioni të vështirë pikërisht në zemër. Lame kishte treguar përballjen me vdekjen dhe se si ndryshoi jeta e tij atëherë, pas operacionit në zemër.

    Pas provës me shëndetin, të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la semundja ishte që më bëri të humbas frikën nga vdekja. Realisht e kam humbur edhe pse mund të ndodhë çdo gjë. Mendova se pas asaj që kalova do bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtues. E llogaris më tepër vlerën e çdo momenti që kaloj dhe që humbas. Dy-tre media kishin bërë gati shkrimin për vdekjen time, për ta do ishte një gjë normale, bëje gati se nuk i dihet…por tashmë është një histori e kaluar”,tha Lame në një intervistë.

  • Beti Njuma rëqeth , zbulon momentet e fundit të Artan Lames !

    Beti Njuma rëqeth , zbulon momentet e fundit të Artan Lames !

    Ikja e papritur e Artan Lames i ka shokuar të gjithë. Miqtë e shumtë kanë mbetur pa fjalë nga lajmi i kobshëm që mbërriti këtë mëngjes nga Gjermania, pasi prisnin ashtu si herën e parë se ai do të kthehej, ama zemra këtë herë e tradhtoi.

    Moderatorja Beti Njuma ka bërë një shënim të ndjerë për ikjen e Tan Lames, mikut dhe bashkëpunëtorit të saj në shumë dokumentarë e emisione. Ajo tregon dhe betejën e parë të Lames me zemrën, në vitin 2016, kur ai thoshte se Zoti i kishte dhënë një jetë të dytë.

    “Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë”, shkruan Beti Njuma.

    Me një profil që shtrihej mes politikës, publicistikës, historisë dhe mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, Artan Lame u kthye në një figurë të respektuar dhe një ndër njerëzit që asnjëherë nuk heshtën atëherë kur duhej folur me ndershmëri dhe pasion për vendin.

    “Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore. Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta”, vijon ajo.

    Lexoni shënimin e plotë të Beti Njumës për ikjen e Artan Lames:

    Shumë dhimbje për largimin tënd të parakohshëm nga jeta Tani. Në mars të 2016 pas ndërhyrjes së parë në zemër rendëm në spital dhe e gdhimë duke pritur që t’ia dilje mbanë. Pas operacionit të suksesshëm më the pak a shumë se të ishte dhënë një jetë e dytë! Ty që gjithçkaje dije t’i jepje jetë, historive, rrëfimeve të së shkuarës, objekteve të vjetra, rraqeve që për këdo mund të ishin hedhurina por për ty sende me vlerë historike dhe njerëzore.

    Ishe studiuesi i historisë, njeriu që dinte të rrëfente Shqipërinë e vjetër si askush tjetër, koleksionisti i pasionuar që gjithmonë ankohej se nuk kishte më vend në shtëpi për atë pasuri të pashoqe që kishe mbledhur nëpër skuta. Pulla, foto, kartolina, armë, veshje ushtarake, xhaketa lloj-llojesh dhe një koleksion i çmuar që kishe ëndërr ta ndaje me të tjerët. Si në 2002 kur çele tek Galeria Kombëtare ekspozitën më të bukur me uniformat e shtetit shqiptar.

    Do na mungosh shumë Tani me dijen tënde të pashoqe, që në fakt reshte së ndari me publikun dhe lexuesit e Gazetës Shqip kur nise të merresh me punët e shtetit. Shtetit më të ngatërruar në botë siç thoje me një shprehje që për dreq nuk po me vjen. Do i mungosh jashtëzakonisht Mirelës dhe fëmijëve që kanë fatin të kenë ndarë me ty kujtimet më të bukura që mund të ndajë një baba dhe bashkëshort!

    Kam pasur privilegjin të realizoj disa dokumentarë me ty, udhëtime përmes rrënojave, dokumenteve të arkivit hartave të vjetra, fotografive të zverdhura nga koha, që i gjeje ku të ishin, që i njihje, shpjegoje dhe i sillje me dashuri të pakufishme për trashëgiminë. Ti nuk ishte thjesht një njohës i historisë por një dashnor i saj. Edhe pse sa herë të thoja këto vite pse heshtje, ngrije duart nga pafuqia. Fundja ti e kishe bërë luftën tënde. Tani ishte koha që stafetën ta merrnin të tjerët. Jam e bindur se ke bërë shumë paçka se e keqja është thuajse gjithmonë më e forte se ne.

    Lamtumirë, Tani, me dhimbje dhe lot në sy! Rrëfimet e tua do të jetojnë gjatë – në ekrane, copëra gazetash, në shkrime facebooku, në kujtime, në zemrat tona dhe tek Muzeu i ri, ëndrra jote e madhe që nuk arrite ta shohësh të përuruar. Do të të kujtoj ngahera si mikun e dashur që asnjëherë nuk përtonte të të ndihmonte. Studiuesin plot pasion për të rrëfyer Shqipërinë, si te këto foto shkëputur nga dokumentari ynë i 2006 për Top Story në Top Channel: MISTERET E 28 NËNTORIT!

  • LAJMI I FUNDIT/ Thellohen akuzat ndaj Erion Veliajt, SPAK i jep një tjetër “goditje”…

    LAJMI I FUNDIT/ Thellohen akuzat ndaj Erion Veliajt, SPAK i jep një tjetër “goditje”…

    Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar një tjetër pronë të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.

    Pasuritë e sekuestruara janë të regjistruara në emër të subjektit tregtar A.K., por sipas Prokurorisë se Posaçme ka dyshime se Veliaj dhe Xoxa kanë interesa pasurore mbi këto pasuri që ndodhen te rezidenca Kodra e Diellit.

    Po ashtu, SPAK i ka shtuar edhe një vepër tjetër penale, atë të “fshehjes së pasurisë”. Gjashtë akuza të tjera janë ngritur ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt dhe bashëshkortes së tij Ajola Xoxës.

    Pas kryerjes së veprimeve hetimore në kuadër të këtij procedimi penal, Prokuroria e Posaçme ka arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se shtetasit nën hetim E. V. dhe A. X. kanë konsumuar edhe elementët e veprës penale të “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, shkruan SPAK.

  • “Ndahet nga jeta Artan Lame – humbje e madhe për administratën dhe trashëgiminë kulturore”

    “Ndahet nga jeta Artan Lame – humbje e madhe për administratën dhe trashëgiminë kulturore”

    Artan Lame, një nga figurat më të spikatura të administratës publike shqiptare, ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare pas një beteje të gjatë me problemet shëndetësore. Ai po trajtohej në Gjermani për pasojat e një ishemie të rëndë.

    Gjatë karrierës së tij, Lame drejtoi institucione të rëndësishme si ALUIZNI dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës, ku la gjurmë për qasjen e tij profesionale dhe vizionin në rregullimin e çështjeve të pronësisë.

    Veç kontributit në administratë, ai ishte një zë i njohur në media si opinionist dhe një pasionant i historisë dhe trashëgimisë kulturore. Njohuritë e tij në fushën e dokumentacionit historik dhe filatelisë shqiptare e bënin një figurë të rrallë në skenën publike.

    Ndarja e tij nga jeta është një humbje e ndjeshme për vendin, duke shënuar mbylljen e një kapitulli me peshë në shërbimin publik dhe debatin intelektual shqiptar.

  • “Shkencëtarët zbulojnë ‘dritën e jetës’ që fiket kur vdesim!”

    “Shkencëtarët zbulojnë ‘dritën e jetës’ që fiket kur vdesim!”

    Shkencëtarët kanë zbuluar se të gjitha qeniet e gjalla – përfshirë njerëzit – lëshojnë një dritë shumë të dobët, të padukshme me sy të lirë, gjatë gjithë jetës së tyre. Kjo dritë, e quajtur “emision fotonik ultra i dobët”, ndalon plotësisht në momentin e vdekjes. Duke përdorur kamera ultra të ndjeshme, studiuesit kanë vëzhguar këtë fenomen tek organizma si minjtë dhe bimët. Zbulimi sjell një qasje të re për të kuptuar gjendjen shëndetësore të trupit dhe për të monitoruar jetën në nivele kuantike, duke hapur rrugë për aplikime të reja në mjekësi dhe biologji.