E ftuar sot në “Mos i bjer me Top”, Meri tregoi mes lotësh një histori të dhimbshme që ka kaluar kur ishte studente, ku disa persona tentuan ta rrëmbenin dhe e dhunuan.
“Kur Shqipëria ishte në vitet e tranzicionit, desh kam rënë viktimë rrëmbimi. Isha studente shoqërova një shoqen që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Ajo iku thash a do vish dhe ti të kalosh kufirin, thash do kthehem të vazhdoj studimet. Unë marr autobusin që shkonte deri në Fier. Duhet të shkoja në Elbasan në universitet.
Aty po kërkoja një autobus, pash disa burra që rrotulloheshin, thash këtu diçka nuk po shkon. Thash po marr një taksi, hipa një taksi aty hipi dhe një burrë i moshuar thash të lutëm më ço në Elbasan. Sa bën 3-4 kilometra, një ta ndaluar, hapën dyert dhe më tërhoqën me zor. Dy tre meshkuj më futën me forcë në një makinë tjetër. Me çojnë drejt një pylli, para meje ishin një makinë me ushtarak që po futeshin në atë zonë.
Ata e panë skenë por u dëgjua që kur këta njerëz ndaluan makinën. Më goditën me grusht në turinj, ata bërtitën lëshoje. Kam shpëtuar nga ushtarët dhe jam kthyer në Elbasan. Më lanë në një çezmë, lava hundët e gjakosura, sa herë më del gjak nga hundët më kujtohet kjo gjë”-tregoi Meri.
Pas më shumë se dy vitesh mungesë në ekran, Arbana Osmani është gati të rikthehet. Duket se pritjes po i vjen fundi. Mësohet se Arbana është në bisedime të thella për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.
Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar, ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive. Duket se moderatorja i ka thënë “Po” ofertës së majme, për t’u rikthyer në një tjetër sezon. Por shumë janë ndjekësit që pyesin rreth formatit që këtë herë ajo do të drejtojë.
Ndonëse vetë televizioni ka disa variante, ku përfshihet edhe një reality, duket se ende nuk është vendosur se çfarë do të drejtojë. Propozimi që përflitet deri më tani, është një format me histori reale, të ngjashme me atë që Arbana ka moderuar vite më parë. Megjithatë, gjithçka do të bëhet publike, para nisjes së sezonit të ri në shtator. Ajo çfarë dihet me siguri është fakti se një ofertë shumë bujare është bërë për të, të cilën vetë Arbana ka vendosur që ta pranojë.
Në skenën e “X Factor Albania” moderatorja erdhi me një rrëfim sa frymëzues e të guximshëm vetëm pak javë më parë, duke paralajmëruar një zhvendosje të saj në këtë televizion. Teksa shumë është aluduar në rrjet për largimin e saj nga televizioni ku punoi për vite me radhë në programe të ndryshme, ajo i dha sonte të gjitha përgjigjet. Këto të fundit, nuk i përngjasojnë atyre që shpesh jemi mësuar të dëgjojmë.
“2 vite më parë, ndoshta në këtë orë, në një studio të madhe me shumë drita, në programin që kishte mbërthyer shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte! Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë, audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Afërmendsh, kushdo që ishte afër meje asokohe dhe dëgjonte që thosha se vitin tjetër nuk do të isha më në prezantimin dhe drejtimin e “Big Brother”, më thoshte se po ja fus kot, se po bëj shumë gabim!
Se është maja e spektaklit, se do ishte fundi i karrierës time, se do më mbylleshin të gjitha dyert, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm, se do pendohesha. Natyrisht, një pjesë dolën të vërteta. E pavarësisht korit që kisha kundër atë kohë, unë vendosa të largohesha, jo pa keqardhje, por se po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë. Se po humbisja veten time!”, u shpreh prezantuesja.
Edhe pse ka bërë përherë punën që ka dashur, Arbana ndan me publikun atë pjesë që i kishte munguar aq shumë dhe mbase e kishte tjetërsuar. Një mesazh ky që nuk është fama, suksesi, paratë apo klikimet elementët që na bëjnë të ndihemi të gjallë e të kompletuar!
Kam filluar ta bëj këtë punë që 14 vjeç jo për t’u bërë e famshme, por se më buronte, se kam dashur të komunikoj me publikun. Pavarësisht se nuk kam qenë imazhi perfekt i bukurisë në televizion. S’kisha atë gjatësinë, ecjen, duart i mbaja keq…Akoma i mbaj keq! Unë prapë kam bërë në televizion gjithçka që kam dashur. Jo gjithmonë ia kam dalë, por nuk jam dorëzuar asnjëherë! Se prindërit më kanë mësuar se duhet të luftosh për atë që do, të qëndrosh edhe kur thyhesh! E megjithatë para 2 vitesh u dorëzova! U largova nga ajo studio e madhe zemërthyer, u largova duke menduar nëse kolegët e mi do më shkruanin apo do më flisnin. Ika dhe nuk kisha asnjë plan B. Asnjë! Nuk dija se çfarë doja, por dija se çfarë nuk doja dhe kaq më mjaftonte. Kisha shumë frikë, por frika për të ndryshuar, nuk ishte më e madhe se frika për të qëndruar, por e mundi. Dalëngadalë rikuperova kohën me fëmijët e mi, shijova jetën reale. Atë që s’ka lidhje me followersat, grimin. Duke ikur nga suksesi në sytë e publikut, po njihja një sukses të ri, jo rehat, por pa atë ndjesinë që të mbyt, që nuk të lë të lirë. Një dhuratë që po i bëja vetes time. Jeta ka mënyrën e vet për të treguar se duartrokitjet e audiencave të mëdha ishin zëvendësuar me ato të fëmijëve të mi.
Ne nuk jemi në këtë jetë për të qenë të përsosur! Nëse thyhemi, të ringrihemi më të fortë! Në kërkimin për sukses, këshilla ime është të mos humbni dritën tuaj! Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve! Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit”, përfundoi Arbana Osmani.
A viral video capturing Angelina Jolie’s distant and unusual behavior toward one of her bodyguards has sparked major concern among her fans.
The 49-year-old actress was attending the Cannes Film Festival last week for the premiere of the highly anticipated movie Eddington, which stars Pedro Pascal, Emma Stone, Joaquin Phoenix, and Austin Butler.
Despite her stunning appearance on the red carpet, a circulating video shows several awkward interactions between Jolie and a specific member of her security team. In clips trending on TikTok, the Hollywood star is seen avoiding eye contact and even changing her facial expression abruptly when the man attempts to speak to her.
Fans quickly took to TikTok and Twitter to speculate about the nature of their relationship. Some suggested that Jolie appeared clearly uncomfortable and even “trapped” in his presence.
“She looks like she needs security from her security,” one user joked.
“This is giving The Bodyguard, but not in a good way,” commented another.
While some argued it could simply be a moment taken out of context, others defended the actress, saying it’s clear she values personal space and emotional boundaries.
So far, neither Angelina Jolie nor her team have made any official comment regarding the incident.
🔥 “Fans Worried After Bizarre Angelina Jolie Moment With Bodyguard Goes Viral – What’s Really Going On?”
Fatmir Mediu është shprehur se opozita ka përcjellë në Shtetet e Bashkuara një raport ku evidentohen shkeljet zgjedhore të 11 majit.
Gjithashtu Mediu u pyet se përse SHBA-të nuk e kanë uruar ende kryeministrin Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
Përgjigjet Mediu: “Mos harroni një gjë, nëse marr Presidentin francez që thotë se Shqipëria duhet të jetë pjesë e BE-së deri në 2030, është pikërisht Franca që nuk pranon zgjerimin e BE. Është pikërisht Franca që sajoi këtë Komunitetin Politik të Europës. Është pikërisht Merz dhe nuk thotë asnjë fjalë për zgjerimin dhe është skeptik. Në IDU u tha se janë frenuar emigrantët nga Afrika për të shkuar në Itali, duke u thënë se do të përfundojnë në Shqipëri, që është jashtë Europës. Pra Shqipëria shihet si gogoli për të frenuar emigrantët nga Afrika. Përsa i përket SHBA-ve, ne kemi përcjellë një raport në SHBA me problematikat e zgjedhjeve, bazuar edhe në raportin e OSBE-së. Kjo duket sikur është një luftë për Berishën, jo. Kjo është një luftë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershm“
Elvis Pupa reagon publikisht pas lajmeve që po qarkullojnë në media, ku pretendohet se ai është “arratisur” dhe “në kërkim”. Me një deklaratë të qartë dhe të drejtpërdrejtë në rrjetet sociale, aktori dhe moderatori i njohur i mohon kategorikisht këto lajme, duke i quajtur “të pavërteta dhe keqdashëse”.
🗣️ “Prej më shumë se një muaji ndodhem në Tiranë, me angazhime profesionale të planifikuara,” – shkruan ai, duke theksuar se çdo përpjekje për ta paraqitur ndryshe është “manipulim i pastër”.
Pupa shprehet gjithashtu se edhe bashkëshortja e tij, Belina, vijon aktivitetin e saj profesional dhe është “plotësisht e lirë”, ndërsa procesi që po përflitet është ende në zhvillim dhe i takon drejtësisë të flasë e fundit.
Ai mbyll reagimin e tij duke dënuar keqpërdorimin e lajmit për qëllime klikimesh, dhe thekson se do ta përballojë çdo situatë me qetësi dhe transparencë.
Një 63-vjeçar, shtetas italian, ka ndërruar jetë pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në një klinikë dentare në Tiranë.
Policia njofton se shtetasi D. S., 63 vjeç, me banim të përkohshëm në Tiranë, ka shkuar për mjekim në spital, pasi dyshohet se pas një ndërhyrje kirurgjikale më datë 20.05.2025, në një klinikë dentare në Rrugën e Kosovarëve nuk është ndier mirë.
63-vjeçari, pavarësisht ndihmës mjekësore të marrë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2 kanë kryer veprimet e para hetimore, ku i kanë marrë deklarim administratorit dhe dentistit të klinikës.
Materialet u referuan në Prokurori, për vlerësim të mëtejshëm të rastit.
Moderatorja Kiara Tito e ftuar në një intervistë në Top Albania Radio, erdhi ndryshe me projekte të reja dhe duket se, jo shumë në fushën e saj.
Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me karrierën e saj, familjen dhe projektet e reja. Ajo ka treguar se shumë shpejt do të sjellë së bashku me Luizin një film për të cilin ka nisur puna.
“Jemi duke u organizuar për të bërë një film bashkë, është hera e parë që e them. Ai e ka thënë pak edhe në Story megjithatë nuk kishte asgjë konkrete. Tani është momenti që ne jemi në fillimet tona sepse filmi normalisht që do shumë kohë që të dalë, por ky është një projekt që ne kemi dëshirë që ta bëjmë sa më shpejt. Në vazhdimësi do t’i mbledhim të gjitha detajet.”
Do të jetë një film komedi apo një film që flet për historinë e tyre të dashurisë?
Sigurisht që do të ketë edhe dashuri brenda, ku do shkojmë ne të dy pa transmetuar pak dashuri?!
Pas hyrjes së tij në “Ferma VIP” dhe zhurmës që shkaktoi historia e tij me Alben, duket se Limi Hoti po ndez sërish rrjetin – këtë herë me veprime që nuk lënë vend për dyshime!
Sot në mëngjes, ai postoi në Instagram një foto me tre vajza mjaft atraktive, në poza provokuese, ndërsa më pas e çoi edhe më tej: një video ku fokuson pjesë intime të tyre, duke lënë pak për imagjinatën.
A është kjo një mesazh direkt për Alben? Fansat nuk vonuan të komentojnë:
“Alba është histori, Limi po jeton ‘single life’ maksimalisht!”
Të tjerë u shprehën të zhgënjyer: “Ky s’po ndalet më, ku është respekti për ish-in?”
Nga çfarë shihet, marrëdhënia e tij me Alben ka përfunduar, dhe Limi po bën gjithçka për ta treguar publikisht.
A është ky fundi i një dashurie apo fillimi i një “show” të ri? Mbetet për t’u parë…
Fifi dhe Egli kanë ndezur rrjetet sociale me një video të re që po qarkullon me shpejtësi. Dy këngëtaret shfaqen duke kënduar me humor një frazë që po bëhet virale:
“If you’re done with your ex, move to the next. The only ex I want is extra money!”
Por ajo që e ka bërë videon akoma më tërheqëse është momenti në fund, kur të dyja shpërthejnë në të qeshura dhe lëshojnë një rënkim komik – një kombinim perfekt i energjisë pozitive dhe autoironisë që fansat i adhurojnë.
Reagimet kanë qenë të shumta, me ndjekës që komentojnë: “Duan show? Jepu Fifin dhe Eglin!”, ose “Kjo video më bëri ditën!”.
Mesa duket, përpos talentit muzikor, dyshja po shndërrohet edhe në ikonë të humorit në rrjete sociale.
Një moment totalisht i papritur dhe ultra-komik ka ndodhur gjatë një emisioni televiziv, ku një fizioterapist ishte i ftuar për të demonstruar disa teknika relaksimi dhe manipulimi trupor. Në një moment, teksa gazetarja ishte duke folur me kamerën dhe nuk e kishte fare mendjen, ai i vendos duart në qafë dhe… “krack!” – një kërcitje e fortë që u dëgjua qartë LIVE!
Gazetarja mbeti pa fjalë për disa sekonda, ndërsa publiku dhe pjesa tjetër e stafit shpërthyen në të qeshura. Reagimi i saj? Një përzierje mes habisë dhe humorit, që e bëri momentin edhe më të paharrueshëm.
“U tregove i pabese i tha gazetarja më vonë me të qeshur.
Tani, videoja po bën xhiron e rrjetit dhe shikuesit nuk po ndalojnë së ndarë dhe komentuar këtë moment viral.
🎥 Shiko videon e plotë më poshtë – ky është një nga ato momente që nuk shkruhen, por DUHET t’i shohësh me sytë e tu!