Author: Shqiperia Sot

  • Gjesti puth ‘Eglin’ në mes të koncertit – publiku shpërthen në ovacione! ( video )

    Gjesti puth ‘Eglin’ në mes të koncertit – publiku shpërthen në ovacione! ( video )

    Teksa ka ende shumë paqartësi mbi marrëdhënien e tyre, një moment i papritur ka ngritur në këmbë publikun në koncertin e fundit të Gjesti-t.

    Artisti ka pranuar një bluzë dhuratë nga fansat, ku ishte printuar një foto e tij me Eglin. Turma e pranishme filloi të brohoriste në kor: “Puthe, puthe!”

    Gjesti u mendua për pak çaste dhe u shpreh: “Duhet me ndjenja…”, përpara se ta puthte foton në bluzë – një veprim që elektrizoi skenën dhe nxiti ovacione të fuqishme nga të pranishmit.

    Ky gjest ka lënë të nënkuptohet se ndjenjat mes tij dhe Eglit mund të mos jenë shuar plotësisht…

    Shiko videon dhe jep komentin tend ⬇️⬇️⬇️

    https://www.instagram.com/reel/DKouZ_cOVeT/?igsh=cmptMHlwZjhyMGFs

  • Nënë dhe foshnje? Një ngjarje e errët trondit qytetin

    Nënë dhe foshnje? Një ngjarje e errët trondit qytetin

    Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Romës këtë fundjavë, pas zbulimit të dy trupave të pajetë në një nga hapësirat më të frekuentuara të gjelbërta të qytetit, parku Villa Doria Pamphili.

    Pasditen e së shtunës, rreth orës 16:30, pranë një zone me mbeturina u gjet pa shenja jete një foshnjë rreth 6 muajshe, me shenja dhune në trup. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një kukull, por të pranishmit shpejt e kuptuan se ishte një ngjarje tragjike.

    Vetëm pak orë më vonë, afërsisht 100 metra më tutje, u bë edhe një tjetër zbulim: trupi i një gruaje i fshehur në një thes të zi. Viktima ishte pa dokumente identifikimi, por e veshur dhe e vendosur nën një rresht me oleandra.

    Hetuesit dyshojnë për një lidhje mes viktimave, duke ngritur pistën se mund të jenë nënë e bijë, të braktisura në park nga i njëjti person. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, gruaja mund të ketë ndërruar jetë më herët se foshnja. Për të përcaktuar lidhjen mes tyre dhe shkakun e vdekjes, do të kryhen analiza të ADN-së.

    Një familje që po luante volejboll në park ishte ajo që zbuloi trupin e gruas, ndërsa dëshmitë e kalimtarëve dhe kamerat e sigurisë përreth po verifikohen për të rindërtuar kronologjinë e ngjarjes.

    Në mbrëmje, dy gra panë një femër të re në gjendje të çuditshme mbi një urë brenda parkut, me sjellje të pasigurt dhe të tronditur. Nuk përjashtohet mundësia që kjo grua të ketë lidhje me ngjarjen.

    Villa Doria Pamphili, zakonisht sinonim i qetësisë dhe natyrës, është tashmë epiqendër e një hetimi të ndërlikuar kriminal që ka lënë pas një ndjesi ankthi dhe shumë pyetje pa përgjigje.

  • Jozi emocionon me dedikimin prekës për futbollistin nga Kosova!

    Jozi emocionon me dedikimin prekës për futbollistin nga Kosova!

    Teksa në “Air Albania” vijon të luhet ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, vëmendja nuk është vetëm në fushë. Edhe rrjetet sociale janë ndezur nga emocionet, reagimet dhe mesazhet që vijnë nga figura të njohura publike.

    Një ndër më të ndjerët ka ardhur nga Jozi, i cili në një Instastory prekëse, ka shpërndarë një foto të futbollistit kosovar Mirlind Daku, të cilit i ka dedikuar fjalë të forta zemre.

    “Do të doja të ishe nga minuta e parë në lojë Mirlind Daku, por besoj me shpirt që nëse çunat kanë nevojë, ti do futesh e do na nderosh,” – shkruan ai, duke e shoqëruar postimin me një mesazh të thjeshtë, por të fuqishëm: “Ne do fitojmë.”

    Mirlind Daku është pa dyshim një nga emrat më të lakuar në këtë sfidë të rëndësishme, për shkak jo vetëm të performancës së tij në fushë, por edhe për peshën simbolike që mbart si përfaqësues i Kosovës në fanellën kuqezi.

    Ndeshja vazhdon… por shpresa për një fitore historike është më e madhe se kurrë.

  • Vesa Vllasaliu “konfirmon” romancën me futbollistin shqiptar – fotot që ndezën rrjetin!

    Vesa Vllasaliu “konfirmon” romancën me futbollistin shqiptar – fotot që ndezën rrjetin!

    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka bërë një paraqitje që s’mund të kalonte pa u vënë re – dhe këtë herë, nuk ka të bëjë me modën.

    Pak para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi në stadiumin “Air Albania”, Vesa ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqet e buzëqeshur, e veshur me fanellën kuqezi – dhe jo çfarëdo fanelle, por atë me numrin 19, që i përket futbollistit të kombëtares, Mirlind Daku.

    Ky detaj ka ndezur menjëherë rrjetin, me komentues që aludojnë se kjo nuk është një zgjedhje rastësore, por një sinjal i qartë për një lidhje që s’po fshihet më. Thashethemet për një romancë mes Vesës dhe sulmuesit të njohur kanë qarkulluar prej muajsh, por asnjëherë nuk janë konfirmuar zyrtarisht nga të dy.

    Por tani, duket se heshtja po zëvendësohet me gjeste publike. Fansat kanë shpërthyer në komente – nga ata që i urojnë si çift, tek ata që mezi presin një konfirmim zyrtar.

    A është ky postimi që “zbulon” lidhjen? Apo thjesht një përkrahje si tifoze? Çfarëdo qoftë, një gjë është e sigurt: Vesa dhe fanella me numrin 19 janë bërë tema e ditës.

  • Tifozët dhe fëmijët në Tiranë u kthyen në ‘armiq’ – Serbia dramatizon gjithçka pas ndeshjes!

    Tifozët dhe fëmijët në Tiranë u kthyen në ‘armiq’ – Serbia dramatizon gjithçka pas ndeshjes!

    Edhe pse ndeshja Shqipëri–Serbi përfundoi pa gola, duket se në mediat serbe loja nuk ka mbaruar ende. Me tone dramatike dhe përshkrime thuajse imagjinare, portalet në Beograd kanë pasqyruar barazimin si një skenar ‘lufte psikologjike’.

    Kurir e ka cilësuar ndeshjen si “terrori në Tiranë” dhe ka shkuar deri aty sa të thotë: “Po na sulmojnë djemtë tanë!”. Por çfarë ndodhi realisht? Fëmijët shqiptarë, gjatë himnit serb, bënë gjestin e shqiponjës dykrenare – një simbol kulturor dhe kombëtar. Kjo është marrë nga mediat serbe si “tmerr i pastër” dhe “provokim i padurueshëm”.

    Madje Kurir nuk nguron të përdorë tituj si:

    “Skandalet nuk mbarojnë – fëmijët treguan shqiponjën, një ferr i vërtetë për lojtarët tanë”, ndërsa përfundimi i ndeshjes u shoqërua me titullin dramatik: “Futbollistët serbë mezi shpëtuan jetën në Tiranë!”

    Ndërkohë, Blic raporton:

    “Skuadra e Dragan Stojkoviç i mbijetoi ferrit të Tiranës” dhe pretendon se lojtarët janë goditur tri herë në kokë. Sipas tyre, arbitri David Massa “nuk pati guxim” t’i nxirrte serbët nga fusha.

    Ironikisht, këto reagime vijnë nga një media që harron shpejt – përfshirë incidentin real të Beogradit, ku një ndeshje e Shqipërisë u ndërpre dhunshëm nga tifozët vendas dhe përfundoi me rezultat zyrtar 0-3 për Shqipërinë.

  • 💣 “Motra ime vdiq 6 muajshe për t’i shpëtuar jetën Enver Hoxhës!” – Rrëfimi tronditës i Laert Vasilit që askush s’e priste 😢🇦🇱

    💣 “Motra ime vdiq 6 muajshe për t’i shpëtuar jetën Enver Hoxhës!” – Rrëfimi tronditës i Laert Vasilit që askush s’e priste 😢🇦🇱

    Aktori dhe regjisori i njohur Laert Vasili ka dhënë një dëshmi rrëqethëse që po bën xhiron e rrjetit.

    Në një intervistë të fundit, ai ka treguar se motra e tij e vogël, vetëm 6 muajshe, humbi jetën sepse, sipas tij, iu mor gjaku për të rigjeneruar gjakun e diktatorit Enver Hoxha.

    🩸 “Ishte fëmija i parë i prindërve të mi… i morën shumë gjak gjatë analizave. Atëherë thuhej se ky gjak përdorej për rigjenerimin e gjakut të diktatorit. Të gjithë e dinin çfarë ndodhte në gjiret e fshehta të Liqenit Artificial – por askush nuk flet.”

    Me tone të forta akuze, Vasili shton:

    💬 “Vdes diktatori dhe Shqipëria mbushet me njerëz që qajnë me lot… por me zor gjen dikë që gajaset. Dosjet janë ende të mbyllura. Hipokrizia është e madhe!”

    🕳 A është ky vetëm një rrëfim personal, apo një nga sekretet më të errëta të diktaturës që ende nuk janë zbuluar?

  • Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

    Ozempic po rritë ‘gjatësi’ meshkujsh? Të dhënat ‘dridhin’ rrjetin

    Ozempic, ilaçi që po bën namin në botë për humbjen e peshës, është rikthyer sërish në qendër të vëmendjes por këtë herë jo për arsye që i përkasin dietave apo diabetit.

    Në rrjet po qarkullon një teori e çuditshme dhe po aq e bujshme: disa burra që kanë përdorur Ozempic po raportojnë se penisi i tyre është “zgjatur”.

    Madje, ky fenomen online tashmë ka marrë emrin “Ozempic penis”.

    Ozempic could be contributing to an increase in average penis size (Steve Christo - Corbis/Corbis via Getty Images)

    Në platforma si Reddit, përdorues të shumtë kanë ndarë përvoja personale duke thënë se kanë vënë re një “rritje të dukshme” në përmasat e organit gjenital pas përdorimit të ilaçit. Njëri prej tyre shprehet: “M’u duk si një ndryshim real, afro një inç më shumë…”.

    Por çfarë thonë ekspertët?

    Urologët e shohin këtë efekt si rezultat të drejtpërdrejtë të humbjes së peshës konkretisht yndyrës që grumbullohet në zonën pubike. Me zhdukjen e kësaj shtrese dhjamore, penisi “zhvillohet” vizualisht më shumë jashtë, duke krijuar përshtypjen e zgjatjes.

    Statistikat britanike madje raportojnë një rritje të mesatares kombëtare të gjatësisë së penisit nga viti 2022 në 2024, dhe disa dyshojnë se trendi mund të jetë ndikuar pikërisht nga popullariteti i Ozempic.

    A është ky një tjetër “efekt anësor” i padeklaruar i ilaçit? Apo thjesht një mashtrim vizual për shkak të barkut më të sheshtë?

    Një gjë është e sigurt, Ozempic nuk ndalet së habituri.

  • Motrat e serbëve do kënaqen!” – Shakohoxha shpërthen live me deklaratën që po bën xhiron e rrjetit! 😳🔥 ( video )

    Motrat e serbëve do kënaqen!” – Shakohoxha shpërthen live me deklaratën që po bën xhiron e rrjetit! 😳🔥 ( video )

    Në një moment që askush nuk e priste, gazetari i njohur Dritan Shakohoxha gjatë një emisioni live ka habitur të gjithë me një deklaratë që ka ndezur rrjetet sociale:

    “Ne do respektojmë motrat e serbëve… s’ka asgjë të keqe, përkundrazi, do kënaqen dhe ato!”

    Fjalët e tij janë komentuar gjerësisht, me disa që e kanë parë si një mesazh për paqe e tolerancë, ndërsa të tjerë si një thumbim epik ndaj kundërshtarëve.

    Nuk dihet nëse ishte thjesht humor, provokim apo një lapsus i qëlluar, por një gjë është e sigurt: Shakohoxha e di si ta ndez atmosferën para ndeshjes Shqipëri – Serbi!

    💬 Si e komentoni ju këtë deklaratë? Genialitet apo provokim?

    Shikoni videon ne faqen ne instagram dhe jepni komentin tuaj aty dhe mos harro te besh follow ⬇️⬇️⬇️⬇️⬇️

    https://www.instagram.com/reel/DKmsEiFMBjM/?igsh=MXh3MTMybjZidXRwNg==

  • 🧨 Skandal me çmimet! Bileta për Shqipëri–Serbi shkon deri në 1000€ – Ja sa kushtonte në Beograd dhe pse tifozët janë të revoltuar 🔥

    🧨 Skandal me çmimet! Bileta për Shqipëri–Serbi shkon deri në 1000€ – Ja sa kushtonte në Beograd dhe pse tifozët janë të revoltuar 🔥

    Ndërsa Shqipëria dhe Serbia pritet të përballen sërish në një nga ndeshjet më të nxehta të viteve të fundit, tifozët shqiptarë janë përballur me një surprizë aspak të këndshme: çmimet e biletave kanë kapur qiellin, duke shkuar deri në 1000 euro për një vend në stadium!

    Nga një analizë e publikuar nga @jogalbania në Instagram, mësohet se biletat për këtë supersfidë janë ndër më të shtrenjtat në historinë e kombëtares shqiptare. VIP? 1000 euro. Tribunë? 400-850 euro. Pas portës? Akoma nuk dihet, por vështirë të jetë “nën 3-shin” që dikur paguanin serbët.

    Për të kuptuar më mirë absurditetin e këtyre çmimeve, është sjellë në vëmendje një krahasim me ndeshjen historike të 14 tetorit 2014, kur Shqipëria dhe Serbia u përballën në Beograd. Atëherë, një biletë VIP në stadiumin “Partizani” kushtonte vetëm 9 euro, ndërkohë që tribuna qendrore shitej për 7 euro, dhe bileta pas portës… vetëm 3 euro!

    Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar biletën e ruajtur nga ajo kohë si provë për çmimet simbolike që aplikoheshin në Serbi, duke ironizuar:

    “Serbët nuk dinin të fitonin nga bileta, stadiumi ishte për të gjithë, i lirë për të varfër e të pasur, jo për Instagram!”

    Kjo kontrast i thellë me realitetin shqiptar ka ngjallur debate të forta në rrjet. Pse duhet të paguajë një tifoz shqiptar paga mujore vetëm për të parë një ndeshje? A po përjashtohet tifozëria e zakonshme nga stadiumi, në favor të VIP-ave dhe Instagramit?

    Në një koment ironik në postim thuhet:

    “Kur e mendoj, në ndeshjen me Andorrën kishim bileta 100 euro në karshi!! Kemi ec përpara, mor vëlla, po këta çmime nuk i ka as Premier League…”

    Në fund, pyetja që lind është e thjeshtë: A është bërë futbolli për t’u parë nga populli, apo vetëm për elitën me para? Tifozët kanë vetëm një përgjigje: “Ku janë çmimet e Beogradit?”

    1,000 dinarë serbë (RSD) janë afërsisht 860–870 lekë shqiptare (ALL), në varësi të kursit të këmbimit të ditës.

  • U akuzua për përdorim pa leje të muzikës folklorike, reagon Luizi pas deklaratës së kompozitorit ( video )

    U akuzua për përdorim pa leje të muzikës folklorike, reagon Luizi pas deklaratës së kompozitorit ( video )

    Luiz Ejlli ka zgjedhur të thyejë heshtjen rreth zërave që po qarkullojnë së fundmi në rrjete sociale, ku aludohet për një shtatzëni të dytë të Kiarës. Në vend të një deklarate klasike, ai publikoi një video me tone humoristike dhe folklorike, ku shfaqet me bashkëshorten dhe vajzën e tyre të vogël, Luna Mari.

    Mes batutave dhe autoironisë, Luizi mohoi në mënyrë indirekte lajmet për një fëmijë tjetër në horizont, duke sjellë një qasje krejt ndryshe dhe argëtuese për ndjekësit. Videoja u shpërnda menjëherë gjerësisht në rrjet, duke marrë vëmendjen e publikut për mënyrën kreative të reagimit.

    Por krahas entuziazmit, nuk munguan as zërat kritikë. Kompozitori Driton Fazliu reagoi publikisht duke sqaruar se muzika e përdorur në klip është huazuar nga një këngë ekzistuese. Sipas tij, melodia është krijuar nga Milaim Mezini, ndërsa orkestrimi mban firmën e M&D Studio, konkretisht Muhamet Selimit dhe vetë Fazliut.

    Ai shprehu keqardhje që në publikimin e videos nuk u përmendën autorët origjinalë, duke theksuar rëndësinë e njohjes dhe respektimit të kontributit artistik, veçanërisht kur bëhet fjalë për trashëgiminë folklorike.

    Por Luizi nuk e ka lënë me kaq, me anë të një postimi në llogarinë personale të Instagram-it, ai shprehet kështu:

    https://www.instagram.com/stories/itsluizejlli/3649606375113378171?utm_source=ig_story_item_share&igsh=ZWo3dzg5NG4wajdm