Author: Shqiperia Sot

  • “Një shpirt i lirë? Legjenda e Annabelle zgjohet sërish”

    “Një shpirt i lirë? Legjenda e Annabelle zgjohet sërish”

    A është kthyer mallkimi i Annabelle-s? Kukulla e famshme që frymëzoi filmat horror u përfol se ishte zhdukur, dhe interneti shpërtheu në teori të frikshme. Por çfarë ndodhi vërtet?

    Ditët e fundit, një panik i pazakontë përfshiu rrjetet sociale: “Annabelle ka ikur nga muzeu!”, thoshin komentet. TikTok, Instagram dhe forumet horror u pushtuan nga meme dhe teori tronditëse: a kishte shpëtuar kukulla e mallkuar? Ajo që prej dekadash mbahej e izoluar në një kuti qelqi, thuhej se kishte humbur gjatë një ekspozite të re në SHBA.

    Kukulla e tmerrit, e njohur nga historia reale e një infermiereje në vitet ’70 që përjetoi fenomene të pashpjegueshme, prej kohësh ishte simboli i frikës. Hetuesit Ed dhe Lorraine Warren e kishin izoluar në Muzeun Okult, duke paralajmëruar se brenda saj fshihej një shpirt i lig.

    Por kur nisi turneu “Devils on the Run”, thashethemet shpërthyen: “Annabelle është larguar nga kutia”, “është zhdukur në rrugë”, “është në lëvizje”…

    Pas disa ditësh ankthi, Dan Rivera, hetues paranormal dhe kujdestar i muzeut, publikoi një video në TikTok: “Po e shihni vetë… Annabelle është këtu. As nuk është zhdukur, as nuk ka dalë nga muzeu.”

    Gjithsesi, misteri mbeti: nëse nuk kishte lëvizur, si shpërtheu ky panik? Kush e përhapi lajmin? Dhe çfarë ndodhi realisht gjatë ekspozitës?

    Edhe pse zyrtarisht ajo nuk ka lëvizur, shumë adhurues të horrorit mbeten skeptikë.

    Në fund të fundit, kur bëhet fjalë për Annabelle… askush nuk është plotësisht i qetë.

  • “Ai që donte t’i linte popullit gjithçka: trashëgimia që mbeti e gjallë”

    “Ai që donte t’i linte popullit gjithçka: trashëgimia që mbeti e gjallë”

    Ditën e sotme u mbajtën homazhet në nder të Artan Lames, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë pas një ndërhyrjeje në zemër.

    Historiani Auron Tare, në një prononcim për News24, e përshkroi Lamen si një figurë të pazëvendësueshme që rrallëherë i dhurohet një shoqërie. Sipas tij, Lamja ishte një nga koleksionistët më të mëdhenj në Ballkan dhe ndër më unikët në Europë.

    “Nuk është e lehtë të flasësh në një ditë si kjo. Ne, miqtë e tij të ngushtë, kemi vendosur ta kujtojmë me buzëqeshje dhe histori plot humor. Ishim me fat që Lamja ishte pjesë e jetës sonë, si në aspektin privat, ashtu edhe në atë publik,” – tha Tare.

    Ai shtoi se pavarësisht debateve e përplasjeve mes tyre, gjithmonë gjenin gjuhën e përbashkët.

    “Lamja nuk ishte thjesht një koleksionist, por një shpirt që jetonte për historinë dhe trashëgiminë. Deri ditën e fundit ai dha porosi për muzeun që ëndërronte, sepse besonte se koleksioni i tij i përkiste popullit shqiptar.”

  • “Miliona për një strateg: Çfarë fitoi PD përtej votave?”

    “Miliona për një strateg: Çfarë fitoi PD përtej votave?”

    Ish-kryeministri Sali Berisha, në një konferencë për media, është ndalur në mënyrë të veçantë te figura e Chris LaCivita, drejtuesi i fushatës së tij elektorale dhe këshilltari strategjik i Partisë Demokratike. I pyetur nëse pagesa për LaCivitën ia kishte vlejtur, Berisha u përgjigj me bindje: “Ia vlejti shumë! Kjo ishte një betejë jetike për fatin e Shqipërisë.”

    Sipas Berishës, LaCivita solli një ekspertizë të pakrahasueshme, duke e cilësuar si bashkëpunëtorin më të suksesshëm që PD ka pasur ndonjëherë:

    “Drejtoi fushatën më të suksesshme në histori. Ekspertiza e tij dhe udhëzimet u morën në konsideratë plotësisht.”

    Ai nuk kurseu superlativat, duke e krahasuar LaCivitën me figurat kyçe të fitores së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë:

    “Kontraktimi i tij ishte akti më i mirë dhe më i rëndësishëm që bëri PD. Ai është bashkëkryestrategu i rikthimit më të fuqishëm në historinë e njerëzimit.”

    Në vijim, Berisha tha se fushata e fundit, edhe pse nuk rezultoi me fitore, ishte më e mira në karrierën e tij:

    “Paraçitëm programin më transformues, bëmë fushatën më të mirë të jetës sime. Por, kjo farsë elektorale nuk fitohet nga opozita, pavarësisht cilësisë.”

    Sa i përket transparencës financiare, Berisha theksoi se gjithçka do të bëhet publike brenda afateve të përcaktuara ligjërisht.

  • “Ironi apo pajtim? Postimi i papritur i Ronaldos për Eglin ndez rrjetin”

    “Ironi apo pajtim? Postimi i papritur i Ronaldos për Eglin ndez rrjetin”

    Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të zëshëm ishte gazetari Ronaldo Sharka. Ai nuk ngurroi të komentonte shpesh me tone kritike, duke vënë në pah mënyrën e saj të lojës dhe ndjenjat që shprehu ndaj Gjestit brenda shtëpisë.

    Një nga momentet më të përfolura ishte kur Egli u largua përkohësisht nga spektakli dhe u rikthye sërish si banore. Gjatë asaj kohe, ajo nisi të humbiste ndjekës në Instagram, ndërsa Ronaldo i dokumentonte këto rënie në Instastory me postime ironike si: “Egli humbi 1000 ndjekës… sapo humbi edhe 1000 të tjerë… dhe tani 3000 më pak.”

    Por, ndonëse ai ishte ndër më të ashpërit në qëndrimet e tij, së fundmi Ronaldo i ka habitur të gjithë me një kthesë të papritur. Pikërisht në Instastory – aty ku më parë ironizonte Eglin – ai shpërndau këngën e saj të re “Jetë”, duke i dhënë një mbështetje publike të qartë.

    Ky veprim i Ronaldos është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal pajtimi apo vlerësimi për rrugëtimin e Egli Tako jashtë BBVIP.

  • Ish-çifti Meta-Kryemadhi nën akuzë: SPAK mbyll hetimet për një nga çështjet më të bujshme të dekadës

    Ish-çifti Meta-Kryemadhi nën akuzë: SPAK mbyll hetimet për një nga çështjet më të bujshme të dekadës

    SPAK ka përfunduar hetimet për një nga dosjet më të bujshme të viteve të fundit, që përfshin ish-presidentin Ilir Meta dhe ish-kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Hetimet janë përqendruar në tre çështje kryesore: aferën CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA dhe hetimin pasuror ndaj ish-çiftit Meta-Kryemadhi.

    Të dy ish-zyrtarët janë hetuar për vepra penale që përfshijnë korrupsionin, pastrimin e parave dhe mosdeklarimin/fshëhjen e pasurisë. Dosja do të dërgohet në ditët në vijim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca paraprake.

    Në këtë fazë, gjykata do të vendosë:

    nëse çështja do të kalojë për gjykim, nëse hetimet duhet të plotësohen, ose nëse procedimi penal do të pushohet.

    Monika Kryemadhi pritet të njoftohet për akuzat në mesditën e së martës, ndërsa Ilir Meta do të njoftohet zyrtarisht në orën 14:00 të po së njëjtës ditë.

    Përveç tyre, SPAK do të komunikojë akuzat edhe ndaj dy personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje: Ema Çoku dhe Pirro Xhixho.

  • “Dhunë, Manipulim dhe Traumë:Rrëfimet Tronditëse të Big Mama-s, Nennës dhe Elinarës”

    “Dhunë, Manipulim dhe Traumë:Rrëfimet Tronditëse të Big Mama-s, Nennës dhe Elinarës”

    Tri gra të forta – Big Mama, Nenna dhe Elinara – zgjodhën të ndajnë plagët më të thella të jetës së tyre në një spektakël që u shndërrua në një thirrje për ndërgjegjësim, forcë dhe kurajë. Me lot në sy, ato rrëfyen përvojat e dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, duke sfiduar tabutë dhe heshtjen që shpesh rrethon këto tema në shoqërinë shqiptare.

    Big Mama: “Unë isha viktimë”

    Këngëtarja Big Mama tregoi për lidhjen e saj të parë, një marrëdhënie ku dhuna u shfaq qysh në fillim.

    “Filloi me xhelozi, presion psikologjik, më largoi nga miqtë dhe më mbylli në vetvete. Nuk isha më vetja. Kur ndjeva që diçka nuk shkonte dhe ia thashë, ai filloi dhunën. Nga një shtrëngim në fyt, nuk munda të ha për një javë.”

    Ajo u përpoq ta fshihte gjithçka për shkak të frikës nga opinioni publik dhe reagimi i familjes. Por më në fund, e gjeti forcën për të thënë: “Duhet të shpëtoja. Kuptova që isha një viktimë dhe i dërgova një mesazh ku i thashë që dua t’i jap fund.”

    Nenna: “E fala me fjalë, por jo me shpirt”

    Fermerja Nenna foli për një marrëdhënie të mbushur me manipulim, kontroll dhe dhunë emocionale.

    “Në Zvicër njoha një djalë. Fillimisht m’u duk karizmatik, por më izoloi, më ndaloi rrjetet sociale. Më vonë zbulova që kishte instaluar një kamerë të fshehtë në shtëpi. Hyra në depresion, përdora ilaçe, u ndjeva e mbyllur nga të gjitha anët.”

    Pavarësisht gjithçkaje, ajo pranoi të takohej sërish me të, dhe aty ai i pranoi tradhtinë.

    “Më kërkoi falje, tha që ndodhi vetëm një herë. E fala me fjalë, por jo me shpirt. Humba besimin. S’i besoja askujt më.”

    Elinara: “Më mirë të humbja jetën, sesa dinjitetin”

    Një histori tronditëse solli Elinara, e cila në moshën 18-vjeçare përjetoi një tentativë përdhunimi nga dy persona që ajo i njihte.

    “Një komshi më tha të hipja në makinë me një mikun e tij. Por shoferi mori drejtim tjetër. Filluan të më kërcënonin. Në një moment, hapa derën e makinës dhe u hodha. Humbisa ndjenjat në rrugë, por shpëtova. Doja më mirë të humbja jetën sesa të përfundoja në duart e tyre.”

    Ajo zgjodhi të heshtte për të mos shqetësuar familjen, por ajo ngjarje i la një plagë të thellë.

    Mesazhi i Big Mama-s për vajzat:

    Në fund të spektaklit, Big Mama përcolli një mesazh të fuqishëm:

    “Shumë herë ne shqiptarët mendojmë çfarë thonë të tjerët. Por asnjë familje nuk ka fëmijë për të hedhur poshtë. Mos iu përgjëro asnjë mashkulli. Bëhuni zonja e vetes suaj.”

  • Goditja ndaj një zyrtari publik/ Ja sa vite burg rrezikon gruaja e Macron

    Goditja ndaj një zyrtari publik/ Ja sa vite burg rrezikon gruaja e Macron

    Një ngjarje e pazakontë ka tronditur opinionin publik francez dhe më gjerë: bashkëshortja e presidentit Emmanuel Macron, Brigitte Macron, është vënë në qendër të vëmendjes pas një incidenti të bujshëm, ku dyshohet se ka goditur një zyrtar publik gjatë një debati të ashpër në ambientet e një eventi zyrtar.

    Sipas burimeve të para, përplasja ka ndodhur pas tensioneve që kishin lindur mbi një vendim politik që prekte arsimin publik – një kauzë që Brigitte Macron e ka për zemër. Dëshmitarët thonë se ajo ka humbur durimin pas një komenti provokues nga zyrtari në fjalë.

    Ligji francez është shumë i qartë për raste të tilla. Goditja ndaj një zyrtari publik në ushtrim të detyrës konsiderohet vepër penale dhe dënohet me deri në 3 vite burg dhe një gjobë deri në 45,000 euro. Megjithatë, gjithçka varet nga rrethanat specifike të ngjarjes dhe nëse incidenti do të konsiderohet si agresion fizik i vërtetë apo një reagim i momentit pa pasoja të rënda.

    Zyra e presidentit ende nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, ndërsa mediat janë në pritje të reagimit nga vetë Brigitte Macron. Ndërkohë, opinioni publik është ndarë mes atyre që e mbrojnë si një reagim njerëzor ndaj padrejtësisë dhe atyre që kërkojnë ndëshkim të barabartë për të gjithë.

    Ngjarja pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ndërsa të gjithë sytë janë kthyer nga Pallati Élysée.

  • Dhendrri i Sali Berishes ka publikuar pamjet e nje dokumentari nga NETFLIX qe do zbuloje skandalet ne Shqiperi, se si eshte kapur Shteti! Zbuloni detajet

    Dhendrri i Sali Berishes ka publikuar pamjet e nje dokumentari nga NETFLIX qe do zbuloje skandalet ne Shqiperi, se si eshte kapur Shteti! Zbuloni detajet

    Një tjetër përplasje e fortë në arenën ndërkombëtare ka filluar të marrë vëmendje mediatike dhe politike për Shqipërinë. Pas debatit në Kongresin Amerikan mbi fondet e SHBA-së që, sipas dëshmive, janë kanalizuar drejt Fondacionit Soros për të ndikuar në drejtësinë shqiptare, dhe pas dokumentarit të transmetuar nga rrjeti prestigjioz ZDF/Arte mbi kapjen e institucioneve shtetërore në Shqipëri, në horizont shfaqet një tjetër projekt mediatik me ndikim potencial global.

    Në një postim në rrjetin Facebook, Jamarbër Malltezi, anëtar i Partisë Demokratike dhe zëri i artikuluar i opozitës ndaj asaj që ai e konsideron “kapje e shtetit”, ka bërë të ditur se një producent i huaj po shqyrton mundësinë për realizimin e një dokumentari për platformën Netflix, që do të trajtojë pikërisht përdorimin e sistemit të drejtësisë si armë politike në Shqipëri, si dhe roli i George Soros dhe diplomatëve ndërkombëtarë në këtë proces.

    Postimi i tij origjinal thotë:

    “Në vijim të debateve ne Kongresin Amerikan ku u zbulua se paratë e SHBA ju kaluan Soros dhe u përdorën për t’i dhënë drejtësinë në dorë Edi Ramës që të luftojë liderin e opozitës konservatore, dhe pas dokumentarit të ZDF-arte mbi kapjen e çdo zyre shteti nga Edi Rama, një producent po mendon të bëjë një dokumentar për Netflix mbi përdorimin e gjyqësorit si armë politike në Shqipëri dhe rolin e Soros dhe diplomatëve.

    Po kërkojnë së pari informacione sa më të detajuara (dhe më pas sugjerime se kush don t’i thotë në kamera) lidhur me:

    • rolin e fondacionit Soros në reformën në drejtësi;
    • rolin e fondacionit East-West të Soros në punët e drejtësisë (dhe të Delina Ficos ish-partneres së Ramës dhe gruas së ministrit të Ramës);
    • përzgjedhjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve (përdorimi i motrës së zv/kryeministrit si etalon për drejtësinë);
    • takime/komunikime të hapura apo jo të prokurorëve dhe gjyqtarëve me përfaqësues të qeverisë dhe eksponentë të Soros, përfshirë Yuri Kim (Edi Rama, Ulsi Manja, Taulant Balla ose Agaci); dinë që prokuroren e ka promovuar Taulanti nga Elbasani dhe takimet e Ulsit me Dumanin;
    • kërkesa ose urdhra që ish-ambasadorja ka bërë për prokurorët e SPAK për të proceduar penalisht Sali Berishën (kanë intervistën e Escobar);
    • takime të Taulant Ballës me Irena Gjokën te bar kafe Hilton;
    • informacione të tjera që të tregojnë cenimin e standardeve apo që gjyqësori është kthyer në armë politike.**

    Nëse keni informacione të tilla ju lutem mi nisni me email ose messenger në Facebook. Ju konfirmoj ruajtjen e anonimatit sipas kërkesës suaj.”

    Reagime të pritshme dhe ndikim ndërkombëtar

    Ky njoftim pritet të krijojë jehonë të gjerë, jo vetëm për përmbajtjen, por edhe për përmasën që merr çështja nëse dokumentari realizohet për një platformë me audiencë globale si Netflix. Propozimi për të trajtuar Shqipërinë si një rast konkret të përdorimit të drejtësisë për qëllime politike do të rikthejë edhe një herë në vëmendje kritikat e vazhdueshme të opozitës për kapjen e sistemit të drejtësisë dhe përfshirjen e aktorëve ndërkombëtarë në mënyrë të njëanshme.

    Nëse do të realizohet, dokumentari mund të sjellë pasoja të ndjeshme si në perceptimin ndërkombëtar të institucioneve shqiptare, ashtu edhe në raportet e ardhshme diplomatike të vendit.

  • Incidenti në Liverpul, momenti kur makina hyn mes turmës dhe plagos 50 persona! Ja çfarë dihet deri më tani rreth ngjarjes

    Incidenti në Liverpul, momenti kur makina hyn mes turmës dhe plagos 50 persona! Ja çfarë dihet deri më tani rreth ngjarjes

    Autoritetet që po hetojnë rastin e automjetit që u përplas me një paradë tifozësh të Liverpulit,  duke plagosur 50 persona,  kanë përjashtuar skenarin e sulmit terrorit.

    Incidenti nuk po trajtohet si terrorizëm”, deklaruan autoritetet në deklaratën e tyre.

    Duhet theksuar se nga 50 pjesëmarrësit që u plagosën, 27 janë dërguar në spital dhe se 4 prej tyre janë fëmijë.

    Një burrë 53-vjeçar britanik, i cili besohet të ketë qenë drejtuesi i mjetit, është në “duart” e autoriteteve.

    Policia britanike po heton mundësinë që ky të ketë qenë një “sulm i qëllimshëm” i motivuar nga dhuna e tifozëve.

    “Po kryhen hetime të gjera për të përcaktuar rrethanat që çuan në përplasje.”

    Kryeministri i vendit, Keir Starmer, e përshkroi incidentin si “të tmerrshëm”, ndërsa Liverpul theksoi në një deklaratë se mendimet e ekipit janë me ata që janë prekur nga incidenti, sipas Guardian.

    Skena në Liverpul është e tmerrshme, mendimet e mia janë me të gjithë të plagosurit ose të prekurit. Dua të falënderoj policinë dhe shërbimet e emergjencës për reagimin e tyre të shpejtë dhe të vazhdueshëm ndaj këtij incidenti tronditës. Jam duke qëndruar në hap me zhvillimet dhe kërkoj që t’i japim policisë hapësirën që i nevojitet për të hetuar incidentin”, shtoi Starmer.

    https://x.com/britfirst/status/1927071793619112005?s=46&t=JJfGIILDIAzonsZvmchxSQ

  • Njihuni me djemtë e Gerta Gixharit, publikon pamje të rralla krah tyre

    Njihuni me djemtë e Gerta Gixharit, publikon pamje të rralla krah tyre

    Ish banorja e ‘Big Brother VIP Albania’, Gerta Gixhari, tregon anën e saj më të ngrohtë dhe përkushtimin si nënë në një postim të veçantë në rrjetet sociale.

    Gerta ka ndarë për herë të parë një moment të rrallë me ndjekësit e saj, duke publikuar imazhe të mrekullueshme që tregojnë kohën e kaluar me djemtë e saj.

    Kjo ndarje ka rikthyer vëmendjen te jeta e saj private, e cila më parë ka qenë një temë mjaft e rezervuar.

    Para se të bëhej pjesë e spektaklit të njohur, Gerta ishte mjaft e kujdesshme në ndarjen e momenteve me fëmijët e saj.

    Profesionalizmi dhe rezervat e saj i kanë dhënë një dimension të veçantë historisë së saj personale, duke e bërë çdo publikim më intriguese. Ndërsa shumë nënë zakonisht ndajnë çdo hap të jetës së fëmijëve të tyre, Gerta ka zgjedhur të mbajë një linjë të qartë midis jetës private dhe asaj publike.

    Pjesa më e rëndësishme e këtij postimi është reagimi i ndjekësve, të cilët e kanë përshkruar atë si një nënë të përkushtuar dhe shembull të shkëlqyer për çdo prind. Ky veprim ka marr miliona komente dhe shpërthime dashamirësie nga ndjekësit, të cilët e shohin atë si një figurë frymëzuese.

    https://www.instagram.com/reel/DKHlvf_oIcf/?igsh=dnZ5cGQ5empsMDM4