Author: Shqiperia Sot

  • Emigrimi i heshtur i një ylli – Parashqevi Simaku dhe jeta pas famës

    Emigrimi i heshtur i një ylli – Parashqevi Simaku dhe jeta pas famës

    Këngëtarja e madhe Parashqevi Simaku ka ndarë për herë të parë arsyet që e shtynë të largohej nga Shqipëria në fillim të viteve ’90. Në një intervistë për emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ajo ka rrëfyer një pjesë të panjohur të jetës së saj – udhëtimin e vështirë si emigrante, larg dritave të skenës.

    Fillimisht, Simaku udhëtoi drejt Italisë, në një udhëtim që nisi me shumë vështirësi dhe një pasaportë të blerë.

    “Nëna më tha: do shkoj të shoh vëllain tim në Itali, ishte një nga refugjatët. Qante gjithmonë dhe më tha: ‘Aman, ti je shumë e njohur’. Shkova me mikeshën time në ambasadë. Ambasadori italian më njihte nga mbrëmjet festive që organizonte partia. Më tha: ‘Po ti je Parashqevia! Mos u mërzit, do flas me Dash Dervishin që të përgatitin dhomën e miqve. Se isha edhe e varfër…’”

    Ajo kujton me emocione se s’kishte asnjë para, por mikpritja dhe ndihma e njerëzve që takoi i hapën një rrugë të re.

    “Më sollën një makinë diplomatike. Më pas erdhën një burrë dhe grua nga New York-u, nga Dibra e Maqedonisë. Donin të hapnin muzikë atje, të argëtoheshin. Ata më blenë një pasaportë italiane – ishte emër i rremë: Victoria Marini! Unë flisja italisht, dukesha si italiane.”

    Më 9 mars 1992, ajo mbërriti në New York, ku gjithçka i dukej si një botë krejt tjetër.

    “U shokova kur mbërrita. Thoja: pse është qielli kaq i lartë këtu? Në Shqipëri retë i kemi si kapele. Më dukej sikur kisha ardhur në një tjetër planet. Shqiptarët më donin shumë, më pritën ngrohtë.”

    Ky rrëfim sjell në vëmendje jo vetëm historinë personale të një artisteje të madhe, por edhe realitetin e ashpër të mijëra shqiptarëve që lanë pas gjithçka për një të ardhme më të mirë.

  • Një kujtim i gjallë i vitit 1999 – Gruaja nga Tirana ribashkohet me vajzën nga Peja

    Një kujtim i gjallë i vitit 1999 – Gruaja nga Tirana ribashkohet me vajzën nga Peja

    Një moment prekës ka rikthyer kujtimet e dhimbshme, por edhe krenare, të luftës së Kosovës në vitin 1999. Një grua nga Tirana, zonja Lirie, është ritakuar pas plot 26 vitesh me një vajzë nga Peja, të cilën e mbajti në duar gjatë kohës kur familja e saj i hapi derën si strehë në ditët e errëta të luftës.

    Sot, ajo vajzë është rritur, dhe bashkë me zonjën Lirie kanë rikrijuar fotografinë e dikurshme – një imazh që dikur përfaqësonte shpëtimin, ndërsa sot simbolizon dashurinë, mirënjohjen dhe lidhjet e pandashme mes shqiptarëve.

    Takimi i tyre u bë në Pejë dhe u ndanë në rrjetet sociale nga Melisa Zekaj, duke prekur thellë mijëra shqiptarë anembanë botës.

    Ky çast nuk është thjesht një ribashkim mes dy njerëzve, por një dëshmi e gjallë e humanizmit dhe solidaritetit që populli shqiptar tregoi në një nga momentet më të vështira të historisë së tij.

  • Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit, ja sa do të jetë shpejtësia e lejuar

    Riparimi i autostradës Tiranë-Qafë Kashar përfundon brenda vitit, ja sa do të jetë shpejtësia e lejuar

    Punimet për zgjerimin e autostradës, në segmentin nga Tirana në Qafë Kashar po vijojnë me ritme të shpejta dhe sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), do të përfundojnë brenda këtij viti.

    Rruga e re do të jetë e kategorisë A dhe në të shpejtësia e lejuar do të jetë 130 km/h.

    Inxhinierja e Sektorit të Menaxhimit të Projekteve, Adja Sefa bën me dije se si pasojë e punimeve, trafiku i mjeteve që vijnë nga Durrësi drejt kryeqytetit është devijuar në korsitë e reja, me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese.

    Ndërkohë, Sefa thekson se pavarësisht afatit kontraktual që është shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë në dhjetor të këtij viti.

    “Është punuar me ndërtimin e dy korsive të reja në të dyja anët e rrugës. Trafiku i mjeteve nga Durrës drejt Tiranës është devijuar në dy korsitë e reja, me qëllim vijimin e punimeve në korsitë ekzistuese. Duke qenë se punimet kanë ecur me ritme të kënaqshme, edhe pse afati kontraktual është shtatori 2026, pritet që punimet të përfundojnë në dhjetor të vitit 2025.”, tha Sefa për mediat.

  • Ndahen Jozi dhe Loredana ?

    Ndahen Jozi dhe Loredana ?

    Joz Marku dhe Loredana Brati, të cilët u lidhën gjatë qëndrimit në ‘Big Brother VIP Albania’ nuk po e ndjekin më të njëjtën rrugë edhe jashtë saj

    Së fundmi, Jozi ka hequr Loredanën nga lista e ndjekësve në Instagram, ndërsa ajo ende e ndjek atë. Ky veprim ka shkaktuar reagime të shumta në rrjet, duke bërë që ndjekësit të aludojnë për një ndarje mes tyre.

    Spekulimet janë shtuar edhe më shumë kur këngëtari publikoi një këngë të re, me tekst që flet për dhimbjen dhe ndarjen.

    IMG 7378

    Duket se marrëdhënia e tyre ka marrë fund pa shumë zhurmë, por me shumë zëra.

    IMG 7377
  • “Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ja cfare po i ben Gjestit…

    “Ajo është depresive…”/ Gazetarja shpërthen ndaj Eglit: Ja cfare po i ben Gjestit…

    Gazetarja Enki Braçaj ka qenë e ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ka folur më shumë për lajmet e fundit që kanë bërë bujë në botën e showbiz-it.

    Ajo është ndalur edhe te kënga e re e ish-finalistes së “Big Brother VIP 4”, Egli Tako, ku nuk i ka kursyer thumbat për të.

    “Tani ajo po tregohet e zgjuar, që më në fund me këtë histori, ajo po fiton, se boll humbi.

    Ajo është depresive, sepse që është një mesazh i qartë për Gjestin, këtë e dimë të gjithë. Dhe sot e kësaj dite, ajo vazhdon dhe i thotë:

    “Unë nuk të fal” – nëse e dëgjojmë tekstin – dhe pastaj thotë “se zemra më sjell te ti”. Kjo nuk ndodh në realitet.

    Nëse unë të urrej, të urrej”, tha gazetarja.

    E pyetur ‘nuk mendon se je nxituar pak me termin “depresive”?’, Enki u përgjigj:

    ”Jo, absolutisht. Jemi bërë tani me këtë ‘bullizmin’, ‘depresionin’, kemi frikë të themi mendimin tonë, në këtë kohë që gjithë njerëzit kanë probleme mendore. Depresive, është një person që shikon vetëm zi dhe unë mendoj se shikon vetëm zi. Sepse është një vajzë që mori gjithë atë famë nga BBV, atë famë po e përdor për fama dhe para, bravo në fund të ditës.

    Por mund t’a përdorte shumë më mirë dhe mund t’a përdorte larg hijes së Gjestit. Nuk mendoj se ajo duhet të vazhdojë karrierën e saj muzikore, të flasë vetëm për ish-at në këtë jetë. Mua nuk më pëlqeu, m’u duk depresive”.

  • Nga skena në rrugë – Këngëtarja Parashqevi Simaku zbulon të vërtetën e fotos së famshme

    Nga skena në rrugë – Këngëtarja Parashqevi Simaku zbulon të vërtetën e fotos së famshme

    Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka ndarë së fundmi një rrëfim befasues për një periudhë të panjohur të jetës së saj – jetesën si e pastrehë në rrugët e New York-ut, larg skenës dhe vëmendjes publike.

    E ftuar në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, Simaku ka sqaruar të vërtetën pas fotove që qarkulluan disa muaj më parë në rrjete sociale, ku ajo u shfaq e vetmuar në rrugët e Amerikës, çka shkaktoi shqetësim dhe trishtim te shumë shqiptarë.

    Por rrëfimi i saj i habit të gjithë: ajo thotë se nuk ishte e detyruar, por kishte zgjedhur vetë një mënyrë tjetër jetese.

    “Pse mos të rrija jashtë? Isha jashtë sepse zgjodha të jem. Në atë kohë, qindra amerikanë ishin jashtë si unë. Kishim vende ku mund të shkonim, por unë zgjodha të isha jashtë. Ishte e imja. E quaj një pjesë të mirë të jetës sime, absolutisht,” – u shpreh ajo.

    Ky rrëfim rrëzon perceptimin e zakonshëm për situatën dhe sjell në qendër një figurë të njohur që, në mënyrë të ndërgjegjshme, ka zgjedhur të përjetojë realitete të ndryshme, përtej jetës publike dhe karrierës artistike.

  • Seanca e tensionuar në Kuvend: Spiropali ndaj Berishës – “Koha juaj ka mbaruar”(Video)

    Seanca e tensionuar në Kuvend: Spiropali ndaj Berishës – “Koha juaj ka mbaruar”(Video)

    Kuvendi i Shqipërisë u rikthye në seancë plenare këtë të enjte, pas një ndërprerjeje të gjatë për shkak të zgjedhjeve të 11 majit. I pari që mori fjalën ishte ish-kryeministri Sali Berisha, i cili u rikthye në foltore për të denoncuar procesin zgjedhor, të cilin e cilësoi si një “farsë”.

    Por fjala e tij u ndërpre nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, në momentin që përfundoi koha e lejuar për diskutim. Spiropali ndërhyri me një koment ironik që ndezi sallën plenare:

    Spiropali: “Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.”

    Berisha reagoi menjëherë me një kundërpyetje të shkurtër, por domethënëse:

    Berisha: “Cila kohë?”

    Ky shkëmbim replikash riktheu tensionin në sallën e Kuvendit, duke e bërë të qartë se përplasjet politike pritet të vazhdojnë me të njëjtin intensitet edhe pas zgjedhjeve.

    Kliko linkun më poshtë per te parë videon:

    https://www.youtube.com/live/fcv09WvRcI0?si=0aixWAmmM8KLcLja

  • “Vajzat po vriten kot” – Një thirrje për drejtësi nga babai i Ilarias

    “Vajzat po vriten kot” – Një thirrje për drejtësi nga babai i Ilarias

    Vrasja e Ilarias, një vajzë e re shqiptare që jetonte në Itali, ka lënë pas një boshllëk të pashpjegueshëm. Familja e saj është e shkatërruar, ndërsa babai, Flamur Sula, në një intervistë për La Repubblica, shprehet me dhimbje se koha nuk shëron plagë të tilla.

    “Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë më mungon Ilaria. 20 maji ishte ditëlindja e saj. Për ne ishte si një funeral i ri. Ajo nuk do të jetë kurrë më në gjendje të mbushë 23 vjeç.”

    Ai ndalet edhe tek ngjarja e fundit në Napoli, ku një vajzë 14-vjeçare, Martina Carbonaro, u vra nga ish-i dashuri. Për Sulën, kjo ishte një plagë e hapur që u ripërjetua sërish:

    “Ishte sikur gjithçka të ndodhte nga e para. Si mund të jenë kaq të ftohtë, kaq të egër? Vajzat po vriten kot.”

    Në mes të dhimbjes, ai ngre një thirrje për veprim dhe reflektim:

    “Qeveria duhet të ndërhyjë. Nuk e di çfarë lexojnë ose studiojnë këta fëmijë, por diçka nuk shkon. Ne mendonim vetëm për punën dhe ndërtimin e jetës. Sot, kemi vetëm frikë.”

    Sula rrëfen se ka frikë edhe për djalin e tij 18-vjeçar dhe përpiqet ta udhëzojë për marrëdhëniet dhe respektin ndaj vajzave:

    “I them se ‘jo’ do të thotë ‘jo’, dhe nëse dikush përfundon marrëdhënien, duhet ta pranojë.”

    Për familjen Sula, normaliteti është shkatërruar. Flamuri mbyll fjalën e tij me një rrëfim të trishtë që përmbledh realitetin e tyre të përditshëm:

    “Jeta jonë është kthyer në një rrugë të vetme: nga shtëpia në varreza. Asgjë tjetër.”

  • Çfarë i thanë njëri-tjetrit presidenti Macron dhe bashkëshortja Brigitte pasi ajo e shtyu?

    Çfarë i thanë njëri-tjetrit presidenti Macron dhe bashkëshortja Brigitte pasi ajo e shtyu?

    Presidenti francez Emmanuel Macron është përballur me një moment të sikletshëm gjatë një vizite shtetërore në Vietnam, kur bashkëshortja e tij, Brigitte Macron, e shtyu në fytyrë në mënyrë të ashpër, një skenë që tashmë është bërë virale në rrjet.

    Sipas një lexuesi buzësh që foli për The Express, Brigitte thuhet se e quajti Macron-in një “humbës” pas një debati të tensionuar mes çiftit, që ndodhi brenda avionit presidencial të dielën.

    Ndërsa dera e avionit hapet, Presidenti Macron kthehet nga Brigitte,” shpjegon eksperti. “Në mënyrë të papritur, ajo e shtyn në fytyrë. Kur kupton se dera është tashmë e hapur dhe stafi është dëshmitar i skenës, Emmanuel duket i parehatshëm dhe përpiqet ta kalojë momentin duke përshëndetur me një buzëqeshje të detyruar.

    Eksperti shton se Macron, 47 vjeç, përpiqet të qetësojë situatën duke iu afruar Brigitte, përpara se të largohet drejt pjesës tjetër të avionit. Ai i bën shenjë që ta ndjekë, duke i thënë: “Le të shkojmë”.

    “Macron përshëndet pilotin dhe i bën me dorë kamerave, për të rikuperuar imazhin e tij para publikut,”vijon eksperti.

    Megjithatë, tensioni mes çiftit është ndjerë sërish kur ata kanë zbritur nga shkallët e avionit. “Ai i ofron krahun, por ajo e injoron dhe kapet pas kangjellave,” thotë analisti. “Ndërsa kalon pranë tij, duket sikur murmuris… ‘Dégage, espèce de loser’, që përkthehet në shqip: ‘Largohu, o humbës.’”

    Sipas të njëjtit burim, Macron i përgjigjet me një përpjekje për pajtim: “Essayons, s’il te plaît” – që në shqip do të thotë “Të lutem, le ta provojmë”. Brigitte, megjithatë, i përgjigjet shkurt: “Jo”.

    Analisti përfundon: “Shprehja e fundit në fytyrën e Macron dhe fjalët që lexohen në buzët e tij – ‘Je vois’ (E kuptoj) – tregojnë gjithçka.”

  • E bjshme SPAK arrston dhendrrin e Kastratit, akuzohet per..

    E bjshme SPAK arrston dhendrrin e Kastratit, akuzohet per..

    Një nga skemat më të sofistikuara të kontrabandës me cigare në Shqipëri është zbuluar dhe goditur nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke çuar pas hekurave disa prej drejtuesve dhe pjesëmarrësve kryesorë të saj
    Në qendër të hetimeve janë Ilir dhe Darjo Jashari, babë e bir, të cilët sipas SPAK kanë drejtuar për vite me radhë një rrjet kriminal të strukturuar për kontrabandë me cigare përmes kompanisë “Albania Tabak”, një fabrikë me status “Përpunim Aktiv” e vendosur në Librazhd.DHËNDRI I NJË BIZNESMENI TË NJOHUR
    Ajo që bie në sy veçanërisht është fakti se Darjo Jashari është dhëndri i biznesmenit të njohur Shefqet Kastrati, një nga emrat më me ndikim në botën e sipërmarrjes shqiptare. Kjo lidhje familjare hedh hije mbi mënyrën se si një skemë kaq e sofistikuar kontrabande ka arritur të funksionojë për një kohë të gjatë pa u ndëshkuar.SKEMA: PËRPUNIM AKTIV, POR NË TREGUN E ZIFabrika “Albania Tabak” kishte marrë licencë për përpunim aktiv, që do të thotë përpunim të mallrave për eksport pa taksa doganore. Por në vend që cigaret të eksportoheshin, ato përfundonin në tregun e brendshëm shqiptar dhe kontrabandoheshin më pas drejt vendeve të BE-së.SPAK ka dokumentuar mbi 30 raste falsifikimi në sistemin doganor “Asycuda World”, ku ngarkesat figuronin si të eksportuara, por në realitet nuk kishin dalë kurrë nga vendi. Marrëveshjet me kompanitë jashtë ishin simuluar dhe destinacionet e deklaruara ishin të rreme.DËMI EKONOMIK DHE PËRFITIMET KRIMINALE
    Dëmi i shkaktuar vetëm buxhetit të shtetit shqiptar llogaritet në 3.6 miliardë lekë (rreth 40 milionë euro). Në shtetet e Bashkimit Europian, mungesa e të ardhurave nga akcizat dhe taksat përllogaritet në 12.8 milionë euro.Pjesë e skemës ishin edhe zyrtarë doganorë, të cilët kanë lejuar çlirimin fiktiv të mallrave, duke u përfshirë në trafikimin e paligjshëm. Prodhimi i paketave pa pullë fiskale dhe shpërndarja në rrugë të paligjshme bëri të mundur shmangien totale të tatimeve.MASAT E MARA DERI MË TANIPas një hetimi të gjatë, Gjykata e Posaçme ka caktuar arrest me burg për 6 persona, përfshirë Ilir dhe Darjo Jasharin, si dhe shtetas të huaj. Mbi 20 zyrtarë doganorë janë nën hetim me masa sigurie të lehta, si ndalim daljeje jashtë shtetit dhe detyrim paraqitjeje.Në listën e 35 të pandehurve përfshihen emra nga fusha të ndryshme – nga drejtues fabrike, financierë, deri tek punonjës doganash.