Author: Shqiperia Sot

  • Flor Mumajesi drejt rikthimit?Pamjet nga studioja muzikore ngjallin shpresë

    Flor Mumajesi drejt rikthimit?Pamjet nga studioja muzikore ngjallin shpresë

    Flor Mumajesi është pa dyshim një nga kantautorët më të dashur dhe më të vlerësuar të muzikës shqiptare. Por prej kohësh, ai është “zhdukur” nga skena dhe rrjetet sociale, duke u distancuar thuajse plotësisht nga jeta publike. Në media është përfolur shpesh se Flori po kalonte një periudhë të vështirë të lidhur me shëndetin mendor, çka mund të ketë ndikuar në tërheqjen e tij nga jeta artistike dhe sociale.

    Prej disa vitesh, artisti është zhvendosur në Kosovë, ku ka zgjedhur të jetojë larg zhurmës mediatike që shpesh e shoqëronte. Ndërkohë, shumë personazhe publikë dhe fansa kanë kërkuar rikthimin e tij në muzikë, duke e konsideruar një prej zërave dhe autorëve më të rëndësishëm të dekadës së fundit.

    Megjithatë, shenjat e para të një rikthimi kanë filluar të ndihen. Së fundmi, Klajdi Haruni ndau një video në InstaStory, ku dëgjohet zëri i Flori Mumajesit, ndërsa shihet në studio bashkë me Kejsi Tolën, Klajdi Harunin dhe Brunon. Kjo video hedh dritë edhe mbi raportin mes Florit dhe Brunos, për të cilët ishte përfolur për një ‘krisje’ në marrëdhënien e tyre profesionale. Por pamjet dëshmojnë për një atmosferë pozitive dhe miqësore, duke treguar se gjërat janë normalizuar.

    Burime pranë artistit kanë bërë të ditur se Flori është tashmë i angazhuar me krijimin e materialeve të reja muzikore, të cilat do të interpretohen nga këngëtarë të tjerë. Rikthimi në studio është parë nga shumë si hapi i parë drejt një aktivizimi të plotë artistik.

    Gjurmët e rikthimit të tij janë vënë re edhe në rrjetet sociale. Në Instagram, Flor Mumajesi ka ndryshuar foton e profilit, duke vendosur një sfond të bardhë me një shirit të kuq ku shkruhet: “Pak Flor”. Ky veprim ka ngjallur menjëherë dyshime tek ndjekësit se mund të jetë titulli i albumit të tij të ardhshëm apo një paralajmërim për diçka më të madhe që po vjen.

    Gjithashtu, është raportuar se kantautori është parë shpesh kohët e fundit në Tiranë, duke shtuar më tej zërat për një rikthim të mundshëm në jetën artistike. Kujtojmë që është bërë një kohë e gjatë nga publikimi i fundit muzikor i Florit, por përkundër kësaj, ai nuk është harruar nga publiku – përkundrazi, kërkesat dhe komentet për projekte të reja kanë qenë të shumta.

    Rreth një vit më parë, u përfol për një koncert recital, por edhe pse materialet ishin thuajse gati, vetë Flori nuk e ndjeu momentin e duhur për të rikthyer veten në skenë. Megjithatë, burime të afërta me artistin lënë të kuptohet se sezoni i ri mund të sjellë më në fund një rikthim të shumëpritur, në formën e një koncerti, albumi, ose të paktën përmes projekteve për artistë të tjerë.

  • 🔥 Milaim Zeka “shpërthen” në Facebook – Nuk përmbahet ndaj komentuesve: “Të q* nënën!”**

    🔥 Milaim Zeka “shpërthen” në Facebook – Nuk përmbahet ndaj komentuesve: “Të q* nënën!”**

    I njohur për temperamentin e tij të fortë dhe fjalorin pa filtra, Milaim Zeka ka shpërthyer sërish në rrjetet sociale – këtë herë, në seksionin e komenteve në Facebook.

    Në një postim që ngjalli shumë reagime, një komentues i drejtohet Zekës me fjalë fyese, por nuk e kishte llogaritur që gazetari dhe ish-deputeti nuk është nga ata që i kalon gjërat lehtë.

    Pa shumë diplomaci, Milaimi ja kthen komentuesit me një shprehje që bëri xhiron e rrjetit:

    🗣️ “Të q* nënën!”**

    Komenti i tij u shpërnda me shpejtësi, duke shkaktuar reagime të shumta. Disa ndjekës e mbrojtën, duke thënë se “e ka vendin përgjigjja, kur s’të lënë rehat”, ndërsa të tjerë e kritikuan për fjalorin e rëndë publik.

    Por kjo nuk është hera e parë që Zeka shpërthen në këtë mënyrë. Ai njihet për përballjet e drejtpërdrejta me kritikët, qofshin ata në studio apo në rrjete sociale. Këtë herë, duket se kupën ia mbushën komentet personale.

    💬 “Mos e prekni me fjalë të ulëta, se do merrni përgjigje si burrat,” shkroi një komentues në mbështetje.

    Milaim Zeka ende nuk ka bërë ndonjë reagim zyrtar pas viralizimit të komenteve, por një gjë është e sigurt: ai nuk është nga ata që hesht – dhe as nuk harron.

  • Përplasje në studio: Andi Lila Xheloz ndaj ish shikut te kombetares se pse po flet ai më shumë ! ( video )

    Përplasje në studio: Andi Lila Xheloz ndaj ish shikut te kombetares se pse po flet ai më shumë ! ( video )

    Një moment tensioni dhe nervozizmi ka ndodhur së fundmi në një emision sportiv, ku i ftuar ishte ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Andi Lila. Debati nisi kur një tjetër i ftuar, gjithashtu ish-lojtar i kombëtares, po fliste më gjatë se të tjerët. Kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer aspak Lilës, i cili e ndërpreu bisedën dhe shpërtheu në tone të larta.

    🗣️ “Duket sikur keni bërë emision vetëm për të,” – tha Lila me nervozizëm, duke lënë të kuptohet një lloj mllefi apo xhelozie për hapësirën që po i jepej tjetrit në studio.

    Në atë moment, Ervin Bulku – gjithashtu i pranishëm – filloi të qeshte, por kjo vetëm sa e acaroi më shumë situatën. Lila iu drejtua menjëherë Bulkut:

    “Pse qesh? Serioz jam!” – duke e bërë atmosferën edhe më të tensionuar.

    🎤 Kulmi i situatës erdhi kur Lila deklaroi me vendosmëri:

    “Hera e fundit që shkel këtu!”

    Ky shpërthim i papritur ka ndezur rrjetin, ku shumë komentues e shohin si shenjë xhelozie, ndërsa të tjerë thonë se Lila thjesht nuk pranon të injorohet. Nuk dihet ende nëse kjo përplasje do të ndikojë në raportet personale të ish-lojtarëve të kombëtares, por një gjë është e sigurt: emocionet dhe egot e vjetra janë ende shumë të gjalla.

  • Nga politika te familja: Musk shfaqet me mavijosje në konferencë me Trump

    Nga politika te familja: Musk shfaqet me mavijosje në konferencë me Trump

    Elon Musk u shfaq me një mavijosje të dukshme në syrin e djathtë gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Zyrën Ovale, së bashku me presidentin amerikan Donald Trump. Eventi shënoi largimin e tij si këshilltar jozyrtar i qeverisë dhe u përshkrua si një takim “lamtumire” ndërmjet dy figurave të njohura.

    Musk mbante një kapele të zezë me mbishkrimin “Doge”, ndërsa mavijosja ishte lehtësisht e dallueshme poshtë saj. I pyetur nga gazetarët për dëmtimin, miliarderi shpjegoi me një ton të lehtë se ishte “rezultati i një grushti” nga djali i tij pesëvjeçar gjatë një shëtitjeje.

    Vetëm disa orë para konferencës, The New York Times raportoi se Musk dyshohej për përdorim të substancave psikoaktive, përfshirë ketaminë dhe kërpudha halucinogjene, gjatë periudhës së mbështetjes për fushatën e Trump – një pohim që ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.

  • Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

    Grabitet taksisti! Si pasagjeri i vodhi 400 mijë lekë në mes të rrugës

    Ngjarja ka ndodhur pranë autosradës, një pasagjer pasi ka marre një taksi, për të udhëtuar në drejtim të Veriut të vendit, në Fushë Mamurras.

    Pasagjeri i ka kërkuar taksixhiut të devijonte drejtimin e rruges, për në fshatin Fushë Mamurras.

    Pasi ka udhëtuar pak metra, pasagjeri jo vetëm që nuk ka paguar udhëtimin por i ka grabitur dhe një shumë prej 400 mijë lekë të vjetra.

    Drejtuesi i taksisë ka bërë denoncim në komisariatin e policisë së Kurbinit, ndërsa po punohet për të zbuluar autorin e kësaj grabitje.

  • Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    Kush tha që nuk jemi bashkë?’ Gjesti konfirmon romancën me Egli Takon?

    Besart Kelmendi, i njohur për publikun si Gjesti, ka reaguar për herë të parë pas shumë zërave që qarkulluan për prishjen e marrëdhënies së tij me këngëtaren Egli Tako.

    Dyshja krijuan një lidhje të afërt brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”, ku ndanë edhe momente intime si puthje në buzë, duke i dhënë publikisht emër romancës së tyre

    Gjatë kohës në shtëpi, lidhja e tyre u komentua shumë për afrimitetin, por edhe për ulje-ngritjet e shumta. Pas përfundimit të spektaklit, u përhapën lajme se Gjesti dhe Egli ishin ndarë dhe secili kishte marrë rrugën e vet.

    Madje burime të ndryshme aluduan për një përfundim të papritur të romancës, ndërsa vetë çifti qëndroi në heshtje… deri më sot.

    Gjesti publikoi sot projektin e tij më të ri muzikor me titull “Veshu ndrequ”, një këngë që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut, jo vetëm për melodinë por edhe për tekstin me mesazhe të forta personale.

    Në një nga vargjet, ai këndon:

    “Kush ka thënë që bashkë nuk jena mo?”

    Ky varg është marrë si një deklaratë indirekte për të sqaruar statusin e marrëdhënies me Eglin, duke lënë të nënkuptohet se lidhja e tyre vazhdon edhe pas daljes nga BBVA.

  • 💍 “E njoha 36 vjeç… dhe sot martohemi!” – Aurela Gaçe emocionon publikun,bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio

    💍 “E njoha 36 vjeç… dhe sot martohemi!” – Aurela Gaçe emocionon publikun,bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio

    Një moment i rrallë, i sinqertë dhe i mbushur me ndjenja!

    Këngëtarja e madhe Aurela Gaçe ka prekur zemrat e publikut gjatë një interviste në AG Show në Top Channel, ku ndau historinë e dashurisë së jetës së saj – dhe e finalizoi me kurorëzimin në martesë!

    🗣️ “E kam njohur në moshën 36-vjeçare… dhe sot, ai është burri i jetës sime,” – tha Aurela me zërin që i dridhej nga emocionet.

    Por momenti më magjik erdhi kur bashkëshorti i saj i këndoi live një dedikim dashurie në studio, duke lënë pa fjalë jo vetëm Aurelën, por edhe të gjithë të pranishmit. Një dasmë simbolike, e papritur dhe e paharrueshme, që u transmetua direkt në zemrat e publikut.

    ❤️ Dashuri, muzikë dhe emocion – një dasmë si nga këngët e saj më të bukura!

    Fansat shpërthyen në komente:

    “Kjo është dashuri e vërtetë!”

    “Aurela na mbushi sytë me lot e zemrën me shpresë!”

    Momenti emocionues i Aurela Gaçe me Bashkeshortin

  • 💉 Blero i ri – pa rrudha, pa mimika? Rrjeti “çmendet” pas fytyrës së re të këngëtarit: “E pashë dy herë me u siguru a është ai!” 😳

    💉 Blero i ri – pa rrudha, pa mimika? Rrjeti “çmendet” pas fytyrës së re të këngëtarit: “E pashë dy herë me u siguru a është ai!” 😳

    Publiku nuk po e njeh më!

    Këngëtari i njohur Blero ka shkaktuar stuhi në rrjete sociale pas paraqitjes së tij të fundit në një emision televiziv, ku fytyra e tij duket ndjeshëm më e lëmuar, më e tendosur dhe… thuajse pa rrudha!

    Fansat kanë shpërthyer me komente:

    “Për besë dy herë e kum pa me u siguru a është Blero!”

    “Ju paskan humb rrudhat krejt, shyqyr që s’të humbi identiteti!”

    Disa ndjekës madje janë të bindur se këngëtari ka përdorur silikon ose botoks, duke komentuar:

    “U tranun njerëzit mas silikonit, e kuku për ne!”

    🧴 A është kjo fytyra e re e showbizit shqiptar?

    Blero nuk ka konfirmuar asgjë zyrtarisht, por një gjë është e sigurt:

    rrjeti është më i ndarë se kurrë mes atyre që e duan “Bleron e vjetër” dhe atyre që thonë “mirë ja bëri!”

  • 🔥 “JE VAMPIR I NDYRË, NUK JE BURRË!” – Përplasja SHPËRTHEN në Kuvend, Grida Duma i kthehet Çupit me fjalë që nuk i fal as Netflix-i! 😳💥

    🔥 “JE VAMPIR I NDYRË, NUK JE BURRË!” – Përplasja SHPËRTHEN në Kuvend, Grida Duma i kthehet Çupit me fjalë që nuk i fal as Netflix-i! 😳💥

    Një debat që filloi si politik, përfundoi si serial dramatik live nga Top Channel .

    Moderatoeja , Grida Duma, shpërtheu ndaj ish kolegut të saj Çupi, duke e quajtur:

    👉 “Vampir i ndyrë, llum që nuk i meriton as thinjat!”

    👉 “Nuk je burrë, por këllirë!”

    Toni i saj shpërtheu si rrallëherë në një përplasje verbale që la pa fjalë jo vetëm deputetët, por edhe gjithë rrjetin.

    Nëse dikush kërkonte debat politik, mori një episod të plotë të “House of Albanian Cards” – dhe Grida ishte protagoniste absolute.

    🗯️ Çfarë e ndezi këtë shpërthim?

    Burime nga salla e Kuvendit thonë se debati u ndez nga komentet personale të Çupit, që Duma i konsideroi si poshtëruese dhe të patolerueshme.

    Ndërkohë, rrjetet sociale janë ndezur me video e meme:

    “Grida nuk foli, Grida goditi!”

    Ktu gjeni videon e plote ⬇️⬇️

  • Erion Isai bëhet VIRAL në Bruksel me anglishten e tij unike! 😂🌍 ( Video)

    Erion Isai bëhet VIRAL në Bruksel me anglishten e tij unike! 😂🌍 ( Video)

    Në vend që të fliste për Kolonjën, ai bëri të gjithë Europën të flasë për… anglishten e tij!

    Kryetari i Bashkisë së Kolonjës, Erion Isai, është bërë virale në rrjetet sociale, pasi gjatë fjalës së tij në takimin e Komitetit të Përbashkët Konsultativ BE–Shqipëri, në Bruksel, spikati jo vetëm për mesazhin e tij për integrimin europian, por edhe për mënyrën krejt origjinale se si e artikuloi atë – në gjuhën angleze.

    Nga përmendja e Donald Trump, te klima, GDP-ja dhe balanca europiane, Isai u përpoq të japë mesazhe me peshë. Por ajo që rrëmbeu publikun nuk ishte përmbajtja, por prononcimi “alla kolonjarçe” në anglisht, që shumë e cilësuan si një “masterclass në diplomaci… me theks lokal.”

    👉 Videot e fjalimit janë kthyer në memes virale, me ndjekës që komentojnë:

    “Ku ishte kjo anglishte gjatë Brexit-it?”

    “Shqipëria nuk ka nevojë për përkthyes, kemi Isain!”

    📲 Në fund të ditës, një gjë është e sigurt:

    Erion Isai e tha fjalën e tij në Bruksel… dhe e dëgjoi gjithë TikTok-u!