Sunday, March 29, 2026
HomeALBAskush nuk e priste këtë: Biznesmeni shqiptar i dhuron shifren e madhe...

Askush nuk e priste këtë: Biznesmeni shqiptar i dhuron shifren e madhe Stenaldos !

Rrugëtimi i Stenaldos në shtëpinë e “Big Brother VIP” mund të ketë përfunduar të martën e kaluar, por fitorja e tij më e madhe duket se po ndodh tani, jashtë mureve të shtëpisë së famshme.

Ditën e sotme, i ftuar në emisionin “Fun Club”, ish-banori preku zemrat e mbarë publikut me një rrëfim të sinqertë. Ai bëri një thirrje për mundësi, duke theksuar se nevoja e tij më e madhe është t’i sigurojë një shtëpi vetes dhe nënës së tij.

Kjo thirrje nuk ka rënë në vesh të shurdhër dhe reagimi ka qenë i menjëhershëm! Biznesmeni i njohur Shaqir Palushi njoftoi përmes rrjeteve sociale se ka vendosur të ndajë shumën prej 10,000 eurosh për të mbështetur Stenaldon në realizimin e kësaj ëndrre.

“Stenaldo, na ka treguar që nuk duhet të dorëzohemi kurrë, pavarësisht vështirësive,” – u shpreh z. Palushi në postimin e tij, duke dhënë një mesazh të fortë solidariteti. Ai gjithashtu i bëri thirrje kujtdo që ka mundësi të kontribuojë, duke theksuar se “çdo ndihmë ka vlerë.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments