e ftuar në episodin e kësaj të premteje të “Goca dhe Gra” ishte Monika Kryemadhi, e cila foli për premierën e filmit “Me Fat”, në të cilin bën pjesë edhe ish-deputetja. Gjatë bisedës, Kryemadhi pati një debat me aktoren Ema Andrea, e cila u shpreh se artisti nuk duhet të konsiderohet ‘kacidhe’ nga politikanët.
Pjesë nga debati:
Ema Andra: Nuk jemi kacidhe!
Monika Kryemadhi: Nëse nuk je kacidhe, atëherë mos e bëj veten kacidhe.
Ema Andrea: Kush ta bëjë jetën kacidhe? Do hajë bukë ai.
Monika Kryemadhi: Ai që shitet. Pse revoltohesh? Ti revoltohesh sepse sheh artistë që e shesin veten si kacidhe.
Ema Andrea: Ka edhe politikanë që e shesin veten si kacidhe. Ka politikanë kacidhe sa të duash.
Monika Kryemadhi:Të gjithë janë kacidhe.
Ema Andrea: Epo ne nuk jemi.
Monika Kryemadhi: Atëherë revoltohu, mos rri vetëm. Zgjeroje rrethin. Prano të tjerë që nuk pranojnë të jenë kacidhe.
Ema Andrea: Aman Monika të flasim për filmin, se zgjeroje rrethin është muhabet tjetër që e flasim kur të dalim jashtë.
Monika Kryemadhi: Unë po flas për filmin, ti më thua mua nuk jemi kacidhe. Ti që mos të jesh kacidhe, duhet të jeshë me njerëz që nuk janë të tillë. Pse të vjen politikani dhe ta konsideron kacidhe aktorin?
Ema Andrea: Sepse ashtu është ligji. Është ligji Monika, ligji i kacidhes.
Monika Kryemadhi: Pse nuk u ngrite ti për ligjin?
Ema Andrea: Kush nuk u ngrit moj Monika?!
Monika Kryemadhi: Asnjë nuk erdhi për ligjin.
Ema Andrea: U fut opozita dhe e devijoi lëvizjen.
Monika Kryemadhi: E ke shumë gabim. Kush nga opozita e devijoi?
Ema Andrea: Jam gjallë Monika. A të flasim për filmin apo ta lëmë këtë…
