Ka ndërruar jetë regjisori i shquar shqiptar, Piro Mikani. Lajmin e trishtë e bëri të ditur i biri i tij, Eno Mikani, i cili mes dhimbjesh shkroi: “Iku babai, shoku dhe kolegu im.”
Piro Mikani ishte një prej figurave më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, me një karrierë të gjatë në artin e regjisurës.
Piro Milkani lindi në Korçë më 9 dhjetor 1939. Pas mbarimit të shkollës së mesme në qytetin e tij, ai vazhdoi studimet në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë, Çekosllovaki, ku u diplomua si operator filmi.
Pas kthimit në Shqipëri, Milkani filloi punën në Kinostudion “Shqipëria e Re” si operator dhe më pas si regjisor. Ai ka realizuar mbi 20 filma artistikë, duke përfshirë tituj të njohur si Ngadhënjim mbi vdekjen (1967), Shtigje lufte (1974), Militanti (1984), Pranvera s’erdhi vetëm (1988) dhe Trishtimi i zonjës Shnajder (2006)