Wednesday, January 14, 2026
HomeALBArtan Hoxha: Porto Romanon po ia dhurojme mikut të P*tinit

Artan Hoxha: Porto Romanon po ia dhurojme mikut të P*tinit

Artan Hoxha, duke komentuar deklaratat e Arben Ahmetajt në intervistën e dhënë mbrëmjen e djeshme në ‘Çim Peka Live’ në Syri Tv, tha se ish-numri 2 i qeverisë dëshmoi skemën ku infrastruktura jetike e vendit rrezikon të bjerë nën kontrollin e interesave ruse, përfshirë ato me lidhje të afërta me Kremlinin, duke vënë në pikëpyetje të ardhmen ekonomike dhe gjeopolitike të Shqipërisë si vend anëtar i NATO-s.

Sipas tij, porti aktual i Durrësit menaxhohet nga një aleancë kriminale, ndërsa në projektin “Durrës Yachts Marina” po pastrohen paratë e kokainës së grupeve të Dubait.

Ahmetaj tha shkoni në Porto Romano dhe gjeni Ivan Savidhis, edhe po e shikoja. Ivan Savidhis në listën e re që nxori Forbes tani në janar, është në diku tek 1.7 miliardë dollarë

Arben Ahmetaj: Është njeriu që kontrollon portin e Selanikut, në në Greqi, është një ish-deputet rus, është mik i afërt i Putinit dhe ka interes direkt që ai porti i Porto Romanos të jetë nën ndikimin e atyre dhe të jetë sa më i vogël i mundshëm.

Çfarë tha Ben Ahmetaj dje? Porti i ri tha, është katër herë më i vogël se porti që kemi dhe gjithë infrastruktura e tij është fare minore në krahasim me atë që kemi. Për më tepër tha, ne rrezikojmë të ngelemi pa portë fare.

Pra, dje Arben Ahmetaj të bëri identifikimin, ku krimi i organizuar ishte bashkë me pushtetin dhe ku ndanin të mirat materiale të këtij vendi dhe me ato të mira materiale ne kuptojmë se rezultati i zgjedhjeve është ky.

Kur ai të thotë që një media që grabit gjithë ditën dhe na shet moral nga mëngjesi në darkë, nga mëngjesi në darkë, madje sot kishte nxjerrë një lajm sa lekë kishte lënë Arben Ahmetaj në kazino në Maltë, e kupton ti tani?

Pra, ai ta shpjegon se si funksionon sot sistemi dhe po ta, po na e thotë një njeri i brendshëm. Kur tha shishen e verës 3 mijë e 600 euro, herën e parë ne qeshëm. Unë jo aq shumë, se unë e di që ai i njeh mirë verërat edhe e di që ka qenë atje. Por kur vajtën tek njëra nga bazat operative të GYS-it, çfarë bën ata?

Se u shqetësuan prej etiketave të verës dhe e morën pikërisht etiketat që rrezikonin të provonin atë që thoshte Arben Ahmetaj

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments