Thursday, January 15, 2026
HomeALBArratisja e Altin Ndocit, alarmi i ekspertit: Mund të jetë eliminuar nga...

Arratisja e Altin Ndocit, alarmi i ekspertit: Mund të jetë eliminuar nga ata që e ndihmuan

Eksperti i Sigurisë, Gert Metani, i ftuar në një studio televizive, ka bërë një analizë se cilat mund të jenë hipotezat e arratisjes së Altin Ndocit nga spitali i Durrësit.

Metani tha se hipoteza më e besueshme është ajo që anëtarët e bandës së tij mund ta kenë ndihmuar në arratisje, me qëllim që të mos e lejonin të kthehej në bashkëpunëtor të drejtësisë.

Ai ngriti gjithashtu edhe “alarmin” se Ndoci, pasi është ndihmuar të arratiset, edhe mund të jetë eliminuar.

Pjesë nga biseda:

Metani: Nëse mund të bëj një klasifikim për policinë e burgjeve, kur një i ri konkurron shkon drejt policisë, nëse dështon aty shikon forcat e armatosura, nëse nuk fiton aty kalon te Garda, nëse dështon aty shkon te burgjet. Pra duhet thënë që punonjësit në policinë e burgjeve, për fatin tonë të keq, nuk janë në nivelin që duhet të ishin, duke nisur nga gardianët.

Borakaj: Aty ishte minimumi.

Metani: Ajo mund të ndodhte edhe në komisariat. Pra dikush që ka pak sens arratisjeje i arratiset policisë. Pa i rënduar punonjësit e burgjeve, unë dua ta shikoj në 3 hipoteza. E para, bazuar në deklarata e babait të personit, që ishte i rënduar, nuk kishte akuza. Pra e para është që ai ka menduar një arratisje, ka parë boshllëqet që janë të shumta dhe u arratis. Hipoteza e dytë është se ka menduar arratisjen, mund të ketë blerë persona të sigurisë për të dalë në atë mënyrë, pra në mes është edhe korrupsioni. E treta që mendoj mund të jetë më e vërtetë, duke qenë se bashkëpunëtorë të këtij personi janë liruar fare, nuk i leverdis grupit kriminal që një person që e kanë paguar në shumë ngjarje të rrijë aty, pasi mund të bëhet i penduar.

Borakaj: Ose i duhet për ngjarje tjetër…

Metani: Ose mund ta heqin qafe nga kodra e radhës sapo del nga burgu. Unë besoj se persona të tillë janë rrezik për ngjarje të tilla kriminale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments