Dje, pas një takimi të ndodhur me Malin, Armela vendosi sot të bëjë një hap të rëndësishëm. Ajo i afrohet dhe hap zemrën, duke i treguar historinë e saj: “Mua nuk më dilte të takoja babain, sepse më dukej sikur ai kishte faj dhe i kishte bërë keq mamit. Por mami më shtyu ta takoja dhe ta njihja vetë.”
Në këtë moment, Armela i shpreh falënderimet nënës për mundësinë që i dha dhe ndan një mesazh të rëndësishëm: “Ky është një gjest që të sugjeroj edhe ty ta bësh kur të dalësh, të takosh dhe të njohësh babain.”
Mali e pranon dhe e pohon këtë duke tundur kokën, duke treguar mirënjohjen dhe respektin për guximin e Armela: “Bravo Armela për këtë mesazh që më dhe!”
Një moment i thjeshtë, por i mbushur me ndjenja, guxim dhe lidhje familjare që prek zemrën.
