Një lajm i bukur ka ardhur nga ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri. Ajo ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së saj të parë, duke ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e saj.
Alvisa ka zgjedhur një mënyrë shumë origjinale për ta dhënë lajmin. Në pamjet që ajo ka publikuar në rrjetet sociale, shfaqet së bashku me partnerin e saj brenda në makinë, të përqafuar dhe shumë të lumtur. Të dy mbajnë në kokë kapele me mbishkrimet “Mami” dhe “Babi”, duke konfirmuar kështu se së shpejti do të bëhen prindër.

Për ta bërë edhe më emocionues momentin, çifti ka treguar para kamerës edhe imazhin e ekografisë së bebes në ekranin e një telefoni, duke emocionuar ndjekësit e tyre.
Kujtojmë se vitin e kaluar Alvisa mori edhe propozimin për martesë nga partneri i saj, të cilin ajo vazhdon ta mbajë larg vëmendjes së publikut dhe mediave.
Urimet dhe komentet e ndjekësve nuk kanë munguar, teksa të gjithë i urojnë çiftit ardhjen e bebes dhe një kapitull të ri plot lumturi në jetën e tyre.
