Alba dhe Limi ‘shpërthejnë’ në Ferma VIP – puthje, përqafime dhe ftesë për “gilivili”!(Foto)

by orgest · April 23, 2025

Romanca mes dy banorëve të “Ferma VIP”, Alba Pollozhani dhe Lim Hoti, po bëhet çdo ditë e më e zjarrtë. Pas skenave intime nën jorgan, dyshja janë parë gjithnjë e më të afërt dhe të pandarë.

Së fundmi, kamerat kanë kapur një moment shumë të ëmbël dhe flirtues mes tyre: teksa Limi ishte përballë pasqyrës duke u parfumosur, Alba i është afruar nga pas, e ka përqafuar dhe më pas është ngritur në krahët e tij. Ata janë parë duke qeshur, puthur dhe prekur plot afeksion – një skenë që nuk i ka shpëtuar publikut.

Por momenti që ngriti më shumë “temperaturat” ishte një koment flirtues nga Alba, e cila, duke iu referuar rolit të saj si kryefermere e javës, i tha Limit:

“A të të jap një urdhër të bëjmë gilivili këtu?”

Ky “urtësi i ëmbël” ka ndezur rrjetet sociale dhe ndjekësit janë ndarë mes atyre që i shohin si çiftin e radhës të showbizit dhe atyre që mendojnë se gjithçka është për lojë.

You may also like