Saturday, April 4, 2026
HomeALBAlarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë...

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë e misionit Artemis II, i cili është nisur drejt Hwnws.

Astronautja Christina Koch i njoftoi disa herë kontrollin e misionit në radio për këtë erë të çuditshme.

Fillimisht, ekuipazhi dyshoi se izolimi i derës së hapësirës së higjienës mund të ishte shkaku, por më pas njoftuan se nuk mendonin se dera ishte burimi i aromës.

Pavarësisht situatës, astronautëve u lejohet të vazhdojnë përdorimin e tualetit. Kontrolluesit e misionit thanë se nuk ka shqetësime serioze, por do të monitorojnë situatën vazhdimisht.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments