Një moment i pazakontë dhe plot tension është regjistruar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, gjatë sfidës së mosreagimit.
Në kuadër të sfidës, në shtëpi kanë hyrë velinat e “Fiks Fare”, duke kërcyer pranë banorëve dhe duke krijuar një situatë provokuese për të testuar reagimet e tyre.
Në sfond po luhej edhe kënga virale e kënduar nga Rogerti, “Ala ja Selina, ala ja Dubai”, gjë që e bëri situatën edhe më të fortë emocionalisht.
Gjatë këtij momenti, Rogerti nuk arriti të përmbahej dhe shpërtheu në të qeshura, duke lënë të kuptohet se ishte në dijeni të viralitetit që kishte marrë kënga e tij jashtë.
Por situata mori një tjetër kthesë kur Selina iu afrua e irrituar, duke i thënë:
“Ti nga unë merr famë! Pa mua nuk ke lojë, ti nga unë ecën në BBVA!”
Ky reagim i saj u interpretua si mjaft i ashpër, ndërsa tensioni mes tyre u ndje menjëherë në ambient.
Nga ana tjetër, situata mori edhe nota komike, pasi Rogerti dhe Miri u shtrinë në tokë nga të qeshurat, duke e kthyer momentin në një nga më të komentuarit e ditës.
Pamjet janë bërë virale në rrjet, ndërsa ndjekësit janë ndarë mes atyre që e shohin si humor dhe atyre që e konsiderojnë një përplasje të vërtetë mes banorëve.
