Thursday, February 12, 2026
HomeALBAkuzat për “21 Janarin”, Agron Malaj i përgjigjet për herë të parë...

Akuzat për “21 Janarin”, Agron Malaj i përgjigjet për herë të parë PD-së: Nëse ndonjë nga vartësit e mi gardistë ka qenë pjesë e kësaj ngjarje, mbaj përgjegjësi të plotë

Deputeti i PS-së Agron Malaj, nga foltorja e Kuvendit, ka komentuar për herë për të parë akuzat e hedhura ndaj tij nga Partia Demokratike për ngjarjet e 21 Janarit 2011, ku u vranë 4 protestues gjatë demonstratës të asaj dite.

Malaj ka mohuar që ka qenë pjesë e kësaj ngjarje dhe ka deklaruar se asnjë oficer në varësi të tij, nuk ka qenë pjesë e “21 Janarit”.

Më tej, ai tha se diçka të tillë e ka deklaruar edhe në Prokurori, teksa shtoi se nëse një nga vartësit e tij, ka lidhje me vrasjet e “21 janarit”, ai do të mbante përgjegjësi bashkë më të.

“Ka 15 vite që flitet kudo për 21 janarin. Nuk ka pas Agron Malaj dhe asnjë oficer në varësi të tij, nuk ka pas lidhje me 21 janarin. Do të jap një ndryshim shumë të madh, kur unë pyetesha në Prokurori për 21 janarin, kishim një ndryshim të madh midis meje atëherë dhe jush sot. Une kam deklaruar dhe deponuar, se në qoftë se një efektiv i im, nën komandën time, ka gisht në ngjarjen e 21 Janarit, unë jam përgjegjës bashkë më to. E kam të shkruar”, tha deputeti socialist.

Deputeti i PS-së më tej, tha se ka qenë Komandant i Seksionit numër 4 dhe se se mban përgjegjësi të plotë për strukturën që ai drejtonte.

“Po ju jeni përgjegjës për ngjarjet e 21 janarit? Ku eprorët e mi dhe mbi meje, për të anashkaluar këtë ngjarje dhe për të fshehur autorët, u morët me ca oficerë të thjeshtë të Gardës. Unë kam qenë komandant i seksionit të 4, nuk kam qenë as i forcave speciale, as komandant garde, etj. Kam qenë komandant i një strukture që ka kam mbajtur përgjegjësi për strukturën time. E kam të shkruar të zezën në të bardhë, që asnjë nga efektivët e mijë, nuk ka gisht në 21 janar. E baltosët gardën, me atë paturpësinë tuaj dhe sot vazhdoni prap”, u shpreh ai.

Ndërsa në fund, nuk la pa thumbuar edhe deputetët e PD-së, teksa tha se ka marrë 15 mijë vota në zgjedhjet e 11 majit 2025 në Dibër.

“Jozefinë, unë jam gardist dhe e kam për nder të jem gardist. Jam betuar t’i shërbej atdheut. Siç kam qenë gardist, kam qenë edhe oficer i forcave të armatosura, kam qenë edhe në disa institucione të tjera që i kam mbyllur me përkushtim dhe ndershmëri. Duke krye mirë punën time jam sot këtu në Parlament, ku 15 mijë shuplaka në qarkun Dibër erdhën kundër jush, ku e kthyem qarkun e Dibrës pas 35 viteve në rrugën e drejtë”, përfundoi Malaj.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments