Në fund të spektaklit të Big Brother VIP Albania 5, situata doli jashtë kontrollit pas një përplasjeje të fortë mes Mirit dhe Ledjonit.
I irrituar, Miri reagoi ashpër duke thënë:
👉 “O Ledjon, edhe ne kemi presionin tonë… do bëjmë Big Brother me familjarët apo me veten tonë?”
Kjo deklaratë erdhi pasi në spektakël u përfshinë edhe familjarët, gjë që sipas tij po ndikon drejtpërdrejt në lojë.
Ledjoni nuk qëndroi pas, duke iu përgjigjur:
👉 “Po edhe ti i takove familjarët kur dole jashtë.”
Por Miri sqaroi menjëherë:
👉 “Takova vajzën time.”
Debati u tensionua edhe më shumë kur Ledjoni i tha:
👉 “Mos bëj viktimën!”
Ndërsa Miri reagoi i revoltuar:
👉 “Unë qenkam viktima apo dikush tjetër?”
Në fund, Miri hodhi një deklaratë të fortë që po bën xhiron e rrjetit:
👉 “Nëse publiku vendos që ti të jesh fituesi, ti do jesh fituesi dhe s’ka asgjë në botë që e ndryshon këtë.”
💥 Një frazë që u interpretua nga shumë ndjekës si një akuzë e drejtpërdrejtë ndaj produksionit, duke lënë të kuptohet se situatat e krijuara – përfshirë dramën me Selinin – mund të jenë përdorur si “teatër” për të ndikuar votat.
