Situata brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania ka marrë një tjetër kthesë të fortë, pasi janë ngritur akuza serioze për bullizëm ndaj Kristit. Gjatë debatit, disa banorë kanë përmendur sjellje të përsëritura fyese dhe presion psikologjik ndaj tij.
Sipas diskutimeve të zhvilluara në shtëpi, Vrenozi është përmendur për gjuhë nënçmuese, ndërsa Monika ka përdorur etiketime të rënda, duke e cilësuar Kristitin në mënyrë ofenduese. Miri ka folur për tallje dhe bullizim të vazhdueshëm, ndërsa Selo është akuzuar për cenim të hapësirës personale dhe presion verbal. Gjithashtu, është theksuar se edhe disa nga vajzat janë përfshirë në këtë klimë përjashtuese.
Kjo situatë ka shkaktuar reagime të forta jashtë shtëpisë, ku publiku ka ngritur shqetësimin se bullizmi, edhe kur ndodh në një reality show, ka ndikim të madh shoqëror dhe nuk duhet normalizuar.
Tashmë vëmendja është tek produksioni, i cili pritet të vendosë nëse do të ketë masa apo ndëshkime për sjelljet e denoncuara.
