Tuesday, February 10, 2026
HomeALBAktorja Anila Bisha padit Këshillin e Ministrave dhe AKSHI-n për ‘Diellën’…

Aktorja Anila Bisha padit Këshillin e Ministrave dhe AKSHI-n për ‘Diellën’…

Aktorja Anila Bisha ka paditur në Gjykatën Administrative Këshillin e Ministrave, Kompaninë Apel dhe AKSHI-n, dhe kërkon pezullimin e ministres së Prokurimeve Publike, Diella.

Siç edhe Dosja ka raportuar më herët, imazhi i Diellës është një rikrijim në avatar i pamjes së aktores Anila Bisha.

Në padinë e aktores 57-vjeçare kërkohet marrja e masës së sigurimit që mos të përdoret më imazhi i aktores deri në përfundimin e procesit gjyqësor. Kontrata mes Kompanisë Aleat dhe aktores Anila Bisha kishte efekt deri më 31 dhjetor 2025, dhe përfshinte vetëm lejen për përdorimin e imazhit për asistenten virtuale Diella, në e-albania, e jo për ministren Diella.

● Çfarë deklaroi atëhere Anila Bisha për Opinion?

Anila Bisha: Kontratën për një vit e kam. Diella e e-Albania është deri në dhjetor 2025.

Blendi Fevziu: Po nga ana juridike si zgjidhet kjo, mbaroka Diella në dhjetor?

Anila Bisha: Bëhet Diella portreti im, por Diella mund të jetë…

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments