Wednesday, March 18, 2026
HomeALBAksidenti në rrugën Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital polici i plagosur

Aksidenti në rrugën Korçë-Maliq, ndërron jetë në spital polici i plagosur

Ka përfunduar në tragjedi aksidenti rrugor i regjistruar mesditen e sotme në aksin Korçë-Maliq, pranë fshatit Lumalas.

Një prej të plagosurve, 45-vjeçari Krenar Çekici, nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve.

Viktima, i cili shërbente si efektiv i policisë në burgun e Drenovës, ishte mes personave të transportuar me urgjencë pas përplasjes së fortë mes dy automjeteve.

Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ku po verifikohen edhe dyshimet paraprake se një prej drejtuesve të mjeteve mund të ketë qenë në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments