Një aksident tragjik me 3 viktima ndodhi mbrëmjen e të dielës (22 mars) në Vlorë, ku dy automjete u përplasën kokë më kokë.
Fillimisht u raportua se si pasojë e aksidentit në rrugën Vlorë-Kote humbën jetën dy drejtuesit e automjeteve dhe një pasagjer mbeti i plagosur.
Por më vonë si pasojë e plagëve të marrë i plagosuri ndërroi jetë, duke e rritur numrin e viktimave në tre.
Bëhet fjalë për 40-vjeçarin Andrea Begaj, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë gjatë natës. Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij ka qenë shumë e rënduar që në momentin e mbërritjes, duke e bërë të pamundur mbijetesën.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes, ndërsa po punohet për të zbardhur rrethanat e aksidentit tragjik.
