Tre të rinj kanë humbur jetën tragjikisht në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin Gjirokastër–Tepelenë.
Viktimat janë Klejdi Myftari (24 vjeç), Martin Dulaj (25 vjeç) dhe Anxhelo Ruçi (27 vjeç).
Martin Dulaj po udhëtonte me një automjet tip Mercedes Benz së bashku me të fejuarën e tij, Ardisa Demiri, 19 vjeçe, e cila ndodhet aktualisht në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ndërkohë, Klejdi Myftari udhëtonte në të njëjtin mjet me Anxhelo Ruçin, i cili është djali i shefit të komisariatit të Tepelenës.
Ngjarja ka tronditur familjarët dhe komunitetin lokal, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

