Saturday, February 14, 2026
HomeALBAksident tragjik në vendin fqinj i merr jetën një 20-vjeçarit shqiptar

Aksident tragjik në vendin fqinj i merr jetën një 20-vjeçarit shqiptar

Një 20-vjeçar me origjinë shqiptare humbi tragjikisht jetën në mëngjesin e së enjtes, më 22 janar, në një aksident në Itali. 

Sipas mediave lokale, ngjarja ndodhi në komunën e Revellos, në provincën e Cuneos.

I riu shqiptar udhëtonte me një makinë Audi, kur u përplas “kokë më kokë” me një kamion.

20-vjeçari me inicialet K.G., i cili jetonte në Saluzzo, gjeti vdekjen e menjëhershme.

Për nxjerrjen e tij nga makina u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Rrethanat e plota të këtij aksidenti tragjik nuk dihen ende.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments