Wednesday, January 14, 2026
HomeALBAksident tragjik në Gjirokastër: Humbin jetën tre persona, shpëton mrekullisht 20-vjeçarja

Aksident tragjik në Gjirokastër: Humbin jetën tre persona, shpëton mrekullisht 20-vjeçarja

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë tre viktima është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Bypass.

Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, një mjet tip Volkswagen me targa AB797VP, ku udhëtonin Klejdi Myftari (24 vjeç) dhe Anxhelo Ruci (28 vjeç), të dy kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Në aksident është përfshirë edhe një automjet tip Mercedes Benz me targa AB552LV, ku udhëtonin Martin Dulaj (26 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në vendngjarje, si dhe Arsida Demiri (20 vjeçe). Kjo e fundit është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit tragjik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments