Wednesday, February 11, 2026
HomeALBAksident në “Kthesat e Murrashit”, mjeti përmbyset në rrugën Librazhd-Elbasan dhe bllokon...

Aksident në “Kthesat e Murrashit”, mjeti përmbyset në rrugën Librazhd-Elbasan dhe bllokon përkohësisht qarkullimin!

Një automjet që dyshohet se po lëvizte me shpejtësi në aksin e rrugës kombëtare Librazhd–Elbasan ka humbur kontrollin, duke u përplasur me bordurat mbrojtëse të rrugës dhe më pas është përmbysur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40 në vendin e njohur si “Kthesat e Murrashit”, një segment i konsideruar me risk për shkak të kthesave të forta dhe qarkullimit të dendur.

Si pasojë e aksidentit, qarkullimi u bllokua përkohësisht, deri në largimin e mjetit nga rruga.

Fatmirësisht, nga përplasja nuk raportohen të dëmtuar rëndë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë kufizimet e shpejtësisë, veçanërisht në segmente rrugore me kthesa të theksuara si ai i Murrashit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments