Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi–Maqellarë, pranë fshatit Dovalan.
Si pasojë e përplasjes se dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar dy shoferet dhe dy bashëshortet e tyre.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
