Tuesday, February 10, 2026
HomeALBAksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 3 persona…

Aksident i rëndë në aksin kombëtar, makinat bëhen “copë-copë”, 3 persona…

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Elbasan ku për pasojë 3 persona kanë mbetur të plagosur.

Sipas policisë, aksidenti ndodhi në rrugën “Egnatia” ndersa automjeti me drejtues shtetasin E. S. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin I. N.

Nga aksidenti u dëmtuan dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri që ndodhej në njërin prej automjeteve. Të tre shtetasit u dërguan në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments