Wednesday, March 18, 2026
HomeALB‘Ajo nuk do të bjerë poshtë,’ Onno reagon fortë për Selin pas...

‘Ajo nuk do të bjerë poshtë,’ Onno reagon fortë për Selin pas daljes së Gimbos

Mbrëmja e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP” ka qenë e ngarkuar me emocione të forta, veçanërisht për Selin.

Pas daljes së Gimbos nga shtëpia, ajo është shfaqur mjaft e mërzitur dhe e prekur nga kjo ndarje. Por, në këto momente të vështira emocionale brenda lojës, për të ka ardhur një mbështetje e jashtëzakonshme nga jashtë.

Vëllai i saj, DJ Onno, ka reaguar menjëherë përmes një postimi shumë prekës në llogarinë e tij në Instagram, duke i dedikuar fjalë zemre dhe duke i dhënë forcë të vazhdojë përpara. Ai e ka cilësuar Selin si të vetmen mbretëreshë dhe si fituesen e vërtetë të këtij formati.

“Ka vetëm një mbretëreshë! E vetmja që meriton fitoren, mundohuni sa të doni, por ajo kurrë nuk do të bjerë poshtë,” ka shkruar DJ Onno, duke theksuar se forca e motrës së tij nuk vjen nga zhurma, por nga qetësia dhe qëndrueshmëria që ka treguar çdo ditë.

Duke thumbuar dinamikat dhe lojtarët e tjerë brenda shtëpisë, ai shtoi se në një vend ku shumë humbasin veten për lojë, Selin ka zgjedhur të mbetet vetvetja dhe nuk ka nevojë të ulë të tjerët për të shkëlqyer. “Ajo përfaqëson dinjitet, guxim dhe një zemër që nuk thyhet lehtë. Njerëzit harrojnë fjalët, por kurrë nuk harrojnë karakterin,” shprehet ai.

Dedikimi i tij mbyllet me një deklaratë të fortë dashurie vëllazërore që ka prekur ndjekësit: “Selin nuk është thjesht një konkurrente… ajo është arsyeja pse kjo lojë ka kuptim. Të dua dhe do të të dua gjithë jetën.”

Ky reagim i ngrohtë tregon mbështetjen e madhe dhe të pakushtëzuar që Selin ka nga familja e saj, teksa vazhdon rrugëtimin e vetme brenda shtëpisë më të famshme.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments