Monday, February 23, 2026
HomeALBAi në Shqipëri, ajo në Gjermani – Pse Miri nuk zgjodhi një...

Ai në Shqipëri, ajo në Gjermani – Pse Miri nuk zgjodhi një vajzë shqiptare?

Ai jeton në Shqipëri, ndërsa partnerja dhe vajza e tij jetojnë në Gjermani. Miri ka treguar se nuk zgjodhi një vajzë shqiptare si partnere, sepse kërkonte diçka më komplekse sesa një arsye të thjeshtë apo një faktor të vetëm.

“Nuk mund ta shpjegoj me një fjalë të vetme. Më tërhoqi afrimiteti, mirëkuptimi dhe fakti që më është dhënë hapësira për të bërë atë që dua”, është shprehur ai.

Miri thekson se marrëdhënia e tyre funksionon edhe për shkak të mirëkuptimit për distancën, pasi ai jeton në Shqipëri, ndërsa familja e tij në Gjermani. Sipas tij, kjo formë organizimi i ka pëlqyer, sepse i lejon të ruajë lirinë krijuese dhe profesionin e tij.

Ai shton se në përvojën e tij, gratë në Gjermani vlerësojnë më shumë një partner që angazhohet me art dhe pasionin e tij, duke e parë këtë si një cilësi të rëndësishme në marrëdhënie.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments