Thursday, January 15, 2026
HomeALBAeroplani i Apokalipsit” shfaqet papritur në Los Angeles – qytetarët në panik,...

Aeroplani i Apokalipsit” shfaqet papritur në Los Angeles – qytetarët në panik, institucionet heshtin

Një nga avionët më misteriozë dhe më të fshehtë në botë, i njohur si “Aeroplani i Apokalipsit”, është parë papritur në qiellin e Los Angeles, duke ndezur alarm, kureshtje dhe teori konspirative në rrjetet sociale.

Bëhet fjalë për një Boeing shumë special, të ndërtuar që në vitet 1970, i cili shërben si qendër komande fluturuese për Presidentin e Shteteve të Bashkuara dhe drejtuesit më të lartë të ushtrisë amerikane në rast të një sulmi bërthamor, lufte të madhe apo katastrofe globale. Avioni është projektuar për të mbijetuar valëve elektromagnetike, shpërthimeve atomike dhe për të koordinuar operacione ushtarake në kushte ekstreme.

Ajo që e bën situatën edhe më misterioze është fakti se, për arsye ende të paqarta, avioni është ulur në një aeroport civil në Los Angeles, diçka shumë e rrallë për misionet e tij ultra-sekrete.

Autoritetet amerikane nuk kanë dhënë asnjë sqarim zyrtar, duke e lënë publikun në pasiguri totale. Sipas disa burimeve jozyrtare, fluturimi mund të lidhet me mirëmbajtje teknike ose stërvitje të posaçme, por heshtja zyrtare vetëm sa ka shtuar dyshimet se diçka më e madhe mund të jetë në horizont.

Pamjet e avionit po qarkullojnë me shpejtësi në rrjet, ndërsa qytetarët dhe ekspertët pyesin të shqetësuar: Çfarë po ndodh në të vërtetë?

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments