Thursday, January 15, 2026
HomeALBAcari “pushton” Shqipërinë/ Reshje në të gjithë vendin, ja zonat ku do...

Acari “pushton” Shqipërinë/ Reshje në të gjithë vendin, ja zonat ku do të bjerë dëborë…

Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshm.

Moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit që në orët e para të 24-orëshit.

Në zonën e veriperëndimit dhe jugperëndimit reshjet parashikohen me intensitet hera-herës deri të lartë. Gjatë ditës reshjet e shiut priten të jenë prezente me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit dhe në mënyrë të izoluar shtrëngata afatshkurtra shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Në zonën e Alpeve reshje bore në formën e stuhive të dëborës, në veri-verilindje në lartësitë mbi 100 metër dhe jug-juglindje në lartësinë mbi 200-300 metër reshje dëbore me intensitet deri mesatar. Në pjesën tjetër të vendit në orët e pasdites reshje bore me intensitet të ulët (flokë bore).

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments