Tuesday, April 7, 2026
HomeALBA po e bllokojnë vendet e BE Shqipërinë për shkak të Ballukut?...

A po e bllokojnë vendet e BE Shqipërinë për shkak të Ballukut? Përgjigjja e Hoxhës do t’ju habisë

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, deklaroi se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian nuk është bllokuar nga asnjë vend dhe po vazhdon normalisht.

Ai theksoi se ky është një proces kompleks dhe kërkues, ku vendet anëtare kanë të drejtë të bëjnë pyetje dhe të kërkojnë sqarime shtesë, por pa e penguar ecurinë e Shqipërisë drejt BE-së.

Sipas Hoxhës, Shqipëria është vendi i parë që po negocion sipas metodologjisë së re, duke përmbushur deri tani 92 kushte të rëndësishme. Komisioni Europian, sipas tij, i ka vlerësuar këto arritje dhe ka shprehur besim se vendi është në një rrugë të qëndrueshme dhe të pakthyeshme drejt integrimit.

“Procesi nuk është as i bllokuar dhe as i ngadalësuar. Është një proces dinamik dhe shumë kërkues. Vendet anëtare bëjnë pyetje, madje shpeshherë edhe më shumë se sa pritet, por kjo është pjesë e natyrës së negociatave,” u shpreh ministri.

Ai shtoi se rruga drejt BE-së nuk është e lehtë, por Shqipëria po përparon drejt fazës tjetër të negociatave, që lidhet me hapjen e kapitujve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments