Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Keijsi, ka qenë sot i ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, ku ka reaguar për herë të parë pas largimit me zarf të zi nga shtëpia më e famshme e Shqipërisë. Ai u përjashtua nga edicioni për shkak të shkeljes së rregullave dhe përdorimit të gjuhës denigruese ndaj Kristit.
Gjatë intervistës, Keijsi foli edhe për marrëdhëniet me dy banoret e tjera të BBV 5, Stelina dhe Ina. Për Stelinën ai u shpreh se lidhja mes tyre ka përfunduar përfundimisht, ndërsa për Inën tha se do të vazhdojë njohjen jashtë shtëpisë.
“Pasi hyri Ina, me Stelinën patëm një krisje të madhe për pritjen që i bëra”, tha ai.
Keijsi komentoi edhe lojën brenda shtëpisë, duke theksuar se Ina u godit moralisht. “Puthja me Inën ndodhi vetëm një herë, në videon që u transmetua. Ina nuk dinte gjë për këtë video. Në aspektin moral, e goditën shumë, sikur ajo të ishte e pavlerë”, shtoi ish-banori.
Sa i përket marrëdhënies me Stelinën, Keijsi tha: “Me Stelinën jam shkëputur për arsye të pasigurisë. E kam mbyllur përfundimisht. Stelina erdhi me tendencë, filloi nga dëshira dhe përfundoi po me tendencë.”
