Lidhja e mundshme mes Gjesti dhe Eglit po kthehet gjithnjë e më shumë në një temë të nxehtë diskutimi, por një detaj i vogël në pamje dhe shumë i madh në domethënie ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve.
Në një nga fotot më të fundit, Gjesti është shfaqur me një varëse të veçantë në qafë – një aksesor me disa rruaza, ku ajo që bie më shumë në sy është një shkronjë: “E”. Fansat nuk kanë humbur kohë për ta lidhur këtë detaj me Eglin, duke e parë si një shenjë të qartë që ndjenjat mes tyre nuk janë fikur pas BBV, por ndoshta janë thelluar edhe më shumë.
Ky “aksesori i pafajshëm” është komentuar si një gjest i heshtur, por kuptimplotë, që i jep më shumë peshë thashethemeve për një romancë të vazhduar larg syve të publikut.
A është kjo mënyra e Gjestit për të shprehur ndjenjat pa thënë asnjë fjalë? Apo thjesht një koincidencë që po interpretohet më shumë seç duhet?
Për momentin, mbetet të presim ndonjë reagim – ose ndonjë tjetër detaj që flet më shumë se fjalët…
