Jo të gjithë e dinë që Mimoza Ahmeti ka qenë opinioniste në edicionet e mëparshme të “Big Brother Albania”, ku spikati për stilin e saj të veçantë dhe komentet shpesh të thella ndaj banorëve.
Megjithatë, rrugëtimi i saj në këtë rol nuk ka zgjatur shumë. Sipas asaj që shkruhet dhe qarkullon në rrjet, ajo është larguar pas disa puntatave. Një nga arsyet që përmendet lidhet me disa fotomontazhe të realizuara nga Olti Curri, të cilat ndezën debat online dhe krijuan polemika.
Nga ana tjetër, vetë Mimoza Ahmeti ka lënë të kuptohet se një tjetër faktor ka qenë edhe pagesa. Ajo është shprehur se paga e saj ka qenë më e ulët krahasuar me opinionistët e viteve të tjera, çka mund të ketë ndikuar në vendimin për t’u tërhequr.
Ky rikujtim ka habitur shumë ndjekës në rrjet, duke rikthyer në vëmendje një periudhë më pak të përfolur të historisë së saj në televizion.
