Friday, January 16, 2026
HomeALBRama kërkon ndryshimin DRASTIK në Kushtetuese, për herë të parë të ulet…

Rama kërkon ndryshimin DRASTIK në Kushtetuese, për herë të parë të ulet…

Kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, ka shprehur sërish propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Parlament.

Rama tha se do të ngrihet një grup punë, ku do të diskutohet edhe njëherë propozimin e tij për uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100.

Duhet të mendohet edhe ngritja e një grupi nismëtar për ndryshimet kushtetuese. Kemi shtruar nevojën që Kuvendi i Shqipërisë të zvogëlohet në numër, kemi kuvend me 140 vetë, fare mirë mund të kemi kuvend me 100 vetë”, deklaroi Rama.

Kryeministri ka deklaruar mazhoranca brenda këtij mandati të miratojë një reformë të re kushtetuese.

Ka dhe aspekte të thera që duhen zgjedhur nga njerëzit që dinë se çfarë shohin, lexojnë, thonë, kur vjen fjala te kushtetuta e Shqipërisë duhet ngritur një grup që pastaj të hapë një proces, është shumë më tepër se një reformë zgjedhore, kërkon shumë më tepër hapësirë angazhim, burime. Ambicia do jetë duhet të jetë që në fund të mandatit të kalojmë edhe një reformë kushtetuese”, tha Rama.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments