Kelly komenton takimin mes Eglit dhe Olsit në BBV4: “Ishte një moment i sikletshëm. Ja çfarë i tha Olsi pas takimit me Eglin

by orgest · April 11, 2025

I ftuar në emisionin “Shqipëri Live”, këngëtari Kelly, ish-banor i “Big Brother VIP 4”, komentoi disa nga momentet më të përfolura të ndodhura së fundmi brenda shtëpisë së famshme, duke u ndalur veçanërisht te takimi mes Eglit dhe ish-partnerit të saj, Olsi Bylyku.

I pyetur nga moderatorja për përshtypjet e tij mbi këtë moment, Kelly u shpreh:

“Olsin e kam mik të ngushtë dhe Eglin e kam njohur pikërisht prej tij. Takimi i tyre ishte shumë miqësor dhe i ngrohtë, me një mesazh të bukur për t’u marrë nga çdo ndarje – të ruash mirënjohjen dhe kujtimet e mira. Ishin të dy pak në siklet në fillim, por më pas gjithçka rridhte natyrshëm.”

Kur u pyet nëse e kishte pritur një moment të tillë, Kelly tha se ishte i surprizuar:

“Sinqerisht, jo. Nuk e prisja, por ishte një nga momentet më të bukura në shtëpi.”

Ai shtoi gjithashtu se Olsi është ndihmuar nga partnerja e tij aktuale për të marrë këtë hap:

“E deklaroi vetë që një nga nxitëset për këtë takim ka qenë partnerja e tij.”

Kelly tha se është takuar me Olsin një ditë pas episodit dhe ai i është dukur shumë i qetë dhe i lehtësuar:

“Ndjehej mirë. Ishte sikur kishte nxjerrë nga vetja një peshë dhe kishte dhënë një mesazh pozitiv për mënyrën se si mund të menaxhohet një ndarje – me maturi, respekt dhe përqafim të së kaluarës.”

Në fund, Kelly pranoi se nuk ka ndjekur shumë BBV së fundmi për shkak të angazhimeve në studio dhe jetën personale, por mbetet i interesuar për atë që ndodh në shtëpi:

“Nuk kam shumë kohë, por gjithsesi më dërgojnë vazhdimisht video nga brenda. Janë kudo.”

You may also like