Friday, January 16, 2026
HomeALB“Ne nuk jemi Franca”- Rama në Grupin Parlamentar: Mos bëni më gabimet...

“Ne nuk jemi Franca”- Rama në Grupin Parlamentar: Mos bëni më gabimet me ligjet për integrimin në BE! Na kanë vënë edhe më shumë kushte se Kroacisë

Kryeministri Edi Rama këshilloi vartësit në mbledhjen e Grupit Parlamentar Socialist ditën e sotme që të mos bëjnë gabimet me draftet e ligjeve që janë në proces të negociatave për anëtarësim në BE dhe Integrimin e Shqipërisë, pasi është strategji dhe mënyrë e gabuar që deri tani edhe ai e kishte bërë këtë gabim.

Kreu i mazhorancës tha se për të bërë një ligj si Franca dhe Gjermania duhet të jesh si ato vende dhe Shqipëria nuk është në atë nivel. Ai kërkoi më shumë punë dhe përqendrim për të arritur objektivin 2030, duke nisur nga bërja sa më mirë e ligjeve, sipas kushteve që ka vendosur vetë BE-ja.

Kryeministri nënvizoi se Shqipëria ka më shumë kushte nga të gjitha vendet anëtarë të BE-së që ishin bërë pjesë e Unionit ndër vite.

“Koha ikën shpejt dhe puna është shumë e madhe, nëse kemi vendosur datën e vitit 2030 për anëtarësimin në BE. Pika tjetër është procesi që ka të bëjë me ligjet e anëtarësimit në BE, është e vonuar. Një tjetër gabim që bëjmë me ligjet. Në këtë proces ne nuk e kemi lirinë të fusim duart sipas mendimeve tona. Ne nuk e kemi këtë liri, ta sqarojmë, ne kemi lirinë për të negociuar me BE-në. Ne nuk kemi lirinë që pasi negociojmë, të diskutojmë. Negociatat vijnë në draft që hyjnë në të gjithë mekanizmin e gjerë dhe kompleks të arkitekturës të ligjit evropian, negociohet me Komisionin, i imponohet qeverisë dhe vjen në parlament. Në momentin që vjen në Parlament duhet miratuar dhe jo diskutuar, sepse t’i gjejmë diskutimin një ligji të tillë, duhet të diskutojmë a duam të hyjmë në BE apo kjo”, tha Rama.

Dhe duke kaluar në pikën kryesore të procesit dhe drafteve të ligjeve që bëhen gabim, ai këshilloi dhe shpjegoi se:

“Kam një tjetër problem këtu, se shumë shokë e kolegë këtu bëjnë gabimin që bëja dhe unë dhe që sapo e mësova dhe nuk duhet ta bëjnë. Marrin një draft nga qeveria dhe që është negociuar me vendet dhe i referohen vendeve të tjera të BE-së e thonë shiko se Franca nuk e ka kështu, Gjermania s’e ka kështu, madje as Kroacia s’e ka kështu, e pse ta bëjmë ne? Po e ndaj këtë eksperiencë edhe me ju, sepse unë nuk jam lehtësisht i përthyeshëm, por bëhuni dhe ju”.

Rama sugjeroi për ministrat që të jenë më të përthyeshëm në diskutime dhe përgatitjen e ligjeve dhe përshtatjen e tyre me ato të BE-së. Sepse Shqipëria ka kushte edhe më të rënda nga Kroacia që është anëtarësuar ndër vendet e fundit.

“Ju ftoj të jeni të gjithë të përthyeshëm në këtë pikë. Përgjigja është e thjeshtë, që ta bëni si Franca duhet të jeni Franca, por ne jemi Shqipëria. Jeni ju që e keni kërkuar të jeni pjesë e BE-së dhe jo ne, kushtet janë këto. Nëse doni janë këto, nëse jo mund ta bëni si të doni. Kjo nuk ndodh vetëm me Shqipërinë. I gjithë procesi i anëtarësimin ka sjellë rëndim të kushteve për ata që kanë halle me pak. Ata që kanë qenë nga ish-perandoria Sovjetike e Lindjes e kanë pasur më të lehtë, edhe pse kanë qenë shumë më pak të përgatitur sesa ne sot. Pastaj kanë ardhur ata të tjerët më pas që kanë pasur më shumë kushte se të tjerët dhe kështu me radhë, deri te Kroacia dhe tani jemi ne që kemi kushte që as Kroacia nuk do i merrte dot me mend”, nënvizoi ai.

Kryeministri kërkoi edhe nga deputetët me eksperiencë që të përfshiheshin në grupet e punës për përgatitjen e ligjeve, që të japin eksperiencën dhe ekspertizën e tyre.

“Pika tjetër që dua të trajtoj, që kur e nisëm këtë mandat, duhet të jetë në vëmendjen e grupit, drejtuesit e grupit dhe dy ministret që drejtojnë negociatat, kjo është pjesa që lidhet me fazën përpara mbylljes së negociatave, që ndofta duhet shumë më tepër punë për t’u shpjeguar me grupin dhe për t’u dëgjuar me grupin. Pra duhet informacion i ndërsjelltë, bashkë me deputetët që për shkak të Komisioneve dhe ekspertizës, mund të kontrobuojnë në një proces draftimi, të jenë të informuar dhe të jenë të mirëpritur të kontrobuojnë. Kështu që ky format i sotëm i domosdoshëm për më tutje, me pika specifike dhe pikë të përbashkët për procesin e negociatave, draftet në proces dhe ato që vijnë më pas, do ta zhvillojmë dhe ne”, tha ai.

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments