Thursday, January 15, 2026
HomeALBIlir Vrenozi zbulon mesazhin e vetëm nga PD pas daljes nga BBVIP

Ilir Vrenozi zbulon mesazhin e vetëm nga PD pas daljes nga BBVIP

Ilir Vrenozi, i njohur si një nga simpatizantët më të spikatur të Partisë Demokratike, ka folur sot në emisionin “Breaking”, pas daljes nga shtëpia e “Big Brother VIP”.

Vrenozi ka treguar se pas përfundimit të eksperiencës në reality show, është kontaktuar nga Partia Demokratike. Sipas tij, i vetmi që i ka shkruar ka qenë Ervin Salianji, i cili e ka përgëzuar për pjesëmarrjen.

Ai ka zgjedhur të mos komentojë thirrjet e Sali Berishës për grevë urie, ndërsa ka përjashtuar kategorikisht edhe mundësinë për të qenë pjesë e podcast-it të kryeministrit Edi Rama.

“Nga Partia Demokratike më ka kontaktuar Ervin Salianji dhe më ka thënë ‘Bravo’. Askush tjetër. Nuk e di çfarë po ndodh në politikë dhe nuk mund të flas. Sa i përket podcast-it të Edi Ramës, jo. Nuk dua as ta dëgjoj si fjalë”, u shpreh Vrenozi.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments