Thursday, January 15, 2026
HomeALBRama: Studentët e Tiranës do të jetojnë në Durrës, treni do ta...

Rama: Studentët e Tiranës do të jetojnë në Durrës, treni do ta bëjë gjithçka më të lehtë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se, përveç kampusit universitar në Tiranë, do të ndërtohet edhe një kampus i ri në Durrës, i cili do të shërbejë edhe për strehimin e studentëve që studiojnë në kryeqytet.

Gjatë një takimi me rektorët e universiteteve, kreu i qeverisë u shpreh se ky projekt synon të lehtësojë një nga problemet kryesore me të cilat përballen studentët, atë të qirave të larta në Tiranë. Sipas Ramës, ndërtimi i rezidencave studentore në Durrës do të krijojë alternativa më të përballueshme për akomodimin.

Ai theksoi gjithashtu se lëvizja e studentëve mes dy qyteteve do të jetë më e thjeshtë, pasi pritet që së shpejti të vihet në funksion treni që lidh Tiranën me Durrësin.

“Kemi dy kampuse: kampusin e Tiranës dhe kemi hapur procesin për kampusin e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’. Ekziston potenciali për të krijuar një infrastrukturë të qëndrueshme rezidencash studentore. Me vënien në funksion të trenit, do të jetë e lehtë që studentët e Tiranës të strehohen në Durrës. Do të ndërtojmë një kompleks studentor cilësor për të ndihmuar në zgjidhjen e problemit të madh të qirave të larta”, u shpreh Rama.

Sipas kryeministrit, arsimi i lartë ndodhet në një fazë të re zhvillimi, me më shumë eksperiencë dhe qartësi në funksionimin e universiteteve.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments