Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti do të karakterizohet nga alternime të kthjellimeve me vranësira kalimtare.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat luginore në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes pritet shfaqje e mjegullës.
Era do të fryjë kryesisht nga verilindja në juglindje, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s.
Valëzimi në det do të jetë i ulët, i forcës 1–2 ballë.
