Thursday, January 15, 2026
HomeALBPas Fevziut/ Rama sherr edhe me gazetaren Klodiana Lala: Injorancë…

Pas Fevziut/ Rama sherr edhe me gazetaren Klodiana Lala: Injorancë…

Kryeministri Edi Rama ka bërë një kundër-reagim, për gazetaren Klodiana Lala duke thënë se është e papranueshme sesi një zëdhënëse e opinionit publik përdor një gjuhë të tillë dhe me “injorancë të ububushme”.

Ndryshe nga replikat në distancë me Blendi Fevziun, me gazetaren Klodiana Lala, kreu i qeverisë ka zgjedhur që të mos e publikojë emrin por vetëm atë që ajo ka shkruar për Ramën.

Reagimi i saj është në lidhje me një postim të Ramës të datës 7 Janar, ku ai thotë se mbeturinat dhe plastika e hedhur nëpër lumenj, bllokoi kanalet dhe pusetat, duke shkaktuar përmbytje. Sipas gazetares, shkak nuk është plastika por paratë e vjedhura për Inceneratorin e Tiranës.

Komentatori-torja është gazetar-tare të cili-cilës ia hoqa emrin se nuk më intereson asfare polemika personale, po fakti skandaloz që një zëdhënës-nëse e opinionit publik, me një injorancë të ububushme (nuk flas për etikën apo për shqipshkrimin se pastaj i bie të rritet shumë kërkesa) u thotë qytetarëve se inceneratori i Tiranës e ka fajin për shishet e qeset plastike që hidhen rrugëve të Shqipërisë, e që me erën e pastaj me ujrat e lumenjve bëhen kapica të jashtëzakonshme e zbresin e bllokojnë rregullisht grykërrjedhjet e kanaleve kullues apo ndotin plazhet e detet…”, shkruan Edi Rama

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments