Thursday, January 15, 2026
HomeALBLAJM I MIRË në mes të Janarit/ Ulet çmimi i naftës në...

LAJM I MIRË në mes të Janarit/ Ulet çmimi i naftës në bursa, në Shqipëri…

Lajme të mira vijnë nga bursa ndërkombëtare pasi ka rënë ndieshëm çmimi i natës në mes Janarit.

Por pavarësisht ketij fakti, Shqipëria është vendi i parë në Rajon, i pesti në Europë dhe i shtati në botë për çmimin më të lartë të naftës.

Në bursë, çmimi i naftës së papërpunuar ka rënë në 689 dollarë për ton, nga 750 që ishte një muaj më parë. Po ashtu, dollari vijon të zhvlerësohet dhe për rrjedhojë çmimet e karburanteve rrjedhimisht do duhej të ishin më të lira.

Në pikat e karburanteve një litër naftë kushton mesatarisht 170 lekë, me kursin aktual të këmbimit 2.09 dollarë.

Në Ballkanin Perëndimor, në vendin e dytë renditet Serbia me një litër naftë që shitet për rreth 1.92 dollarë në pikat e karburanteve. Krahasuar me Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut apo Kosovën, lënda djegëse në Shqipëri kushton gati 2-fish më shumë.

Në Evropë, çmim më të shtrenjtë të naftës e ka Zvicra, Lihtenshtejni, Danimarka dhe Islanda. Shqipëria, e renditur e pesta ndërkohë le pas shtete si Irlanda apo Monako e njerëzve më të pasur të botës. Në botë është Hong-Kongu shteti me çmimin më të lartë për një litër naftë, mbi 3.56 dollarë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments