Një video e shkurtër, por shumë e komentuar, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte shfaqen në një moment të pazakontë gjatë një vizite zyrtare në Vietnam, ka ndezur rrjetin me spekulime për një konflikt në çift. Por vetë Macron ka vendosur të sqarojë gjithçka.
Pamjet tregojnë çastin kur çifti presidencial zbriste nga avioni. Brigitte, në një moment që shumë e interpretuan si tension, shihet duke e prekur në fytyrë Macron-in, në një mënyrë që disa përdorues e cilësuan si shuplakë.
Ndërkohë në një deklaratë për shtyp, Macron hodhi poshtë çdo aludim për krizë martesore apo konflikt:
“Video të pakuptimta. Thjesht po bëja shaka me gruan time, siç bëjmë shpesh. Për mua, kanë kaluar tre javë të ngarkuara nga Kievi në Tiranë e deri në Hanoi. Ka njerëz që mendojnë se kam ndarë një qese kokaine, se kam pasur një përballje me presidentin turk apo se po zihem me gruan time. Asnjë nga këto nuk është e vërtetë, edhe pse tre videot janë të vërteta.”
Ai theksoi se jemi në një epokë ku çdo gjest kapet nga kamera dhe keqinterpretohet në rrjet, duke bërë thirrje për kthim te burimet e besueshme të informacionit.
Leave a Reply