Banka Kombëtare Tregtare (BKT) ka dalë me një reagim zyrtar pas identifikimit të një rasti të izoluar mashtrimi përmes klonimit të kartave në ATM. Sipas bankës, vetëm një numër shumë i vogël kartash është prekur dhe ato janë bllokuar menjëherë.
Të gjithë klientët e prekur janë kontaktuar dhe do të marrin rimbursim të plotë, duke garantuar se paratë e tyre janë të sigurta. BKT siguron gjithashtu se po investon vazhdimisht në sisteme të avancuara për të parandaluar çdo incident të ngjashëm në të ardhmen.
